Gjykata e Tiranës dënoi dje me 5 vite burg dhe 200 mijë gjobvënësit e regjisorit Leonard Bombaj. Ajselda Xhoxhaj, e mitura që akuzoi profesorin e saj Bombaj për përdhunim, u dënua me 8 muaj burg dhe dënimin do ta kryej pranë Shërbimit të Provës ku duhet të paraqitet një herë në javë.
Arkimed Lushaj,i njohur me pseudonimin "Stresi" u dënua me 1 vit e 8 muaj burg si dhe me 400 mijë lekë gjobë. Elis Bashaj me 1 vit e 6 muaj burg dhe 400 mijë lekë gjobë, Roland Kurti dënohet me 1 vit e 4 muaj burg dhe gjobitet me 400 mijë lekë dhe Sebastian Kallavaku u dënua me 6 muaj burg dhe gjobë prej 400 mijë lekësh...
Visualizzazione post con etichetta Stresi. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Stresi. Mostra tutti i post
“Një video skandaloze” Stresi dhe Ronela Hajati tallen me të varfrit (VIDEO)
Ka përfunduar në rrjetin Youtube një video skandaloze që tregon për protagonistë këngëtarët Stresi (Arkimend Lumaj) dhe Ronela Hajati.
Videoja që shikoni ka marrë kritika të forta nga shikuesit për shkak të natyrës tallëse me shtresën e të varfërve. Stresi dhe Ronela i janë afruar një lypëse që flinte në rrugë duke e frikësuar dhe më pas ajo u kërkon të largohen, ndërsa Stresi i thotë “çfarë do të thuash për Top Channel dhe për Getoar Selimin”.

Stresi përgatit “diss” kundër Noizyt
Reperi Stresi ka paralajmëruar dje me një video se do të bëjë një “diss” për Noizyn, pasi ky i fundit i bëri një “diss” Ledrit dhe BABASTARS.
Sipas burimeve të Telegrafit, kënga do të titullohet "Hava".
Gjëja më interesante në gjithë këtë është se pritet të shihet nëse Noizy do të publikojë videon që thotë ta ketë rrahur Stresin, pasi e ka kërcënuar këtë te fundit se do ta lansoj në rast se ai bën edhe një “diss”.
Derisa konflikti i reperëve rivalë të klaneve OTR dhe BABASTARS

Stresi, Enxhit: Per ty ia vlen te vdes
Vazhdon telenovela me shumë seri mes Enxhi Kamenicës dhe Stresit. Çifti janë rikthyer bashkë dhe këtë gjë e dëshmojnë deklaratat e dashurisë që i bëjnë njëri tjetrit. Stresi i ka deklaruar të dashurës së tij dashurinë e zjarrtë që ka për të. Madje ai është gati të vrasë për të. “Për vajzën e jetës tënde ia vlen të vdesësh. Më mungon Enxhi Kamenica”- I shkruan Stresi të dashurës së tij në Facebook. Ndërkohë, Enxhi e cila është zhdukur nga qarkullimi në rrugët e kryeqytetit ka filluar të qarkullojë e të rifreskojë faqen e saj në Facebook, ku së fundmi ka publikuar artikullin e parë ku ajo bashkë me Stresin deklaruar zyrtarisht dashurinë e tyre në një revistë mujore.
3 vite burg për Stresin
Këngëtari Arkimend Lushaj, i njohur me emrin Stresi duket se do "hajë" tre vite burg. Kështu të paktën ka kërkuar Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Stresi akuzohet për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Stresi, së bashku me katër persona të tjetër, kanë kërkuar 25 mijë euro nga regjisori Leonard Bombaj, të cilin e akuzojnë se ka bërë seks me një të mitur.
Në konkluzionet përfundimtare prokurori Ardian Nezha u shpreh se 15-vjeçarja me inicialet A.XH. është bërë shkaku i këtij konflikti mes Leonard Bombaj dhe të pandehurve Arkimed Lushaj, Rolado Kurtin, Elis Bashën dhe personin tjetër të identifikuar së fundi me emrin Sevastian Kallabaku të njohur ndryshe me nofkën “Arusha”.
Sipas të dhënave të Prokurorisë, vajza 15-vjeçare ka deklaruar gjatë komunikimit të akuzës se nuk e kishte kërcënuar regjisorin Bombaj edhe pse ai e kishte përdhunuar disa here në ambientet e studiove “Sirea Film”.
Gjithashtu, vetë 15-vjeçarja ka mohuar se së bashku me këngëtarin “Stresi” i kishin kërkuar regjisorit të paguajë shumën prej 25 mijë eurosh si formë presioni për të mos e denoncuar publikisht si përdhunues fëmijësh.
Eni Koçi, pas bashkëpunimeve me Noizin i kërkon shoqëri armikut të tij, Stresit
Është publikuar mesazhi privat dhe biseda që ka realizuar me këngëtaren e re Eni Koçi, dhe e ka shpërndarë te të gjithë miqtë e tij në facebook. Rep-këngëtari Arkimed Lushaj (Stresi) i cili njihet si rival i përbetuar i reperit tjetër, Rigels Rajku (Noizy), si në tallje ka publikuar bisedën private që e ka realizuar me këngëtaren e re Eni Koçi, që njihet njëherazi edhe si mike e ngushtë e Noizit pas disa bashkëpunimeve me të. Këtë publikim Stresi e ka bërë me siguri që të tallet me shoqërinë dhe të tregojë se Eni ka vendosur t’i kërkojë miqësi atij, duke e ditur që raporti mes tij dhe Noizit nuk është përmirësuar aspak. E derisa Eni vazhdon publikimin e këngëve të reja qofshin ato edhe bashkëpunime, Stresi po shijon suksesin e tij me këngën e fundit të prezantuar në ‘’TopFest’’, duetin me Xheraldina Berishën.
Panorama
Stresi: Jam tropojani më i përfolur pas Kryeministrit
Ka qenë një nga personazhet më të përfolur, jo vetëm për muzikën por edhe për historinë e tij të dashurisë me Enxhi Kamenicën. Në fakt zhurma e historisë së tyre vazhdon ende, sidomos pasi në Top-Fest, Stresi këngën “Lamtumirë” e këndoi me Xheraldina Berishën, një nga finalistet e “The Voice”. Si lindi ky bashkëpunim, historia e këngës, çfarë pret Stresi nga ky festival, por edhe si po shkon gjyqi me Bombajn, reperi i tregon në këtë intervistë.
Stresi, keni marrë pjesë në Top-Fest me këngën tuaj ‘Lamtumirë’, një këngë që ka pasur një histori të gjatë sa i përket femrës që të shoqëron. Na thuaj pak diçka lidhur me këtë…
Përshëndetje! Kënga “Lamtumirë” më në fund u prezantua dhe ka arritur një rekord në “Youtube” për 24 orët e fundit nga dita kur u lançua në Top-channel. Kjo këngë u bë pak legjendë, por ia dolëm më së miri. E vërtetë që jam frymëzuar nga një person i rëndësishëm në jetën time. Kënga doli si rrjedhojë e disa sms-ve të miat me dikë dhe ideja ishte e imja, që ato fjalë prekëse t’i ktheja në muzikë. Kështu u krijua “Lamtumirë”.
Lamtumirë ju rikthen në skenë pas disa kohësh. Si është pritur ky kthimi i juaji, të themi?
Jam rikthyer siç kam deklaruar në çdo intervistë. Shumë fuqishëm dhe shumë profesionalisht në fushën e muzikës, pasi po punojmë shumë. Jam shumë i kënaqur me publikun, pasi më kanë pritur jashtëzakonisht mirë.
Përse zgjodhët Xheraldinën?
Qysh në fillim, kur stafi i “Threedots” kompozoi këtë muzikë, u mendua të gjenim një talent të paafirmuar në treg, siç janë shumë. Mirë po për të mos harruar, këngën e këndoi Ronela Hajtai, mikesha ime, e cila u ndërrua, sepse unë kisha një problem personal dhe nuk ishte e mundur të vija në Shqipëri për të arritur Top- Fest-in. Kështu projekti u la përgjysmë. Duke parë “The Voice of Albania” piketuam Xheraldinën dhe ajo pranoi pa u menduar dy herë
Çfarë çmimi pretendon në Top-Fest 9?
Në fillim pretendoj zemrën e publikut, pasi pa publik s’ka muzikë. Pastaj është hera e tretë që marr pjesë në Top-fest. Kështu që shpresoj e treta e vërteta, por do të doja “Best hip-hop” ose “Bestsong” ose e gjitha (qesh).
Stresi dhe diçka të fundit, gjyqi me Bombajn si po shkon?
Çdo gjë ngelet në organet e shtetit. Ata e dinë më së miri. Akoma s’jemi në përfundim.
Pas gjithë kësaj historie ti mbetesh sërish një “Bad Boy”, apo ke ndryshuar sjellje?
Sa për sjelljen, jam tropojani më i përfolur mbas Kryeministrit. Kam famë, lekë dhe femra, por e dua jetën e banditit (qesh).
Veç Top-Fest, çfarë projektesh ke në muzikë?
Këtë verë do të dal me një superhit tjetër nga “Threedots”. Mendoj se do të jetë klipi i verës, kështu që prisni se do të kem shumë të reja për fansat e mi.
Jonida Hitoveizi MAPO

Stresi: Dua gjyq te shkurtuar
Arkimed Lushaj, reperi i njohur me emrin “Stresi”, i akuzuar nga Prokuroria për gjobëvënie ndaj regjisorit Leonard Bombaj, kërkoi gjykim me kohë të shkurtuar në Gjykatën për Krimet e Rënda. E njëjta kërkesë u parashtrua para gjykatës edhe nga të bashkëpandehurit e tij në të njëjtin proces, Erlis Bashaj, Relado Kurti, Sevastjan Kallabaku dhe A. Xhaxhaj. Kërkesa në fjalë u parashtrua dje nga avokatët mbrojtës të secilit prej të pandehurve.
Mbrojtësit nuk u shprehën në lidhje me fajësinë e klientëve të tyre, por pretenduan para trupës gjykuese se çështja mund të zgjidhet në gjendjen në të cilën ndodhen aktet. Kërkesa e avokatëve u konsiderua e drejtë edhe nga përfaqësuesi i Prokurorisë në proces.
Trupa gjykuese pohoi se do të shprehej në lidhje me këtë kërkesë të të pandehurve në seancën e ardhshme. Nëse kërkesa e të pandehurve do të pranohet, të pandehurit përfitojnë uljen e një të tretës së dënimit, nëse deklarohen të fajshëm nga gjykata.
Të pandehurit e kësaj dosjeje akuzohen nga Prokuroria për Krimet e Rënda për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, në dëm të regjisorit Leonard Bombaj. Sipas organit të akuzës, në bashkëpunim me njëri- tjetrin, ata i vendosën disa “gjoba” regjisorit. Historia nisi në shtator 2010 me disa kallëzime të ndërsjella në polici mes A.Xhaxhajt dhe regjisorit Bombaj, ku e para pretendonte se ishte përdhunuar, ndërsa regjisori se ishte kërcënuar dhe shantazhuar. Në vijim,
Prokuroria pushoi procedimin penal ndaj regjisorit për “dhunë seksuale”. Por hetimi u kanalizua te “Stresi” dhe miqtë e tij që, sipas hetimeve, rezultonte se kishin kanosur dhe shantazhuar regjisorin.
Panorama plus

Iscriviti a:
Post (Atom)