Visualizzazione post con etichetta Ingrit Gjoni. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Ingrit Gjoni. Mostra tutti i post

Si e kalojnë kohën e lirë, hobet e femrave VIP

Janë femra të njohura, të cilat i shohim vazhdimisht në skenë, televizione apo sipërmarrje të tjera artistike. Shpeshherë në intervista shprehen se jetën e tyre ia kanë kushtuar tërësisht artit apo profesionit të tyre. Koha është përherë e limituar, madje shpesh me dilema dhe sakrifica mes karrierës e familjes. Sot do të zbulojmë se si e kalojnë kohën e lirë disa nga personazhet më të spikatura dhe më të njohura për publikun. Shumë prej tyre kanë pasione për të cilat nuk kemi dëgjuar më parë, si piktura, fotografia apo thjesht edhe ecje të gjata në natyrë.

Rezarta Shkurta

Ajo njihet nga të gjithë si këngëtare, por pasionet e saj janë të shumta. Në fakt kënga nuk është profesioni i vetëm i Rezarta Shkurtës. Ajo ka treguar se është një piktore dhe fotografe shumë e talentuar. Fotot e saj, të personazheve të njohura shpesh kanë zënë faqe të tëra në shtypin rozë. Megjithatë nuk janë vetëm këto hobet e saj. Një pasion tjetër i këngëtares simpatike është deti, por jo vetëm plazhi. Rezarta na ka treguar se mund të rrijë me orë të tëra në det si zhytëse. Bota nënujore është një magji më vete dhe Rezarta gjatë verës

Ingrit Gjoni bëhet nënë, vjen në jetë Paridi

Ingrit Gjoni, këngëtarja e dashur e skenës shqiptare ka përjetuar gjatë ditës së djeshme, ato që ajo i quan emocionet më të forta në jetën e saj… emocionet e lindjes së një fëmije. Orët e para të ditës së hënë e kanë kthyer Ingritin në femrën më të lumtur në planet, duke i dhuruar kështu një status të ri jetësor, atë të nënës. Parid Mara është emri i engjëllit më të ri të botës, fryt i dashurisë 6-vjeçare të këngëtares me partnerin e saj, Genti. Po çfarë na tregoi Ingriti. Cilët ishin njerëzit e parë që e vizituan. Gëzimi i saj dhe i babait të fëmijës. Pse u zgjodh ky emër dhe cila është domethënia e tij. Përgjigjet për këto dhe të tjera pyetje, Ingrit Gjoni na i dha vetë, gjatë vizitës që i bëmë dje në spitalin “Hygeia” ku dhe u krye lindja.Gjithë spitali e di për lindjen e saj, edhe punonjësit e sigurisë madje. Në recepsion na njoftojnë se dhoma e këngëtares gjendet në katin e tretë, aty ku është pavijoni i lindjeve. Nuk është e vështirë ta gjesh dhomën në fakt sepse në suitën VIP, siç njihet ndryshe kjo hapësirë, ka qenë e shtruar edhe motra e saj, Inisi. Pavarësisht kësaj, një infermiere na shoqëron deri tek dera, ku lulet kanë zënë pritë tashmë. Mes tyre bie më shumë në sy, një buqetë e madhe me 100 trëndafila të bardhë, dhuratë e partnerit të këngëtares, Gentit.

Një fjongo bojëqielli e varur në derë, njofton gjininë e fëmijës. Ingriti ka pak orë që ka dalë nga operacioni, megjithatë gëzimi i lexohet qartazi në fytyrë. Mbi kokë ka 20 tullumbace, ndërkohë që celulari nuk i pushon, ndonëse numrin e ka ndryshuar tashmë.

Bashkë më të në dhomë është edhe Ilda, tezja e madhe e Paridit, e cila ka qëndruar gjatë gjithë ditës me të motrën. “Inisi ishte në drekë, po iu desh të kthehej në shtëpi se nuk mund të qëndronte gjatë këtu me vajzën”, – thotë e madhja e motrave Gjoni, ndërsa nis me qerasjet.

Infermieret janë gjatë gjithë kohës në dispozicion dhe kujdesi për këngëtaren është maksimal. Mjeku që e ka ndjekur lindjen, doktori Vasil Angjeli është predispozuar maksimalisht që Ingriti dhe djali të jenë në gjendjen më optimale dhe nga sa pamë, këngëtarja nuk mund të ishte më mirë se aq. “Jam shumë e lumtur. Nuk m’a priste mendja të kishte edhe të tilla ndjesi.

Emocionet kanë qenë shumë të forta, më të fortat që kam përjetuar. Kam menduar gjithmonë se dashuria për partnerin, të afërmit, miqtë, apo profesionin është shumë e madhe, por jo. Fëmija qenka mrekulli. Më duket sikur kam rilindur”, – thotë këngëtarja, e cila nis të na tregojë për zgjedhjen e emrit. “Emrin e vendosi Genti. Ishte dëshirë e tij që djali të quhej Parid”, – vijon Ingriti duke na thënë se emri i tij, është emri i një prijësi, siç djali i tyre do të jetë udhëheqësi i lumturisë familjare.Në këtë kohë, ndërsa po flasim për harmoninë në familje, në dhomë futet edhe babi Genti, i cili duket se po fluturon nga gëzimi. “Paridi ishte dhurata më e bukur që mund të na jepte Zoti”, – thotë këngëtarja ndërkaq. Me këtë frazë, e me lumturinë që lexohej qartazi në fytyrat e prindërve të rinj, përshëndetemi me ta dhe dalim në korridor për t’i lënë radhën mysafirëve të tjerë, të cilët janë të shumtë në numër. Në hollin e katit të tretë, na qëllon të takojmë edhe maminë që e priti, e cila na tha se djali i ngjan shumë të atit.

Ky nuk ishte një konstatim i saji, jo. Gjyshja e tij, mamaja e Gentit, që ishte edhe para që e pa të voglin, kish thënë se Paridi ishte kopje e të birit. Të gjithë familjarët kanë qenë të lumtur për këtë dhuratë që Zoti u ka bërë dhe vizitat e tyre nuk kanë munguar përgjatë ditës.

Në dhomë veç tyre kanë hyrë edhe shumë miq të Ingriti, mes të cilëve edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila ishte shprehur se tani ‘u bëra teze’. Me urimet më të mira për të voglin dhe prindërit e tij, ne po e mbyllim këtu për sot.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Zbulohet vajza e Inisit, paparaci kap mat motrat Gjoni

Bluetooth” ishte i pari që raportoi shtatzëninë e Inis Gjonit dhe gjininë e fëmijës së saj. Ishim të parët gjithashtu, që dhamë lajmin e lindjes dhe jemi sërish sot të parët që po zbulojmë fotot e vajzës së vogël. Gjatë gjithë kësaj jave, paparaci i suplementit tonë ka qenë në ndjekje të motrave Gjoni dhe në një nga ato ditët me diell, arritëm të shkrepnim fotot që po publikojmë sot. Na u desh të prisnim pak, ama në fund arritëm të merrnim këto poza të mrekullueshme të dy motrave Gjoni me vogëlushen Coco Antonel



FototDuke qenë se vendet që frekuentojnë janë të shumta, vendosëm që t’u shkonim poshtë shtëpive, të cilat gjenden shumë pranë njëra-tjetrës, në një kompleks pallatesh në hyrje të “Komunës së Parisit”, ku jetojnë të tria motrat (edhe Ilda, motra e madhe). E para që zbriti nga apartamenti i saj ishte Ingriti, aktualisht në muajin e nëntë të shtatzënisë në pritje të një djali. E veshur me një komplet sportiv, ku dominonin jeshilja fosforeshente dhe e bardha, Ingriti ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të lagjes. Ndërsa priste të motrën me mbesën, e vogla e motrave Gjoni pasi bëri pazar u ul në një nga lokalet aty afër, ku konsumoi edhe diçka për mëngjes. Pa kaluar 15 minuta zbriti edhe Inisi, kohë në të cilën Ingriti la tavolinën dhe u ngrit për ta ndihmuar të motrën, duke mbajtur në krah mbesën Coco Antonel.



Në këtë moment janë realizuar edhe fotot që ne po sjellim sot, pavarësisht se motrat Gjoni vazhduan të qëndronin për disa orë në lokalin ku ishte ulur Ingriti, por më vonë realizimi i fotove u bë thuajse i pamundur.Coco AntonelCoco Antonel është vajza e parë e regjisores Inis Gjoni, frut i dashurisë 10-vjeçare të saj me Arjan Selimin, që është edhe babai i vajzës, por që sot fatkeqësisht nuk jeton më. Coco Antonel i dha përshëndetjen e parë kësaj bote më 8 dhjetor 2011 dhe sot është 4-muajshe. Familjarët e saj thonë se vajza i ngjan më së shumti të atit, megjithatë edhe Inisit i ka marrë disa tipare. Ndonëse për të gjithë fëmijët thuhet se janë të bukur, Coco Antonel është një nga bebet më të bukura që kemi parë, (ishalla s’e marrim mësysh) dhe ne duam t’i urojmë jetë të gjatë e të lumtur. Ingriti
Ingrit Gjoni, këngëtarja e dashur e skenës shqiptare është gjithashtu në pritje të një fëmije. Motrat e suksesshme të skenës kanë qenë shtatzënë në të njëjtën kohë, ndonëse Inisi disa muaj më herët. Ingriti është në pritje të një djali, i cili do të jetë frut i dashurisë 5-vjeçare që ajo ka me Gentin, djaloshin që i ka vjedhur zemrën. Ingrit Gjoni ka publikuar së fundmi klipin e saj më të ri nën titullin “Harronim të dy”, në të cilin këngëtarja vjen në një formë të shkëlqyer. Kjo është hera e parë që Ingriti sjell një rock balade dhe deri tani kjo këngë ka rezultuar shumë e pëlqyer.
Inisi
Shumë shpejt pritet që regjisorja Inis Gjoni të sjellë në teatër një projekt të ri, ama neve nuk na ka bërë të ditur asnjë detaj rreth tij.

Ingrit Gjoni pozon me barkun jashtë

Nuk është e para dhe as nuk do të jetë e fundit, pasi tashmë të gjithë femrat e shou-bizit shqiptar kanë vendosur që të mos rrinë rehat, edhe kur janë shtatzënë. Megjithëse këngëtarja që e ka radhën është Ingrid Gjoni, që dikur e mohonte me bindje këtë lajm se nuk ishte shtatzënë, tashmë ajo s’e ka problem të reklamojë barkun e saj, për një revistë të njohur në Tiranë. Shumë kureshtarë jemi se si do ta përjetojë fëmija i saj, kur të rritet e kur ta shohë këtë foto në internet. M. GJ

Ingrit Gjoni, klip në muajin e nëntë të shtatzënisë

Këngëtarja Ingrit Gjoni ka lançuar klipin e saj më të ri të këngës ”Harronim të dy”. Edhe pse shtatzënë, kjo nuk e ka penguar aspak këngëtaren simpatike që të jetë pranë publikut të saj. Në klip nuk duket shumë shtatzënia e Ingritit, ndërsa vlen për t’u theksuar se ajo duket në super formë. Pas bashkëpunimit me “miken dhe rivalen” e saj Çiljetën, Gjoni këtë herë vjen me një baladë dashurie. Këngëtarja këto ditë ka hyrë në muajin e fundit të shtatzënisë dhe na ndajnë vetëm pak ditë nga momenti që ajo të sjellë në jetë foshnjën e saj të parë, që mësohet se do të jetë një djalë.

MAPO

Edhe Ingrit Gjoni pozon me barkun jashtë

Nuk është e para dhe as nuk do të jetë e fundit, pasi tashmë të gjithë femrat e shou-bizit shqiptar kanë vendosur që të mos rrinë rehat, edhe kur janë shtatzënë. Megjithëse këngëtarja që e ka radhën është Ingrid Gjoni, që dikur e mohonte me bindje këtë lajm se nuk ishte shtatzënë, tashmë ajo s’e ka problem të reklamojë barkun e saj, për një revistë të njohur në Tiranë. Shumë kureshtarë jemi se si do ta përjetojë fëmija i saj, kur të rritet e kur ta shohë këtë foto në internet. M. GJ.

Ingrid Gjoni, këngë të re në muajin e nëntë të shtatzënisë

Këngëtarja Ingrid Gjoni ka lancuar ditën e djeshme, këngën e saj më të re, një baladë që titullohet “Harronim të dy”. Interesant është fakti jo vetëm se kjo këngë vjen shumë shpejt pas klipit “Mike dhe Rivale”, që Ingridi e realizoi më mikeshën e saj Ciljetën, por mbi të gjitha momenti i hedhjes në treg të kësaj këngë, vetëm pak ditë para se ajo të bëhet nënë.Ndonese xhirimet janë realizuar më herët (por gjithsesi gjatë shtatzënisë), është e qarte qe ingridi paraqitet ne forme përfekte fizike. Sic kemi mësuar Ingridi këto ditë ka hyrë në muajin e fundit të shtatzeënisë dhe është vetëm cështje orësh ose ditësh që ajo të bëhet nënë. Standard