Visualizzazione post con etichetta Argjentina Ramosaj. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Argjentina Ramosaj. Mostra tutti i post

Si e kalojnë kohën e lirë, hobet e femrave VIP

Janë femra të njohura, të cilat i shohim vazhdimisht në skenë, televizione apo sipërmarrje të tjera artistike. Shpeshherë në intervista shprehen se jetën e tyre ia kanë kushtuar tërësisht artit apo profesionit të tyre. Koha është përherë e limituar, madje shpesh me dilema dhe sakrifica mes karrierës e familjes. Sot do të zbulojmë se si e kalojnë kohën e lirë disa nga personazhet më të spikatura dhe më të njohura për publikun. Shumë prej tyre kanë pasione për të cilat nuk kemi dëgjuar më parë, si piktura, fotografia apo thjesht edhe ecje të gjata në natyrë.

Rezarta Shkurta

Ajo njihet nga të gjithë si këngëtare, por pasionet e saj janë të shumta. Në fakt kënga nuk është profesioni i vetëm i Rezarta Shkurtës. Ajo ka treguar se është një piktore dhe fotografe shumë e talentuar. Fotot e saj, të personazheve të njohura shpesh kanë zënë faqe të tëra në shtypin rozë. Megjithatë nuk janë vetëm këto hobet e saj. Një pasion tjetër i këngëtares simpatike është deti, por jo vetëm plazhi. Rezarta na ka treguar se mund të rrijë me orë të tëra në det si zhytëse. Bota nënujore është një magji më vete dhe Rezarta gjatë verës

Surprize per fansat nga Argjentina Ramosaj!!

Duket se pasi kaloi një verë shumë të bukur në sho qërinë e miqve të saj, Argjentina Ramosaj tashmë ka vendosur t’i rikthehet projekteve të reja muzikore. E pamë Argjentinën të pushonte sa në det e sa në mal, e sigurisht që i duheshin momente të tilla që ajo të rimerrte veten pas ndarjes me të fejuarin e saj.


Duket se buzëqeshja, (një armë shumë e fortë e saj) është rikthyer në portretin aq të ëmbël të këngëtares. Ashtu si ka bërë edhe në ditët në vijim, kur ka postuar fotot për të njoftuar fansat se si i ka qenë kjo verë për të, Argjentina përsëri nëpërmjet “Facebookut” ka njoftuar të gjithë se do të sjellë shumë shpejt projekte të reja.

“Së shpejti me projekte të reja, ndër to edhe një duet shumë i bukur :) përqafime”, – ka shkruar ajo në një nga postimet e saj më të fundit përbri fotos që po ju publikojmë. E teksa të gjithë jemi kuriozë
se cili apo cila, do të jetë personi që do të bëjë duet këngëtarja me zërin e saj aq melankolik, urojmë që të jetë një këngë e gëzueshme, siç është edhe portreti, përbri të cilit Argjentina bëri edhe njoftimin për të ..

Argjentina Ramosaj shfaqet si indiane


Në prag të pjesëmarrjes të saj në finalen e Top Fest, këngëtarja Argjentina Ramosaj i bën edhe një surprizë tjetër fansave të saj. Ajo sapo ka publikuar në faqen e saj në facebook një set fotografik të realizuar në Kosovë nga fotografi i njohur Avni Selmani.

Argjentina Ramosaj, imazh i mamase se saj

Vajza e ëmbël e muzikës ka zgjedhur të heshtë kur e pyetëm se pse u nda nga Valoni. Është kjo Argjentina Ramosaj, e cila në punën e saj si duket vetëm ec para dhe këtë herë do të jetë edhe përkrah punës së mamasë së saj.

Siç e shohim në këtë foto, ajo do të jetë edhe si imazh i mamasë,

Argjentina Ramosaj: Mos me pyesni me per ndarjen, thjesht mbaroi

Argjentina Ramosaj: Jam selektive, nuk kendoj cdokund


Edhe pse e re ne tregun muzikor, shume e konsiderojne nje kengetare hitesh. “Si shiu”, eshte i fundit ne radhe. Perpara tij kenge te tilla si: “Shpirt i mbytur”, “Jeta vazhdon” apo “Perfekt” kane zene vendet e para ne toplistat muzikore. Argjentina Ramosaj, konkurrente per here te pare ne “Top Fest 9”, do te

Argjentina Ramosaj ndahet nga i fejuari...

Kengetarja Argjentina Ramosaj, e cila ka qene e fejuar me biznesmenin nga Kosova Valon Hoti, duket se i ka dhene fund marredhenies se saj. Lajmi nuk eshte konfirmuar nga vete kengetarja, e cila megjithate e ka dhene nje shenje per te gjithe miqte e saj ne Facebook, duke nderruar statusin nga ne nje marredhenie ne single dhe mbi te gjitha duke hequr nga Facebook-u fotografite e shumta qe ka pasur me Valonin. Argjentina dhe Valoni jane njohur prej shume kohesh dhe prej dy vitesh bashkejetonin, duke planifikuar edhe martesen ne nje te ardhme. Gjithmone neper intervista kengetarja ka folur per marredhenien e saj, duke e cilesuar ate si nje marredhenie shume te rendesishme dhe partnerin e saj Valonin si pjese te pandashme te jetes se saj. Thene shkurt, ata te dy ishin nga ato ciftet model, qe te gjithe mund t'i merrnin per shembull, prandaj kur na mberriti lajmi nga disa te njohur te ciftit u habitem. Nuk dihen ende cilat jane arsyet e kesaj ndarjeje, por mbase largesia - duke qene se Argjentina se fundmi kalon pjesen me te madhe te kohes ne Prishtine per shkak te angazhimeve ne muzike, ndersa Valoni ne Holande - ka qene nje nga shkaqet qe e ka cuar ciftin drejt fundit te marredhenies se tyre. /gazeta paloma/

Argjentina Ramosaj luan me statusin ne Facebook

Pas prezantimit te kenges “Si shiu” te gjithe syte e fansave tashme jane mbi Argjentinen, e cila me kete kenge po behet gjithmone dhe me e degjuar dhe e njohur. Ndaj kur Argjentina per disa momente nderroi statusin e saj ne “Facebook” duke e kthyer ne beqare, fansat nuk vonuan te pyesnin menjehere se cfare ka ndodhur.Me pas, kengetarja e ka fshire kete postim duke lene kureshtare te gjithe ata qe e kane lexuar ne oret e para te dites se djeshme pa dhene nje pergjigje. Ndoshta do te kete qene thjesht nje shaka e Argjentines apo ndoshta nje grindje kalimtare e saj me te dashurin? Gjithsesi ne urojme qe vargjet e kenges se saj mos kthehen nje dedikim personal per kengetaren bukuroshe. Koha Jone

Argjentina Ramosaj dëshiron “Best Video” në “Top fest”

Këngëtarja kosovare Argjentina Ramosaj ka pohuar se do të dëshironte të fitonte çmimin “Best video” në “Top fest 9”. Ajo merr pjesë me këngën “Si Shiu” dhe ka disa ditë që ka lançuar klipin e kësaj kënge. Ky edicion i Top Festit është i pari ku këngëtarja simpatike merr pjesë

Argjentina prezantohet në “Top Fest 9”

Këngëtarja Argjentina Ramosaj ka prezantuar këngën e saj në festivalin “Top Fest 9”.

Argjentina Romosaj është duke konkurruar me këngën “Si shiu”, baladë kjo e punuar nga Threedots.

Për këngëtaren kjo është hera e parë që ajo është duke konkurruar në këtë festival.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën “Si shiu” nga Argjentina Ramosaj, e cila së shpejti pritet të shoqërohet edhe me videoklip. /Telegrafi/