Jonida Vokshi do të prezantojë “Vip shpija”

Në kanalet e “Digitalb” kanë filluar promocionet për shoun ”Vip shpija”, në edicionin e 3-të të tij. Këtë herë ai do të vij nën kujdesin e “Digitalb”, ku dhe do të transmetohet ekskluzivisht falë blerjes të të drejtave.

Ndërkohë, vajza që do ta moderojë këtë spektakël argëtues është Jonida Vokshi, e cila njihet edhe si imazh
i kësaj platforme televizive. “Vip Shpija”, e cila dikur është bërë në Kosovë, do të transmetohet 24 orë live në “Digitalb” dhe në një kanal HD.