
FototDuke qenë se vendet që frekuentojnë janë të shumta, vendosëm që t’u shkonim poshtë shtëpive, të cilat gjenden shumë pranë njëra-tjetrës, në një kompleks pallatesh në hyrje të “Komunës së Parisit”, ku jetojnë të tria motrat (edhe Ilda, motra e madhe). E para që zbriti nga apartamenti i saj ishte Ingriti, aktualisht në muajin e nëntë të shtatzënisë në pritje të një djali. E veshur me një komplet sportiv, ku dominonin jeshilja fosforeshente dhe e bardha, Ingriti ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të lagjes. Ndërsa priste të motrën me mbesën, e vogla e motrave Gjoni pasi bëri pazar u ul në një nga lokalet aty afër, ku konsumoi edhe diçka për mëngjes. Pa kaluar 15 minuta zbriti edhe Inisi, kohë në të cilën Ingriti la tavolinën dhe u ngrit për ta ndihmuar të motrën, duke mbajtur në krah mbesën Coco Antonel.

Në këtë moment janë realizuar edhe fotot që ne po sjellim sot, pavarësisht se motrat Gjoni vazhduan të qëndronin për disa orë në lokalin ku ishte ulur Ingriti, por më vonë realizimi i fotove u bë thuajse i pamundur.Coco AntonelCoco Antonel është vajza e parë e regjisores Inis Gjoni, frut i dashurisë 10-vjeçare të saj me Arjan Selimin, që është edhe babai i vajzës, por që sot fatkeqësisht nuk jeton më. Coco Antonel i dha përshëndetjen e parë kësaj bote më 8 dhjetor 2011 dhe sot është 4-muajshe. Familjarët e saj thonë se vajza i ngjan më së shumti të atit, megjithatë edhe Inisit i ka marrë disa tipare. Ndonëse për të gjithë fëmijët thuhet se janë të bukur, Coco Antonel është një nga bebet më të bukura që kemi parë, (ishalla s’e marrim mësysh) dhe ne duam t’i urojmë jetë të gjatë e të lumtur. Ingriti
Ingrit Gjoni, këngëtarja e dashur e skenës shqiptare është gjithashtu në pritje të një fëmije. Motrat e suksesshme të skenës kanë qenë shtatzënë në të njëjtën kohë, ndonëse Inisi disa muaj më herët. Ingriti është në pritje të një djali, i cili do të jetë frut i dashurisë 5-vjeçare që ajo ka me Gentin, djaloshin që i ka vjedhur zemrën. Ingrit Gjoni ka publikuar së fundmi klipin e saj më të ri nën titullin “Harronim të dy”, në të cilin këngëtarja vjen në një formë të shkëlqyer. Kjo është hera e parë që Ingriti sjell një rock balade dhe deri tani kjo këngë ka rezultuar shumë e pëlqyer.
Inisi
Shumë shpejt pritet që regjisorja Inis Gjoni të sjellë në teatër një projekt të ri, ama neve nuk na ka bërë të ditur asnjë detaj rreth tij.