Visualizzazione post con etichetta Televizion. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Televizion. Mostra tutti i post

Festivali RTSH: Finalistet!

Festivali i Kenges ne RTSH, ne edicionin e tij te 51-te eshte tani ne fazen e fundit te perzgjedhjes. Ne dy netet qe kaluan, kemi pasur rastin te degjojme gjithsejt 26 kenge te intrepretuara nga kengetare te njohur dhe te rinj.

Juria tashme ka perzgjedhur nga 9 kenge nga te dyja netet dhe do te jene gjithsejt 18 kenge qe do te marrin pjese ne naten finale qe mbahet sonte me 22 Dhjetor.

Sipas sondazheve deri tani kenga e Ardian Bujupit "I c'mendur pas teje" eshte njera nga me te preferuarat, por duhet te presim sonte te shohim se si do te paraqiten kengetaret ne paraqitjen e tyre te dyte. Me pastaj juria do te jap fjalen e fundit duke shpallur fituesin e edicionit te sivjetshem qe do te perfaqesoj Shqiperine ne Eurosong.

Jonida Vokshi do të prezantojë “Vip shpija”

Në kanalet e “Digitalb” kanë filluar promocionet për shoun ”Vip shpija”, në edicionin e 3-të të tij. Këtë herë ai do të vij nën kujdesin e “Digitalb”, ku dhe do të transmetohet ekskluzivisht falë blerjes të të drejtave.

Ndërkohë, vajza që do ta moderojë këtë spektakël argëtues është Jonida Vokshi, e cila njihet edhe si imazh

Xhemi Shehu rikthehet me show humori si moderatore e një gare mes VIP-ash

“I love my country”, formati më i ri në TCH që nxjerr zbuluar kulturën e VIP-ave shqiptarë.
Është një show suksesi, pasi ky format në orarin prime time të të shtunave tashmë transmetohet në 30 vende të botës. Titullohet “ I love my country” dhe nga viti në vit shtrin territorin e tij në botë, ndërsa pritet të realizohet këtë sezon edhe në Shqipëri. Pas shkrirjes së programit e ”E diell”, ku Xhemi Shehu ishte moderatore, si fillim me Adi Krastën dhe sezonin e kaluar me Alban Dudushin, flitet se do të prezantojë këtë format të ri, që “Top Channel” do ta sjellë në këtë sezon të ri televiziv.

Xhemi Shehu, në mbyllje të sezonit të kaluar “E Diell”, në një intervistë për gazetën “Panorama”, pohoi se pas 10 viteve në ekran, ende s’e kishte prekur terrenin e dëshiruar në televizion, që nënkuptonte prezantimin e formatit të saj të preferuar. Dhe duket se “I love my country” tingëllon shumë i përshtatshëm për shijet e saj, pasi ka lojën dhe humorin e batutave. Zakonisht, suksesi i këtij formati qëndron në kiminë, apo afrimitetin që krijohet mes personazheve të skuadrës, që e ngacmojnë apo e mbështetin pjesëtarin e skuadrës në mënyrën e tyre, duke zbuluar një tjetër anë të karakterit. Secila skuadër VIP ka një kapiten, dhe skuadra fituese e garës fiton një çmim special çdo javë. Secila skuadër e kryesuar ka tre anëtarë, një përfaqësues për secilën kategori moshe (20-29 vjeç, 30-39 vjeç, 40-49 vjeç). Skuadrat do u përgjigjet pyetjeve të Xhemit, pyetje të thjeshta e të komplikuara, që i dedikohen vetëm Shqipërisë.

“I love my country”, show që vë në provë kulturën e VIP-ave shqiptarë

Po çfarë është ky spektakël? “I love my country” është i konceptuar si një panel loje me shumë humor dhe shpirtin e garës. Tetë personazhe të njohur VIP do të sfidojnë njëri-tjetrin, ndërsa janë të ndarë në 2 ose katër skuadra. Nëpërmjet batutave, ngacmimeve dhe lojës që ata do të bëjnë në ekran, njëkohësisht do të maten dijet e tyre për Shqipërinë, ndërsa do të përfshihet edhe publiku në lojë, pasi i ndarë në grupe do të suportojë secilën skuadër. Nëpërmjet rregullave të lojës, spektakli “I love my country” do t’i bëjë personazhet e njohur shqiptarë të garojnë në të njëjtën kohë për gjithçka dhe për asgjë, që do të thotë të zbulojnë kulturën e tyre pa kushte. Pra, filozofia e lojës është të tregojë se sa janë ata të informuar për filmat më të njohur shqiptarë, spektaklet apo programet më të njohura dhe nostalgjikë të vendit, këngët më të famshme të 30 viteve të fundit, fakte të spikatura nga historia jonë, momentet më historike të sportit shqiptar, njohuri për gjuhën shqipe dhe kulturën e vendit. Me pak fjalë, ky show, javë pas jave është konceptuar si një udhëtim në memorien dhe njohjen e Shqipërisë. Natyrisht përzgjedhja e garuesve do të bëhet me audicion,  prandaj jemi kureshtarë të dimë për personazhet që do ta marrin përsipër një rrisk të tillë. Natyrisht që presim të shohim se sa impakt do krijojë në publikun shqiptar ky show, që ka pasur sukses edhe në vendet e Lindjes së Mesme. Ndërkohë BBC-ja i ka bërë promocion këtij show,  si një projekt pilot që prezantohet nga David Walliams. Ky spektakël e transmetoi edicionin e tij të parë në Hollandë, më 8 mars të 2008-s. Spektakli është shitur deri tani në vende si: Belgjikë, Francë, Bullgari, Kinë, Kroaci, Republika Çeke, Danimarkë, Gjeorgji, Gjermani, Greqi, Itali dhe 18 vende të Lindjes së Mesme. Nuk është vendosur ende data kur ky spektakël do të nisë transmetimin në ekranin e “Top Channel” në Shqipëri, ndërkohë që Xhemi, ndryshe nga prezantuesit e tjerë, gjatë verës ka qenë e pranishme në ekran, pasi prezantoi  spektaklin “Summer Fest 2012”, një tur artistik në disa qytete të vendit me muzikë, panaire, sfilita e të tjera argëtime.  PanoramaPlus

Agron Llakaj lë “Klanin” për “Vizionin”

TIRANE-Moderatori dhe humoristi i njohur Agron Llakaj pritet të mbyllë këto ditë kontratën me televizionin “Klan” ku prej thuajse një viti e gjysmë shfaqet në ekran me showquiz-in “Kush do të bëhet milioner”.

Ndonëse roli i tij si prezantues është përqafuar nga të gjithë fansat, Agroni duket se ka vendosur të ndryshojë, ndoshta për të shkuar më pranë zhanrit të tij, humorit.
Ai është në prag të firmosjes së një kontrate me “Vizion Plus”, ndonëse për formatin e ri nuk janë bërë të ditur ende detaje. Lajmi është konfirmuar nga burime konfidenciale pranë “Vizion Plus” dhe lëvizja e tij është tashmë e sigurtë. Shpresojmë që ai të rikthehet sërish në rolin e humoristit, e të na kënaqë me rolet e jashtëzakonshme. Lëvizjet e Agron Llakajt janë gjithmonë shumë të komentuara në media, ashtu siç ndodhi edhe në rastin e largimit nga “Top Channel”.

Elhaida Dani fiton "Top Fest 9"


Elhaida Dani me kengen "S'je me" ka fituar edicionin e nente te "Top Fest". Nata e madhe e ndarjes se cmimeve u zhvillua në një atmosferë jashtëzakonisht festive në Pallatin e Kongreseve, dhe u transmetua drejtpërdrejt në Top Channel.

Spektakli ishte i mbushur me surpriza dhe performancat më të mira të festivalit, të veçuara pas një përzgjedhjeje të ndarë në tre faza.



 Çmimet e tjera te ndara gjate finales se Top Fest jane:




Çmimi "Best Female", Xhensila Myrtezaj
Çmimi "Best Pop", Erik Lloshi
Çmimi "Best Balade", Argjentina Ramosaj
Çmimi "Best Male", Adrian Lulgjuraj
Çmimi "Top Albania Radio", Besa Kokedhima
Çmimi "Best Group", grupi "Burn"
Çmimi "Best rock alernative", Nita Latifi
Çmimi "Best hip-hop & RnB", Stresi dhe Xheraldina
"Çmimi i Internetit", Klajdi Haruni
Çmimi "Best new artist", Elhaida Dani

Ikën përsëri pas rikthimit Seldi nga DWTS

Nuk ka arritur ta shijoje me shume se një puntatë rikthimin e tij ne “Dancing with the Stars”. Seldi, si me pak i votuari nga kombinimi i pikëve mes jurisë dhe publikut është vendosur balle për balle bukuroshes Adelina Tahiri ne sfidën “Dance Off”.

Rita Ora ne jurine e “X Factor” ne Londer

Kanë nisur audicionet për të kërkuar talente të reja në Angli, ndërsa mësuam që nesër audicioni do të mbahet në Londër dhe mysafire në juri për të vlerësuar talentët do të jetë shqiptarja Rita Ora.

Ndërsa më pas Rita Ora do të jetë e ftuar në “Post X Factor” për të dhënë një interviste. Ka qenë

Aferdita Dreshaj e zhgenjyer nga DWS: Turp qe me eliminuan!

Aferdita Dreshaj: "Danc off"-i me shoqen time te ngushte ka qene i kurdisur


Bukuroshja e “Miss Universe 2011”, modelja dhe kengetarja Aferdita Dreshaj, eshte prekur shume me largimin nga spektakli i vallezimit “Dancing with the stars” gjate mbremjes se te enjtes, pasi konsideron se jo vetem qe ka kercyer shume mire, por edhe se

Adelajda Xhamani, zysha qe u be gazetare

Besonte se Big brother do t’i ndryshonte jeten dhe ne te vertete ashtu ndodhi. Nga mesuese ne nje fshat te vogel te Kavajes Adela sot punon ne nje nga redaksite me prestigjioze te shtypit te shkruar ne Tirane.
Dhe jo pak por gazetare e redaktore. Elokuenca e saj spikati qysh gjate BB2 ku ajo mori pjese por aftesine ne te shkruar e kishte pasion dhe e deshmoi

Argjentina Ramosaj dëshiron “Best Video” në “Top fest”

Këngëtarja kosovare Argjentina Ramosaj ka pohuar se do të dëshironte të fitonte çmimin “Best video” në “Top fest 9”. Ajo merr pjesë me këngën “Si Shiu” dhe ka disa ditë që ka lançuar klipin e kësaj kënge. Ky edicion i Top Festit është i pari ku këngëtarja simpatike merr pjesë

Adi Krasta në gjyq, duhet t’i paguajë Top Channel-it 32 milion lekë të vjetra

Ai iku, ata e hodhën në gjyq. Ajo që ishte deklaruar muaj më parë nga kompania mediatike “Top Channel” u bë. Ditën e djeshme në sekretarin e gjykatës së Tiranës është regjistruar padia ndaj moderatorit televiziv Adi Krasta.

Nga televizioni ai është paditur për shkelje të kontratës së punës dhe për këtë i kërkohet t’i paguaj televizionit 32 milion lek të vjetra. Pas hedhjes së shortit padia do të gjykohet nga gjyqtari Arben Mullaj. Krasta ka qenë pjesë e stafit dhe një nga figurat kryesore të këtij televizioni. Në tetor të vitit të kaluar, befas një të martë, kur kishte ditën e programit “100 milion” nuk është shfaqur si gjithmonë! Aty u mor vesh dhe u kuptua përfundimisht prishja dhe krisja e marrëdhënieve mes tij dhe televizionit “Top Channel”.

Ai asnjëherë nuk është prononcuar për këtë largim dhe nuk ka dhënë përgjigje konkrete për arsyet reale të largimit të tij. Por nga ana tjetër, për këtë ikje të beftë nuk i ka ardhur mirë televizionit në të cilin punonte, pasi sipas tij, ai ka thyer një kontratë pune, nuk e ka respektuar atë deri në fund. Në janar të këtij viti, ai realizoi një spektakël në Pallatin e Kongreseve ku dhe nisi siparin e programit më të ri televiziv “A Show”, që tashmë e realizon çdo të martë në ekranin e Vizion Plus.

Kjo padi nuk ishte e pa paralajmëruar për Krastën. Një ditë pas largimit vetë kompania mediatike reagoi. Zëvendësdrejtori i përgjithshëm dhe njëkohësisht drejtori i departamentit të burimeve njerëzore në “Top Channel”, Adrian Proko, tha se “Punonjësi Adi Krasta është larguar duke zgjidhur në mënyrë të njëanshme kontratën e punës me ‘Top Channel’. / Entela Resuli