Visualizzazione post con etichetta Box12. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Box12. Mostra tutti i post

Mediat nderkombetare: Rona si Aretha Franklin

Nata e parë e festivalit të muzikës mbarë-europiane, Eurovision është ndjekur nga miliona shikues dhe performancat e këngëtarëve pjesëmarrës kanë kaluar në lupën e profesionistëve të muzikës, jo vetëm të vendeve pjesëmarrëse.

Vendi ynë përfaqësohet denjësisht nga Rona Nishliu,

Beatrix, me mamane e saj per klip te ri

Artistët të rinj dhe me vite në skenën muzikore shqiptare i janë futur punës për klipe të reja, të cilat do të konkurrojnë në verën e nxehtë që po vjen. Edhe këngëtarja simpatike, Beatrix Ramosaj ka qenë këto ditë në Prishtinë e shoqëruar me mamanë e saj për të xhiruar videon e saj të re.

Do të jetë videoja e saj e dytë, ndërsa xhirimet sapo kanë përfunduar nga

Kujdes me gjuhën Ronela!

Prezenca në ambiente publike duhet t’i bëjë personazhet të jenë më syçelë se kurrë. Përsos preokupimit për veshjen, stilin dhe paraqitjen që duhet të kenë, mjaft e rëndësishme është sjellja e tyre. Sepse një detaj, një gjest i vogël, ndonjëherë rëndon shumë. Si në këtë rast, kur këngëtarja Ronela Hajati, krejt e

Adelajda Xhamani, zysha qe u be gazetare

Besonte se Big brother do t’i ndryshonte jeten dhe ne te vertete ashtu ndodhi. Nga mesuese ne nje fshat te vogel te Kavajes Adela sot punon ne nje nga redaksite me prestigjioze te shtypit te shkruar ne Tirane.
Dhe jo pak por gazetare e redaktore. Elokuenca e saj spikati qysh gjate BB2 ku ajo mori pjese por aftesine ne te shkruar e kishte pasion dhe e deshmoi

Rovena Domi nje miss qe te djeg

Ajo ende e ka titullin e një misi, e cila pak kohë më parë ka përfaqësuar Shqipërinë në ‘Miss Queen of the World’, por bukuroshja vazhdon të befasojë.
Është kjo Rovena Domi, e cila këto ditë fotot e saj të realizuara nga mjeshtri Renuar Locaj, afër detit të bukur shqiptar, po bën xhiron e botës shqiptare në

Neda e “BB4” rrezikon diplomimin, s’ka paguar lekët e shkollës

Neda Karafili ish konkurrente e reality show-t “Big Brother” u prezantua me publikun shqiptar edhe si filozofja e shtëpisë së famshme. Kjo sepse vajza e kishte pasion filozofinë dhe studionte në këtë degë. Neda akoma nuk i ka përfunduar studimet. Ajo është në vitin e tretë në ‘Fakultetin e Shkencave Sociale’, më saktë në pritje të diplomimit. Mirëpo edhe Neda pavarësisht se është personazh i pëlqyer në publik, në shkollë është e barabartë me të gjithë studentët e tjerë.Për këtë arsye emri i saj bën pjesë në fletëthirrjen që u drejtohet studentëve për të bërë pagesën vjetore të shkollës. Nuk e dimë nëse kjo ka të bëjë thjeshtë me një neglizhencë nga ana e Nedës apo vajza ka probleme ekonomike… Ngjitur me listën e studentëve që s’kanë paguar shkollën, ishte edhe njoftimi që sqaronte se për studentët e vitit të tretë, siç Neda është, moskryerja e pagesës mund të rrezikojë diplomimin. Sidoqoftë pas këtij lajmi të publikuar në “Bluetooth” edhe nëse Neda ka harruar të paguajë lekët e shkollës, jemi të bindur që do t’i kujtohet dhe do e ndreqë menjëherë ‘gabimin’…
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)

Kodi i Elvana Gjates

Ja pse iu riktheva "dashurise" se vjeter

Cfare kodi ka Elvana Gjata, qe ia del gjithmone te terheqe vemendje?! Nuk po ju pyesim per kodin ne konkursin e vallezimit te yjeve, jo. Ate e dime qe eshte 13. Kodi per te cilin e kemi fjalen kete here, eshte nje tjeter. Duam te mesojme se si ia del ajo, qe te jete ‘in’ ne cdo gje qe ben? A mjafton vetem dashuria per artin? Duket se jo. Qe te arrihet suksesi, dashurise i duhet shtuar edhe perkushtimi maksimal. Ky eshte kodi per te cilin po flisnim, te cilin Elvana vendosi ta ndaje me ne ne kete rrefim te sinqerte.

Cfare na ka treguar tjeter ajo?! Gjithcka, qe nga rikthimi ne ‘dashurine’ e vjeter, kercimin, tek “Balkanika Music Awards”, projektet ne kenge dhe klipi i ri…”Gjaku im”, i cili pasi u perfol gjithe keto muaj, vetem sot do arrije te shohe driten e publikimit. Ah dhe si qershia mbi torte, fotot ekskluzive nga klipi, si dhe nje set fantastik me Elvanen…

Elvana, Elvana, Elvana, gjithandej Elvana. Si ia del qe t’i besh te gjitha, dhe t’i besh mire per me teper?
Ia dal, sepse e dua vertet kete qe bej dhe perkushtohem maksimalisht.

Angazhimi ne “Dancing with the stars”, cfare eshte per ty?
Eshte nje pasion i madh i imi, shume i hershem, qe vjen dhe shfaqet ne kohen e duhur ne menyre profesionale.

Si ndodhi qe u bere pjese e kesaj gare?
Thjesht ndjeva qe isha ne momentin me te pershtatshem artistik (dhe fizik) per t’u bere pjese e kesaj gare, ndonese personalisht nuk e shoh si te tille. Me shume se sa nje gare, per mua “Dancing” eshte nje mundesi shume e mire per te treguar nje aftesi tjeter timen, qe e bej me shume dashuri.

Cilat jane raportet e tua me kercimin?

Kam kercyer qe e vogel. Isha vetem 11 vjec kur shkoja ne Pallatin e Pionereve per te ndjekur kurse te kercimit. Megjithese e doja shume vallezimin, harku kohor ne te cilin iu perkushtova ishte pak i shkurter, vetem 2 vjet. E braktisa me vone, duke kaluar ne kenge, sepse ne ate kohe u zhvillua Festivali i Zerave te Rinj.

Cili eshte kercimi me i veshtire per ty?
Nje gje e veshtire, eshte nje gje e thjeshte, me te cilen nuk je ambientuar me pare…keshtu nisnin te gjitha kercimet, por me pune, impenjim maksimal dhe deshire, behen shume te thjeshta.

Sa kile ke rene deri tani?

Kam rene disa kile, keto pasi kam bere edhe shume palester. Besoj se ishin te nevojshme per te pasur nje forme trupore perfekte si nje performuese.

Ndihesh e privilegjuar qe partneri yt ne kete gare eshte Gerdi Vaso, njeheresh edhe koreograf?
Absolutisht po. Madje fakti qe Gerdi eshte partneri me perfekt qe mund te kisha, ma shton edhe me shume pergjegjesine. E njejta gje vlen dhe per Enada Hoxhen, gjithashtu koreografe e show-t. Jam shume e lumtur qe punoj me dy profesioniste te vertet.

Synimi yt, cili eshte?

Te tregoj nje tjeter aftesi timen, me deshiren per te lene gjurme ne ate c’ka bej, ashtu si ne muzike, duke e shijuar vete dhe duke kenaqur publikun.

Zakonisht kur futesh ne nje gare, do domsdoshmerisht te fitosh, apo edhe ti e perqafon moton: ‘rendesi ka pjesemarrja’?

Dua domosdoshmerisht te jap me te miren nga vetja, me shume dashuri, nese kjo perqafohet dhe mbeshtetet nga publiku, besoj qe feedback-u do te jete maksimal.

Sa ore ne dite ushtrohesh?

Te gjithe konkurrentet kane orar te parapecaktuar. 2-3 ore ne dite.

Marredheniet me konkurrentet e tjere si i ke?

Shume te mira. Me vjen mire qe shikoj dashamiresi mes nesh, sepse keshtu eshte krijuar nje ambient shume i ngrohte.

Ke shikon si rivalin me te forte?
Gerd Vason (qesh).

Si te duket gjykimi i jurise?
Gjykimi i jurise me duket here i drejte, here i paqarte. Gjithsesi per mua ne fund te nje kompeticioni ai qe mbetet eshte gjykimi i publikut.

Ke qene dakord me eleminimet e deritanishme?
Eshte normale qe juria te veproje si katalizator, prandaj per fat te mire, ose te keq nuk gjykohet vetem kercimi, por gjykohet muzika, veshjet dhe format e trupit, sepse te gjitha keto kane lidhje me levizjet dhe kercimin, prandaj jam munduar qe t’i prefeksionoj te gjitha sugjerimet qe behen nga juria.

Profesor Fredin e ke pasur edhe ne jurine e “Etheve”, talent show-n ne te cilin ti u zbulove. Si ndihesh tani qe e ke serish perballe, megjithese kete here ne nje gare kercimi?
Me jep nje ndjesi nostalgjie, emocionohem dhe pse njekohesisht ndjej qe nuk jam me nje etheiste vogel (buzeqesh).

Cili eshte vendi qe do te zere tani ne performancat e tua kercimi, sepse aktualisht ti nuk je ne grupin e kengetareve qe levizin shume ne skene…
Padyshim qe besoj se kercimi do te jete gjithmone e me shume i pranishem ne performacat e mia ne muzike.

Keto kohe ke hequr dore nga koncertet. A eshte e veshtire te refuzosh ftesat, pasi ato vijne shpesh here edhe si pasoje e kerkesave qe ka publiku?

Duke pasur nje aktivitet goxha intensiv gjate viteve te fundit, mendoj se nje pauze nga koncertet ishte mese e nevojshme. Gjithsesi une jam duke punuar paralel per 2 singell te rinj dhe do te rikthehem serish pas perfundimit te “DWTS” me koncerte brenda dhe jashte vendit.

“Balkanika Music Awards”. Cfare te thone keto tri fjale?
Nje nga pikat kulmore te karrieres time. Nje shperblim i punes se madhe qe eshte bere. Nje motiv shume i forte per te punuar dhe me shume.

Ke marre nje informacion, pasi votimet kane perfunduar tashme.Kush do ta perfaqesoje Shqiperine kete vit?
Ende jo, por nominimi per mua ishte shume inspirues per projekte edhe me te medha.

Je nominuar gjithashtu per cmimin klipi me i mire i Ballkanit me videon “Afer dhe larg”. Nderkohe qe nje tjeter video e jotja qe pritet prej disa muajsh te shfaqet, me ne fund sot do te publikohet. Pse u vonua kaq shume premiera e videos se kenges “Gjaku im”?
Eshte vonuar, sepse eshte punuar ne detajet me te imta qe te jete nje video e permasave europiane.

Sa ka qene kostoja e kesaj videoje, eshte e vertete qe do te jete videoja me e shtrenjte shqiptare?
Di te them qe eshte investuar me shume se per videoklipin “Afer dhe Larg”.

Sot (28.04.12) publikohet klipi “Gjaku im”. C’mund te na thuash me shume per te?
Po, sot publikohet “Gjaku im” dhe jam realisht shume entuziaste per kete gje. Kenga eshte pjese e albumit “Afer dhe larg”, i cili doli ne treg veren e kaluar nga “Supersonic”. Video mund te them me siguri, qe eshte nje nga projektet me te medha te “THREEDOTS”. Kemi bashkepunuar serish me produksionin “Provideo” dhe Besmir Limanin. Teksti i kenges eshte shkruar nga Dalina Buzi dhe ben thirrje per te gjithe shqiptaret, per nje reflektim dhe solidaritet. Kaq pak jemi dhe kaq shume vuajme. Le te jemi me te mire ndaj njeri-tjetrit dhe te japim me te miren tone per kete vend, sepse jemi nje komb, nje gjuhe, mbi te gjitha kemi nje gjak.

Si kane shkuar shitjet e albumit?
Mjaft mire, madje dhe ne iTunes eshte albumi me i shitur shqiptar.

C’mendim ke per diskografine ne Shqiperi?
Eshte ne krize te thelle, sidomos tani qe shitjet online po ndikojne cdo dite dhe me shume. /eraldo rexho/bluetooth/

Mami Soni pozon seksi si modelja Martini

Ishte ndoshta e para me poza shumë seksi, për arsye se ajo është modele, dhe për arsye se Angela Martini ka tashmë dhe një biznes me linjën e saj të bikineve.

Por, tashmë këngëtarja e radhës është mami Soni Malaj, e cila pozon shumë seksi, si bukuroshja Martini, ku tregon linjat e saj në formë, megjithëse ka pak muaj që është bërë nënë.

Ka pak javë që këngëtarja, siç kemi thënë ka rinisur punën nëpër koncerte në diasporë kudo ku ka shqiptarë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

Eni Koçi, pas bashkëpunimeve me Noizin i kërkon shoqëri armikut të tij, Stresit

Është publikuar mesazhi privat dhe biseda që ka realizuar me këngëtaren e re Eni Koçi, dhe e ka shpërndarë te të gjithë miqtë e tij në facebook. Rep-këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi) i cili njihet si rival i përbetuar i reperit tjetër, Rigels Rajku (Noizy), si në tallje ka publikuar bisedën private që e ka realizuar me këngëtaren e re Eni Koçi, që njihet njëherazi edhe si mike e ngushtë e Noizit pas disa bashkëpunimeve me të. Këtë publikim Stresi e ka bërë me siguri që të tallet me shoqërinë dhe të tregojë se Eni ka vendosur t’i kërkojë miqësi atij, duke e ditur që raporti mes tij dhe Noizit nuk është përmirësuar aspak. E derisa Eni vazhdon publikimin e këngëve të reja qofshin ato edhe bashkëpunime, Stresi po shijon suksesin e tij me këngën e fundit të prezantuar në ‘’TopFest’’, duetin me Xheraldina Berishën.

Panorama

Valton Krasniqi flirton me bukuroshen Asani?

Vetëm pak ditë më parë këngëtari Valton Krasniqi kishte deklaruar se femrat nuk janë të rëndësishme në jetën e tij, por kjo foto tregon të kundërtën.

Në këtë foto Valtoni shihet shumë afër me topmodelen shqiptare e cila jeton në Amerikë, Nora Asani. Ka qenë një rastësi apo diçka më shumë, ndonjë flirt mes këngëtarit të njohur dhe bukuroshes Asani? Hetimet tona vazhdojnë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

Odeta Dishnica dhe Ervis Nallbani: Si na bashkoi baleti

Odeta Dishnica dhe Ervis Nallbani: Si na bashkoi baleti


Që në fillim baleti ka qenë dashuria e tyre e përbashkët. Vazhdon të jetë sigurisht duke i lidhur përjetësisht, pasi zbuluan se pas tij fshiheshin shumë elementë të tjerë të përbashkët që do i mbanin më fort së bashku. Odeta Dishnica dhe Ervis Nallbani janë çifti balerin, jo vetëm në skenën e baletit, por në jetën e përditshme. Janë shfaqur me performancat e tyre në Teatrin e Operës dhe Baletit, në spektakle të ndryshme televizive si dhe në “Dancing with the stars”, të cilët do i shohim sërish. Aty kanë gjetur gjuhën që i bashkon përjetësisht, në këtë dialog të përditshëm që ata bëjnë për të zhvilluar pasionin e tyre, aty ndodh dhe të debatojnë, ka zënka të vogla, diskutime, mendime për të arritur në një konkluzion. Në jetën e tyre është shtuar dhe një pjesëtar i tretë në familje. Është djali i vogël, Matiasi i cili ka kërkuar më tepër vëmendje, si për të thënë se “nuk është” baleti gjithçka. Në këtë rrugëtim të përbashkët ata i kanë besuar njëri tjetrit më tepër se dashuri, duke u ndjerë të lumtur në familjen e tyre të vogël, të sapokrijuar.


E kishit menduar kur ishit nxënës në Shkollën e Baletit që do martoheshit me një të profesionit tuaj?

Odeta: Jo. Por jo se e përjashtoja mundësinë që të ishte balerin.

Ervisi: Kurrë nuk e kisha menduar. Ngaqë e dija mirë që ishte një profesion i lodhshëm nuk do doja që personi i jetës sime të ishte balerin. Orë të zgjatura pune, shfaqje që mund të jenë çdo mbrëmje dhe nuk e mendoja se ishte personi i duhur për të mbajtur një familje.

Ju kur jeni njohur?

Ervisi: Jemi njohur qysh në shkollë të mesme. Kur Odeta erdhi në vit të parë në shkollën e baletit unë isha në vitin e katërt. Por ka qenë një njohje nga larg. Mua më tërhiqte vëmendjen jo vetëm nga ana e jashtme por edhe si tip. Ishte shumë e rezervuar e të jepte përshtypjen e një vajze shumë serioze. Ne të baletit jemi zakonisht karaktere më shprehëse e nuk ngurrojmë të flasim apo të japim përgjigje. Por në rastin e saj ishte ndryshe.

Nuk ka qenë një dashuri me shikim të parë?

Odeta: Absolutisht jo. Unë Visin edhe pse nuk e njihja nga afër e shikoja si një djalë të çilter e të sinqertë edhe pse ndonjëherë më dukej më i hedhur se sa duhej. Por mendimi për atë ishte ai i një njeriu pozitiv dhe me një shpirt të mirë. Do të duhej që të ishim në akademi të Arteve për t’u bërë miq të afërt. Visi pasi kishte mbaruar shkollën e mesme të baletit, u transferua jashtë për disa kohë. Përveç kësaj punonte edhe në Teatrin e Operës. Për këto arsye ai e filloi me disa vite vonesë Akademinë dhe qëlluam, kur unë shkova në vit të parë për koreografi të ishin në një klasë. Aty u miqësuam dhe rrinim e flisnim shumë bashkë. U krijua një marrëdhënie miqësore shumë e mirë, ku shpesh diskutonim jo vetëm për problemet e shkollës dhe të baletit por edhe më tepër. Ashtu si ndodh midis dy miqve të ngushtë.

Kur e kuptuat që jeni dashuruar?

Ervisi: Kishim kohë që frekuentoheshim dhe kalonim kohë bashkë, në shkollë e në Teatër të Operës. Dilnim edhe shpesh me shoqërinë tonë të përbashkët ku shumica ishin nga baleti. Kështu që koha që frekuentonim bashkë ishte relativisht e madhe.

Odeta: Edhe pse me fjalë nuk kishim thënë asgjë ndihej te të dy që diçka më tepër se miqësia po provonim për njëri tjetrin. Unë nga ana ime kisha filluar të ndieja rëndësinë e tij dhe këtë e kuptoja sidomos kur nuk e kisha pranë. Në këto raste njeriu i gjen justifikime pune apo shkolle tjetrit për t’u takuar më shpesh e per të ndenjur më pranë. Kjo ishte arsyeja që në njëfarë mënyre ne “gënjënim veten” për të qenë sa më shpesh e sa më pranë njëri tjetrit.

Cili prej jush e hodhi “hapin” i pari?

Odeta: Ishte Visi. Ndodhi natën e një fundviti. Ishim mbledhur bashkarisht me miqtë tanë për të festuar Vitin e Ri. Të gjithë miqtë ishin çifte. Të vetmit ishim ne, ende “single”. Kishim kaluar disa orë duke festuar, e natyrisht edhe duke ngrënë e duke abuzuar pak me pijen, një nga rastet e ralla që ne balerinët mund të pimë diçka alkolike, sepse dietat dhe regjimi janë primare në punën tonë. Ndodhi që Visi m’u afrua dhe më puthi. Unë nuk hezitova aspak. Përkundrazi

Është më interesante apo e kundërta që të dy në çift të jenë balerinë?

Ervisi: Mendoj që është gjëja e bukur që mund të ndodhë sepse jo çdokush mund të të kuptojë në profesion. E sidomos kur profesioni yt është baleti është akoma edhe më e vështirë. Oraret e zgjatura të provave në teatër, të ushtruarit e vazhdueshëm për të mbajtur trupin në formë, spektaklet dhe shfaqjet që janë gjithnjë në mbrëmje, janë arsyet kryesore që e bëjnë lidhjen midis dy balerinëve më të arsyeshme se me një profesion tjetër. E imagjinoni sikur unë të isha me profesion financier. Do komunikonim më njëri tjetrin me pusulla të shkruara, sepse vështirë se oraret do të na koincidonin.

Odeta: përvec kësaj një aspekt pozitiv është se ne diskutojmë pothuaj gjithë kohës në lidhje me punën, për një shfaqje, për një koreografi e deri tek detajet e një lëvizjeje baleti, ku japin mendime e kritikojmë njëri tjetrin. Sikur unë të isha dashuruar me një profesionist çfarëdo, përsëri duhej të shkoja tek Visi për të rahur mendimet për të realizuar diçka artistikisht mirë.

Lindja e fëmijës ua ka vështirësuar më shumë punën?

Ervisi: Natyrisht. Kohën e kemi të kronometruar çdo sekondë. Sepse ka shfaqje që duhet të vëmë në skenë, por ka edhe koreografi që duhet të krijojmë për spektakle të tjera. Pas lindjes së djalit duhet të llogarisim çdo gjë, në mënyrë që të gjejmë edhe kohën e nevojshme për të ndenjur me të. Për fat të mirë janë edhe prindërit tanë që kujdesen shumë për djalin. Pa ndihmën e tyre do të ishte shumë më e vështirë sidomos për Odetën, e cila përveç impenjimeve artistike tani ka edhe ato si nënë apo për familjen.

Ervisi është “djalë për shtëpi”?

Odeta: Shumë edhe pse nuk ta jep përshtypjen. Por është ai që më jep një ndihmë të madhe. Kur nuk na përputhen oraret ai qëndron edhe me djalin. Dhe është aq perfekt sa bën mos të ndihet mungesa ime. Alternohemi shumë mirë me njëri tjetrin. Kur unë duhet të merrem me ushqimin e djalit Visi na përgatit darkën. Nuk është se i jepet shumë për të gatuar por e rëndësishme është që përpiqet të bëjë maksimumin.

Cila është eksperienca më e bukur nga pikëpamja profesionale?

Odeta: Veprat e mëdha të njohura botërisht, ku kam interpretuar si soliste e Teatrit të Operas e Baletit si “Kopelia”, “La silfide” etj. Është e vështirë t’i veçosh nga njëra tjetra sepse të gjitha janë të bukura e secila ka tipologjinë e vetë artistike. Por nëse duhet të veçoja një prej tyre është baleti “Bajadera”, sepse profesionalisht është një balet më një teknikë të vështirë dhe kërkon shumë impenjim. Realizimi me sukses i tij ishte me të vërtetë një nga sfidat më të mëdha të karrierës sime artistike deri tani.

Ervisi: Baleti. Eksperienca si solist i parë te Baleti “Carmen” i George Bizet.

Po nga ana emocionale?

Odeta: Kur udhëtuam për në Grand Canarie. Ishte shumë e bukur se isha në muajt e parë të shtatzënisë e ndihesha shumë e lumturuar edhe nga ky fakt, ndaj nuk e harroj këtë.

Si e përcaktoni punën tuaj?

Odeta: Një punë ku talenti vetëm nuk mjafton por kërkon edhe shumë impenjim dhe një punë të vazhdueshme të pandërprerë. Në çdo profesion tjetër mund të kesh luksin që të shkëputesh për një periudhë të caktuar e pastaj të kthehesh sërish. Në balet kjo nuk ndodh.

Ervisi: Edhe pse e lodhshme është shumë e bukur. Baleti është një art nga më elegantët dhe kërkon shije e ndjesi të veçanta. Është për një publik sqimëtar, me shije të hollë, e vetmja formë arti ku gërshetohen më së miri muzika, lëvizja, sporti, ekspresioni e format trupore. Nga sporti i zakonshëm i mungon vetëm elementi i garës dhe është e vështirë të përcaktosh fijen dalluese midis një sporti artistik apo arti sportiv.

Sa i rëndësishëm është vullneti?

Odeta: Është jo i rëndësishëm por i domosdoshëm. Kemi njohur njerëz shumë të talentuar por që u ka munguar vullneti për t’u ushtruar e për të punuar.

Ervisi: Baleti nuk është si kënga. Që mund të këndosh edhe pa shumë punë nëse Zoti të ka dhënë një zë të bukur e vesh muzike. Baleti kërkon talent, por mbi të gjitha kërkon shumë punë dhe djersë. Pa harruar edhe durimin.

Ka patur ndonjë moment që keni menduar të hiqni dorë prej tij?

Odeta: Asnjëherë. As nuk e kam menduar. Është gjëja që i trembem më tepër.

Ervisi: Në vërtetë unë kam patur një moment. Nuk është se doja të hiqja dorë por pata një dëmtim në gju, këputje menisku dhe iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale. M’u desh disa kohë të qëndroja pa lëvizuar dhe atë periudhë mendova se mos dëmtimi do të më detyronte të tërhiqesha nga baleti. Imagjinoni, një jetë prova dhe punë e papritmas frika e mendimi se të gjitha mund të kenë shkuar dëm.

A debatoni për arsye baleti? Çfarë konkretisht?

Odeta: Pjesën më të madhe të ditës (qesh). Sidomos kur hedhim një koreografi. Fillojmë e diskutojmë për mënyrën sesi mund të realizohet më mirë. Ervisi: (qesh) aty hahemi kokë më kokë. Na ndodh që të shohim një dvd me një shfaqje baleti që duhet të vëmë në skenë dhe duke parë lëvizjet diskutojmë sesi mund të realizohen për t’u bërë më të lehta. Por edhe kur jemi duke krijuar një koreografi. Unë mbroj fort idenë time apo një stil të caktuar. Pra, kompromise për punë nuk bëjmë, (qesh).

Keni menduar të bëni një kompani baleti?

Odeta: Kjo do të ishte një gjë e mrekullueshme. Do ta dëshironim shumë edhe për faktin se në Shqipëri nuk ka një të tillë.

A do të funksiononte?

Ervisi: Jam i bindur që do të fuksiononte. Por kuptohet që për këtë duhen edhe mbështetje financiare sepse ka kostot e veta. Natyrisht që publiku do ta priste shumë mirë. Deri tani publikut nuk i është afruar një gjë e tillë, por unë mendoj se nëse do t’i ofrohej një spektakël nga një kompani baleti jam i sgurt se do të mirëpritej kudo që të jepeshin shfaqje. Dhe kjo mund të bëhej në Shqipëri e jashtë saj nëse do të punohej mirë.

Cilët janë balerinët që i keni si pika referimi?

Odeta: Idhulli im është balerina e famshme ruse nga Shën Petërburgu, Nataliya Makarova, si dhe francezja Sylvie Guillem.

Ervisi: Balerini anglez Adam Cooper.

Çfarë raporti keni me publikun?

Odeta: Publiku është mjaft i rëndësishëm sidomos për ne, sepse kur shikon sallën që është mbushur plot e përplot ndihesh psikologjikisht më i sigurt, i vlerësuar dhe është pikërisht aty që një balerin jep maksimumin e tij. Nëse salla do të ishte me pak njerëz të humbet edhe entuziazmi e motivimi. Është çelësi i suksesit tonë, sepse ne bëjmë prova dy herë në ditë e për një kohë të gjatë pikërisht për atë moment kur ndodhemi përpara publikut.

Ervisi: Pa publikun nuk do të ekzistonte artisti sepse puna jonë është vetëm për ta. Gjithçka i dedikohet atij dhe bëhet për të. Natyrisht edhe duartrokitjet në fund të shfaqjes janë shpërblimi ynë më i madh.

Do të interpretonit më me dëshirë një balet klasik apo bashkëkohor?

Odeta: Më pëlqen shumë baleti klasik, sepse kërkon një interpretim me nivel më të lartë teknik dhe ka një shkallë shumë më të lartë vështirësie sepse kërkon më shumë korrektësi dhe nuk mund t’i shmangesh dot asnjë lëvizjeje sado të vogël.

Ervisi: Unë preferoj bashkëkohorin, sepse në Shqipëri vazhdon t’i dedikohen shumë baletit klasik, kurse në botë baleti bashkëkohor po zë një vend shumë të rëndësishëm. Është një formë e re e këtij arti ku lëvizja është revolucionarizuar tërësisht e mund të luhet për një kohë më të shkurtër nga një trup më me pak njerëz. Baleti klasik kërkon një masivitet balerinësh dhe orë të tëra shfaqjesh.

Kur realizoni një koreografi mendoni për publikun apo për emocionet tuaja?

Odeta: Në fillim për emocionet tona sepse është një gjë që duhet të të vijë nga shpirti. Duhet ta ndjesh vetë pikësëpari sepse vetëm në këtë mënyrë mund të realizohet. Hapi i dytë është ndjesia që përcjell te publiku. Nëse balerini nuk ndien gjë e ka shumë të vështirë për të mos thënë të pamundur, të përcjellë emocion te publiku.

E keni menduar që baleti është një profesion që një ditë nuk mund të jeni më në skenë?

Odeta: Është mjaft e vështirë ta pranosh një gjë të tillë. Nuk e mendojmë por na shkon ndërmend kur na flasin njerëz më të rritur në moshë. Për momentin nuk duam të mendojmë por që është një gjë që nuk e shmang dot. Do të vijë një ditë që edhe neve do të na duhet ta lëmë. Është e trishtueshme.

Ervisi: Edhe kur vitet do kalojnë unë nuk e mendoj që mund të shkëputesh nga baleti. Mund të mos interpretosh në skenë por mund të jesh i rëndësishëm për skenën dhe publikun si koreograf. Kjo do të të bënte të ndiheshe gjithmonë pjesë e saj.

Do të kishit dëshirë që djali juaj të bëhej balerin?

Odeta: Varet, ndoshta po sepse duke patur dy prindër balerinë natyrisht do të kishte më shumë përkushtim dhe ndihmesë nga ana jonë. Kështu do të kishte atë mbështetje e këshillim të nevojshëm që ne nuk e patëm. Por nga ana tjeter, kur kujtoj sesa e mundimshme dhe sa sakrifica kërkon ky profesion atëherë mendoj që do të ishte mirë të kishte një zanat tjetër.

Ervisi: Pse jo! E mendoj shpesh sepse qysh tani që është vetëm një vjeç rri me ne, sheh dvd me shfaqje me të njëjtin përkushtim thua se e kupton për çfarë bëhet fjalë dhe nuk i ndihet zëri derisa dvd-ja mbaron. Më vjen ta pyes: “Hë! Si t’u duk?” (qesh).

Cilat janë planet e momentit?

Odeta: Këtë moment jemi shumë të zënë me provat e baletit klasik “Romeo e Zhuljeta” të Sergei Prokofiev, që do të vihet në skena pas disa javësh. Po ashtu jemi përfshirë me kërcimet në programin televiziv “Dancing ëith the stars” që do nisë në Vizion plus.

Visi: Edhe me koreografitë e kërcimeve të programit televiziv “Histori dashurie”

Një ëndërr?

Odeta: Të kërcej në një skenë të një teatri të famshëm europian.

Ervisi: Të themeloj një kompani baleti timen.

Nga Arjan Konomi Revista Shqip

Erla Mehilli: Bashkejetesa ime me prefektin e Tiranes

Zëdhënësja e Kryeministrit Sali Berisha, Erla Mëhilli, bën publike historinë e saj të konsoliduar tashmë me prefektin aktual të Tiranës, Keltis Kruja. Nëse deri tani fjalët për lidhjen e tyre kanë qenë vetëm brenda rrethit të të njohurve të secilit, sot Erla Mëhilli e ka ndarë atë me të gjithë, pas një interviste që ka dhënë në revistën “Jeta”

Duam s’duam, lodhemi, e fikim televizorin, e hapim sërish… politika është aty, bashkë me protagonistët e saj që vijojnë të flasin. Mund të jemi indiferentë madje ndaj të gjitha platformave që na parashtrohen, por kur flitet për jetën private të njërit apo tjetrit, nuk i mbyllim veshët asnjëherë. Vëmendja befas përqendrohet. Erla Mëhilli, edhe pse nuk ka statusin e një politikaneje, dashur padashur identifikohet përmes kësaj, duke qenë se prej kohësh tashmë është zëdhënësja e Kryeministrit të vendit, Sali Berishës. E pamë të shfaqej së pari, kur sapo ishte kthyer nga studimet në Itali, si punonjëse administrate, mandej si zëdhënëse e ministrit të dikurshëm të Transporteve, sot kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Bashës. Qëlloi që Erla të mos ishte një nga vajzat që përfundon punën e saj me mbarimin e mandatit të shefit që kishte në krye, sepse shumë shpejt do të vinte lëvizja tjetër. Nëse deri më parë i duhej të ishte zëri i Ministrisë që përfaqësonte, sot është zëri i kreut të qeverisë. Domosdo që, përveç se ajo vetë duhet të jetë më e vëmendshme, edhe vëmendja e të tjerëve ndaj saj shtohet. Sidomos kur, siç thamë, flitet për anën e panjohur, jetën private. E meqenëse, në rastin e saj, qëlloi që edhe gjysma tjetër të jetë gjithaq e njohur, kurioziteti shtohet edhe më.

Erla Mëhilli nuk është kapur nga paparacët në ndonjë fundjavë pushimi. Lidhjen e saj me prefektin e Tiranës, Keltis Krujën, e ka deklaruar vetë në një intervistë të dhënë për revistën “Jeta”.
Ajo vetë pohon se objektivi i paparacëve as ka qenë në vëmendjen e tyre, por nuk ka ndodhur as e anasjella. Kështu që ka vendosur t’i zbulojë vetë disa detaje të jetës së saj private, edhe pse tashmë rrethi i saj i të njohurve, por edhe më gjerë, pëshpëritnin për historinë e tyre të dashurisë. “Është e zorshme t’u shpëtosh thashethemeve dhe spekulimeve, dhe as nuk mund t’u shpëtojmë, por ky është një kompromis që njeriu e bën me veten kur ka angazhime publike. Privatësia është shumë e çmuar, po në kushtet kur ke angazhime publike, si në rastin tim dhe të Keltit, po aq me rëndësi është edhe të qenit i përkorë”. – pohon zëdhënësja e Kryeministrit kur e pyesin se si u ka shpëtuar deri tani fokusit të kamerave. Edhe krejt në heshtje historia e saj nuk ka qenë, sepse vetë kreu i shtetit, në një pritje për gazetarët, ka shkëmbyer batuta me Mëhillin rreth temës e megjithatë, u desh ta pohonte vetë që lidhja të bëhej publike.
“Hapi tjetër i rëndësishëm, ai më i afërti, është të mësoj të gatuaj. Të gatuaj seriozisht, flas. Sigurisht kam plane, ose më saktë, kemi plane, dhe marrëdhënia jonë ndikon në hapat që ndërmarrim. Ky vit që hyri ka qenë vit i rëndësishëm për ne dhe besoj se do të vazhdojë kështu. Për më tepër, është herët për ta bërë publike. Të gjitha hapat e hedhur deri tani kanë ardhur natyrshëm. Në fund të vitit, kur të bëjmë festën me Kryeministrin, ‘do t’i raportoj’ për përmbushjen e udhëzimeve”. Sado që është pak vonë për të thënë “është herët për ta bërë publike”, këto janë planet e Erla Mëhillit dhe Keltis Krujës.
Ne tentuam të kontaktonim me secilin prej tyre për t’i dëgjuar prej tyre planet e së ardhmes, dhe pse jo disa detaje më shumë të njohjes, por asnjëri prej të dyve nuk u përgjigj. Duam të mendojmë kështu sepse fundjava kishte hyrë, e jo që deklarimet e Erlës në radhët e intervistës së dhënë (duke mos i dhënë edhe shumë vëmendje) ishin të përshpejtuara.

Ky variant mund të jetë edhe krejt i pavend, duke qenë se Erla ka guxuar të flasë edhe për ëndrrat e saj me vello të bardhë. “Nuk i kam shpëtuar magjisë së vellos dhe bardhësisë së fustani. Është një magji që kur e mbështjell një femër e bën të ndihet princeshë. Më pëlqen një dasmë e bukur, nuk ka rëndësi nëse do të jetë e madhe apo intime. Gjithsesi, do të doja sa më shumë shoqëri”.
Kur kjo ditë të vijë, ndoshta do të mësojmë edhe ne më shumë rreth lidhjes së tyre, deri tani, po mjaftohemi me pushimet e bukura që ajo vetë pohon se kanë kaluar e planifikojnë të kalojnë, sado që, me punën që bën, nuk s’e ka luksin për të bërë plane pushimesh a fundjavash, duke e fikur telefonin. (Dhe në fakt, e kishte të hapur, pavarësisht që në fundjavë, me të drejtë, mund të bëhet më selektive).
E për sa kohë ka dëshirën dhe pasionin për të qenë pjesë e politikës, në të ardhmen edhe më e përfshirë se kaq, pushimet do të mbeten gjithnjë në plan të dytë.

Gazeta panorama

Tuna dhe Blerimi te dashuruar pas “I Phone” apo pas njëri tjetrit?!

Jo shumë kohë më parë Tuna ishte përfolur për një lidhje të mundshme me Blerim Destanin. Që të dy të rinj, të suksesshëm dhe ç’është më e rëndësishmja “single” dhe të gjithë pritën që ky lajm të konfirmohet si i vërtetë.

Flirti i tyre vazhdoi edhe nëpër disa festa në të cilat ata rastisnin të jenë së bashku. Mirëpo, përpos lajmeve për një lidhje të mundshme mes tyre, ata i bashkon edhe një gjë tjetër. Është modeli më i ri i “I Phone”

Në këngën e saj që u bë hit, Tuna pyet “A ke vajb a jo”. Siç duket Blerimi e ka atë që e kërkon.

Dafina Zeqiri, bukuroshe edhe pa make-up

Ajo është një nga femrat më simpatike të show bizit shqiptar, por mesa duket është e tillë edhe pa make-up. Këngëtarja, Dafina Zeqiri ka postuar në profilin e saj në Facebook, një fotografi pa make-up, teksa po rregullohet nga parukjerët e saj. “Thjesht unë”, shkruan Duffy në fotografinë e saj. Bukuroshja kosovare, ka festuar pak ditë më parë edhe 23 vjetorin e saj të lindjes, në shoqërinë e reperit Ledri Vula.

Alban Skënderaj : “Nuk jemi xheloz për njeri-tjetrin”

Këngëtari i njohur shqiptar Alban Skënderaj është shprehur mbi lidhjen e tij Miriam Canin. Ai ka pohuar se lidhja midis tyre ecën mjaft mirë dhe se nuk ka kurrfarë xhelozie mes çiftit. Sipas Skënderaj asnjëri prej tyre nuk e ka të theksuar xhelozinë duke qenë se punojnë në të njëjtin ambient pune dhe vetë karakteri i tyre nuk ua lejon diçka të tillë. “Xhelozia sigurisht që është pjesë e dashurisë dhe si të gjitha ndjesitë që ka njeriu kanë vlerën e vet për ta bërë jetën më të bukur dhe sigurisht që një grimcë, por me doza shumë të vogla, është e domosdoshme për ta bërë lidhjen më interesante”, - është shprehur Albani. Gjithashtu këngëtari theksoi se është duke punuar për projekte të reja muzikore.

Policia heton Baba Stars?

Policia e Kosovës nuk ka qenë në gjendje të konfirmojë për agjencinë e lajmeve Kosovapress nëse është duke e hetuar anëtarët e labelit “Baba Stars” për spotin e tyre “High”, në të cilin xhirimet janë bërë në një plantacion marihuane.

Paraqitja e anëtarëve të Baba Stars, konkretisht të Tingullit të 3NT dhe të Skillz në disa fusha të Lazaratit “të gjelbëruara” nga marihuana, mund t’u kushtojnë atyre me ndonjë hetim të mundshëm nga Policia e Kosovës.

Në klipin e këngës “High”, i publikuar para disa muajve, shiheshin pjesëtarë të grupit “Skillz” dhe grupit “Tingulli 3nt” duke tymosur marihuanë në një fushë të mbjellë me hashash.

Klipi është edhe në Youtube, por që nuk mund të shikohet nga persona që nuk kanë profil të hapur aty dhe konsiderohet i ndaluar për ata që janë nën moshën 18 vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Brahim Sadriu, ka thënë se policia përdor mediat si burim informacioni për të gjitha rastet kur konsideron se në një pamje ose një incizim personat e caktuar kanë rënë ndesh me ligjin ose kanë bërë një veprim të kundërligjshëm. Megjithatë, kur është pyetur për këtë klip, ai nuk ka pohuar as mohuar se policia është duke hetuar këtë rast.

“Sa i përket specifikisht për rastin nuk mund të flasim për shkak se momentalisht ne si zyre nuk kemi informacione nëse ka hetime ose nuk ka hetime”, ka thënë Sadriu për Kosovapress.

“High” është xhiruar në Lazarat dhe në Tiranë nga “Max Production”./Telegrafi/

Rona Nishliu nen syrin fotografik te Fadil Berishes...

Qendrimin ne Shtetet e Bashkuara per realizimin e kenges per Eurosong, kengetarja e njohur Rona Nishliu e ka shfrytezuar per shetitje, por edhe per realizimin e disa fotove te reja, te cilat ajo do t’i shfrytezoje edhe per promovimin e kenges e videos per festivalin europian. Keto dite, Rona ka hedhur ne qarkullim disa nga fotot e realizuarA ne studion e Berishes ne Nju Jork, ku kengetarja shihet me nje stil dhe elegance shume te larte. Ndryshe nga kengetaret e tjera te cilat gjithmone mundohen te sjellin freski ne karrieren e tyre, Rona pervec kengeve te bukura, nuk ka sjelle asnje ndryshim ne imazhin e saj. Madje, as kete radhe gjate realizimit te fotove nuk e ka ndryshuar look-un e as floket e saj, te cilat jane karakteristike ne vete.

Edhe klipi i kenges ‘’Suus’’ eshte bere ne nje menyre shume te thjeshte, duke mos perdorur shume ekstravagance dhe ngjyra, por qe te jete ‘e kapshme’ per te gjithe. Deri me tani, klipi dhe kenga e Rones jane pritur shume mire, madje ka marre komente pozitive dhe nga te huajt. Rona eshte e para kengetare nga Kosova, e cila do te perfaqesoje Shqiperine ne festivalin europian Eurosong, qe kete vit do te mbahet ne Baku te Azerbajxhanit. Pas letres derguar ne adrese te RTK-se nga ana e Unionit te Transmetuesve Europiane, EBU, ku thuhet se pjesemarrja e Kosoves ne kete festival nuk do te mund te realizohet edhe per nje kohe pasi bllokimin e ka bere Rusia dhe Serbia, Kosova nuk do kete mund te dergoje nje perfaqesues te shtetit te Kosoves. /panorama plus/

Duffy, uron fansat e saj për Pashkët

Këngëtarja kosovare, Dafina Zeqiri, ka uruar të gjithë fansat e saj për Festën e Pashkëve. Me anë të një fotografie, të postuar në profilin e saj në Facebook, Duffy shprehet “ gëzuar Pashkët të gjithëve, është koha të festojmë”. Në këto fotografi, bukuroshja nga Kosova, vërteton që është një nga femrat më të bukura të show bizit shqiptar.

Adelina Tahiri feston 20-vjetorin

Këngetarja, Adelina Tahiri ka festuar 20-vjetorin e lindjes. Adelinës i është bërë një surprizë nga Afërdita Dreshaj, shoqja e saj si dhe pjesëmarrëse në “Dancing With The Stars”. Dy këngëtaret prej dy javësh kanë nisur këtë konkurs në Vizion Plus, megjithatë mesa duket janë më shumë “mike" se "rivale”.

Ja ku i zgjedh fustanet Iva Tiço!!

Ajo është e vetmja femër në jurinë e “Dancing with the stars”, ndaj dhe veshjet e saj sigurisht që duan një kujdes më të madh në përzgjedhje. Për këtë Iva nuk e ka pasur asnjëherë problem, pasi përherë ka ditur të shkëlqejë me pamjen e saj. Kujtojmë këtu komentet e shumta pozitive që ajo mori në natën e parë të spektaklit, ku u shfaq me një fustan të kuq, që e tregonte atë në një formë të shkëlqyer dhe tepër elegante. Ne kemi mundur të “gjurmojmë” Ivën gjatë një dite shooping-u në TEG, ku vëmendja e saj duket e fokusuar tek fustanet dhe në dilemë se kë të zgjedhë prej tyre. Ja pra ku i merr Iva fustanet aq joshëse dhe elegante, të cilat qëllon shpesh që të komentohen më shumë se pikët që ajo u jep konkurrentëve!