Visualizzazione post con etichetta Enxhi Kamenica. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Enxhi Kamenica. Mostra tutti i post

Stresi, Enxhit: Per ty ia vlen te vdes

Vazhdon telenovela me shumë seri mes Enxhi Kamenicës dhe Stresit. Çifti janë rikthyer bashkë dhe këtë gjë e dëshmojnë deklaratat e dashurisë që i bëjnë njëri tjetrit. Stresi i ka deklaruar të dashurës së tij dashurinë e zjarrtë që ka për të. Madje ai është gati të vrasë për të. “Për vajzën e jetës tënde ia vlen të vdesësh. Më mungon Enxhi Kamenica”- I shkruan Stresi të dashurës së tij në Facebook. Ndërkohë, Enxhi e cila është zhdukur nga qarkullimi në rrugët e kryeqytetit ka filluar të qarkullojë e të rifreskojë faqen e saj në Facebook, ku së fundmi ka publikuar artikullin e parë ku ajo bashkë me Stresin deklaruar zyrtarisht dashurinë e tyre në një revistë mujore.

Enxhi dhe Stresi nga te dashur behen moter e vella

Janë apo nuk janë bashkë? Kjo gjë nuk është shumë e sigurt. Të paktën romantikisht, Stresi dhe ish e dashura Enxhi Kamenica thuhet se nuk janë më. Por, kjo nuk do të thotë aspak që të mos jenë edhe miq. Madje, miqësia e tyre duket se i ka kaluar kufijtë e miqësisë sepse Stresi dhe Enxhi e quajnë njëri tjetrin vëlla e motër. “I miss you my sister”- i shkruan Stresi ish të dashurës së tij në wall dhe ajo i përgjigjet pak a shumë në të njëjtën mënyrë. Nëse, kanë mbetur vërtet miq të mirë këtë gjë do ta zbulojmë në ditët në vazhdim, pasi si Stresi dhe Enxhi janë personazhe të cilët nuk bëhen vonë për të mbajtur sekret jetën e tyre private.

Enxhi Kamenica: Fyerjet dhe shpifjet denigruese per personalitetin tim

Emri i saj u be i njohur pas infiltrimit ne nje nga reality-show qe organizohet ne Shqiperi. Megjithese vjen nga bota e modes dhe se drejtonte nje agjenci mode, Enxhi Kamenica u identifikua si nje vajze e lirshme korcare dhe pa komplekse. Shpesh jeta e saj private ka qene ne fokusin e gazetareve, por, sic thote Enxhi ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, ka pasur shpesh momente kur ajo eshte ndjere e fyer nga shpifjet dhe nga keqinformimi qe i eshte bere publikut ne lidhje me te.


Sapo ka blere nje shtepi te sajen dhe ka filluar qe te jete e pavarur. Mbi te gjitha eshte duke u pergatitur per te ndjekur masterin ne shtetin fqinj, Itali, ku Enxhi do te shperngulet per nje periudhe kohe ne Rome, per te ndjekur studimet pasuniversitare.

Enxhi, ju u bete e njohur pasi hyte ne nje reality-show si e infiltruar, ishte deshira juaj pjesemarrja apo e organizatoreve?
Ka qene nje ftese e bere nga autoreve te “Big Brother Albania”, pasi une ne ate kohe isha goxha e angazhuar me boten e modes, nderkohe qe drejtoja dhe nje reviste e agjenci mode.

A mendoni se ne nje fare menyre ju pengoi apo ju ndihmoi popullariteti i fituar?

Nuk mund te konfirmoj as njeren, as tjetren. Pervec faktit se here pas here me pengon te jem e lirshme ne daljet e mia publike privat, ne asnje aspekt tjeter nuk ka ndikuar pozitivisht apo negativisht fakti qe njihesha si “Enxhi i BB”.

Jeni perfolur shume per lidhjen tuaj me Stresin, a jeni bashke, apo jeni ndare perfundimisht?
Lumturimisht te ndare!

Cfare mendoni kur lexoni per veten tuaj neper gazetat roze?

Kjo eshte shume relative, pasi gjithcka varet shume nga gazetaret sa profesioniste apo investigues te lajmit jane, pasi ndodh qe jane edhe dashakeqes pa nivel, ne rastin e dyte sigurisht qe ndjehem shume e fyer nga shpifjet apo aludimet e tyre dhe keqinformimi qe i behet publikut.

Vetem para pak ditesh u fol per nje aksident qe bete me makinen e shoqes suaj, cila eshte e verteta e kesaj historie?

Po eshte e vertet qe kam pasur nje aksident te vogel me makine, por fale Zotit pa ndonje pasoje ne shendetin tim, vetem deme te vogla te makines se mikeshes sime.

A keni ju shoqeri me personazhet e tjera publike?

Kam marredhenie shume te mira me te gjithe njerezit qe me lidh puna, qe ne kete rast, te shumte jane pa diskutim dhe ata te medias dhe televizionit.

Momentalisht me cfare po merret Enxhi?

Momentalisht po sistemoj jeten time private, e cila, fatkeqesisht, ishte pak jashte vemendjes sime per nje periudhe kohe, kjo gje po rikuperohet tani, fillimisht me blerjen e nje shtepie te re ku po provoj jetesen vetem dhe te pavarur.

A keni menduar ndonjehere qe te jetoni diku tjeter dhe jo ne Shqiperi?

Here pas here kam menduar qe te jetoj ne Itali ku dua te bej dhe masterin, por jo per t’u shperngulur perfundimisht, vetem nese karriera ime merr nje drejtim tjeter me transferimin tim ne kryeqytetin italian, pra ne Rome.

Pjese e suksesit tuaj eshte padyshim edhe pamja juaj fizike, a kujdesi shume per te?

Per hir te se vertetes shume pak, jam tip shume sportiv dhe nuk me pelqen te sajohem me taka, grim e ku di une, kjo sa i perket pamjes se jashtme, ndersa sa i perket fizikut tim kujdesem sigurisht ne ushqimin qe une konsumoj dhe duke u marre shume me sport, qe mbi te gjitha te jem ne forme te mire fizike, pasi kjo ka shume rendesi per mua…

Si e shihni veten tuaj pas 10-vjetesh?

Do te uroja qe te isha nje femer ne karriere.

Cfare jane per ju gjerat me te rendesishme, pa te cilat nuk do te jetonit dot?

Ajo qe per mua ka nje rendesi te pazevendesueshme eshte sigurisht familja ime, pa te cilen nuk do te jetoja dot.

Si e shihni mentalitetin shqiptar sot ne 2012, me te perparuar apo si 20 vite me pare?

Ne fasade me te perparuar, ne brendesi me rende se para 20 vitesh, dhe kjo jo detyrimisht ne nocionin e keq te fjales.

A keni bere apo thene dicka per te cilen jeni penduar shume se fundmi?

Besoj se nuk kam bere asgje qe vlen te publikohet.

Si do ta perkufizonit ju veten tuaj, kapricoze, tolerante, solare… etj.?

Mbase vete natyra femerore ka pak nga te gjitha, por ajo qe mua me karakterizon them se jam shume solare.

Cilat jane tiparet e mashkullit tuaj ideal?

E veshtire te perkufizohet ne nje interviste, por duhet te jete nje njeri i pjekur dhe i matur, shume i dhene pas familjes dhe mbi te gjitha te vleresoje femren qe ka ne krah, jo detyrimisht i ngjashem me mua ne karakter, por te plotesojme njeri-tjetrin.

Cfare nuk do te toleronit kurre tek nje mashkull?

Nuk mund te flas keshtu apriori, sepse varet nga personi, por sigurisht qe nuk do te toleroja asgje qe mua nuk me pelqen.

Cfare roli ze miqesia tek ju?

Miqesia, s’e di, pasi nuk jam nga ata persona qe nuk kam te tille, e vetmja qe njihet si mikesha ime eshte motra ime Aurela Hoxha, qe sigurisht eshte familja ime.

Yllka Selita Koha Jone

Akuza e Enxhit ndaj Bombajt: Modelja rrezikon burgun

Në seancën e datës 21 mars, Leonard Bombaj e vendosi ta shtyjë gjyqin e hapur ndaj modeles 23-vjeçare Enxhi Kamenica, me një kërkesë ku jepte arsyen e shtyrjes për t’i dhënë asaj edhe një mundësi tjetër për normalizim të marrëdhënies mes tyre. Por tashmë që një gjë e tillë me sa duket nuk ka ndodhur, për shkak të zhvendosjes së Enxhit në Kosovë, të premten ajo është thirrur si “e pandehur” pasi çështja nga gjykimi si çështje civile ka kaluar në çështje penale. Kjo do të thotë se në qoftë se Enxhi deri tani rrezikonte gjobë, tashmë rrezikon burgun, gjithmonë nëse shpallet fajtore. Mbi Enxhi Kamenicën tani rëndon akuza “fyerje e shpifje”, mbi bazën ligjore neni 119 (neni 120/2) dhe çështja do të gjykohet nga gjyqtarja Ardiana Bera. Bombaj akuzoi Enxhi Kamenicën për “shpifje” në deklaratat e saj në emisionin “Zonë e lirë”, akuza që iu bënë në muajin tetor, ku ajo e ftuar në këtë emision të Arian Çanit përdori termin “pedofil”, duke iu referuar Leonard Bombajt. Pikërisht etiketimet “pedofil” dhe “përdhunues” ndaj regjisorit nga ana e modeles Kamenica, kanë qenë arsyeja që Bombaj e ka paditur 23- vjeçaren për veprat penale të “fyerjes” dhe “shpifjes”, të bëra botërisht, pas çështjes penale që ai pati me një minorene, e cila e akuzoi artistin për përdhunim. Për dëmin e pësuar nga deklaratat e vajzës, që u bë e njohur në televizion nga pjesëmarrja e saj në programin “Big Brother Albania”, Bombaj kërkon dëmshpërblim në para në shumën 10 milionë lekë. Sipas nenit 119, fyerja e qëllimshme e personit përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj. Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Mbi Enxhin rëndon dhe akuza e shpifjes, që sipas nenit 120/2 shpifja është vepër penale që kur kryhet botërisht në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Enxhi Kamenica, aksident me makinën e këngëtares Silvia Tafani

Enxhi Kamenica, modelja simpatike e cila mori famë pas pjesëmarrjes në reality show- n “Big Brother” ka qenë protagonistja kryesore e një aksidenti të ndodhur gjatë mbrëmjes së të enjtes në zonën e Bllokut. Bukuroshja ka shkaktuar kaos në qarkullim pasi është përplasur në betonin që ndan rrugën kryesore nga korsia e emergjencës. Siç kemi mësuar automjeti me të cilin udhëtonte Enxhi nuk ka qenë i saji, por i këngëtares Silva Tafani, e cila është e re në botën e muzikës.
Kamenica nuk ka pësuar dëmtime serioze, pasi në këtë rast ka funksionuar airbag- u, megjithatë asaj i është dashur të kalojë disa orë nën vëzhgimin e mjekëve. Bluetooth

Enxhi Kamenica terheq akuzen ndaj Leonard Bombaj


Pas kërkesë-padisë së bërë në Gjykatën e Tiranës nga regjisori Leonard Bombaj tri muaj më parë kundrejt bukuroshes Enxhi Kamenica për fyerje publike dhe shpifje, si pasojë e së cilave kërkonte edhe 10 milionë lekë dëmshpërblim, flet sot për herë të parë e akuzuara. A është penduar Enxhi për deklaratat e bëra gati 6 muaj më parë në emisionin “Zonë e Lirë”, ku e quajti regjisorin “pedofil” dhe “përdhunues”? Cili do të jetë fundi i kësaj historie? Ku është fshehur Enxhi gjatë kësaj kohe dhe pse nuk është paraqitur në gjykatë? Përgjigjet për të gjitha këto pyetje vijnë sot në një rrëfim special për faqet e “Gazeta Shqiptare”.
Enxhi, më në fund të kapa. Ku ke humbur gjithë këto kohë?
Jam marrë normalisht me aktivitetet e mia në Tiranë. Kam frekuentuar po të njëjtat ambiente, po të njëjtët miq, po të njëjtët kolegë.
Domethënë nuk je fshehur në Kosovë?
Nuk kam pasur arsye të fshihem në Kosovë nga askush. Këto janë imagjinata të gazetarëve që i shkruajnë. Hera e parë dhe e fundit kur kam qenë në Kosovë, ka qenë përpara Vitit të Ri dhe kam shkuar për t’u argëtuar e jo për t’iu fshehur ndokujt.
E di që Policia të ka shpallur person në kërkim?
Nuk është e vërtetë që jam person në kërkim, nëse do të isha do të më kishin gjetur. Unë jetoj prej dhjetë vitesh në rrugën “Myslym Shyri”, pranë Drejtorisë së Policisë dhe nëse ky lajm do të ishte i vërtetë, do ta kishin shumë të lehtë për të më lokalizuar.
Kur ke mësuar për këto shkrime, pse nuk ke shkuar në Gjykatë për të dëshmuar në lidhje me gjyqin që ka hapur Leonard Bombaj?
Me këtë çështje është marrë familja ime, derisa unë arrita të kisha një takim me palën tjetër.
Çfarë ndodhi pas atij takimi?
Pas atij takimi unë reflektova dhe arrita në përfundimin që reagimi im ishte i tepërt në atë moment. Nuk jam askushi për të gjykuar askënd. Ajo që më bëri të pendohem për këtë deklaratë aq impulsive dhe të nxituar, ishte fakti, që veç tij, cenova edhe familjarët, gruan, fëmijët dhe prindërit. Ndaj, do doja që përmes kësaj interviste t’u kërkoja ndjesë dhe atyre.
Si po shkon çështja tani?
Kjo çështje ka marrë tashmë një drejtim krejt të ndryshëm nga sa të tjerët kanë pritur. Seanca që do të pasojë është ajo e pajtimit.
Kërkese-padia e Bombajt
Në emisionin “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani, të datës 21 tetor 2011, i cili transmetohet në televizionin kombëtar “Klan” ka qenë e ftuar edhe Enxhi Kamenica. Në këtë emision Enxhi Kamenica është pyetur nga Arian Çani në lidhje me një ngjarje që është bërë publike, për sa i përket një konflikti ndërmjet meje dhe një personi tjetër që quhet Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe me emrin e artit “Stresi”. Megjithëse pyetja e gazetarit ishte një pyetje nga e cila kërkohej një opinion në lidhje me këtë ngjarje, e cila është bërë publike, dhe konkretisht Arkimed Lushaj, “Stresi”, është akuzuar dhe është duke u gjykuar për këtë vepër penale, Enxhi Kamenica duke iu shmangur tërësisht objektit të pyetjes që i është bërë, ka lëshuar ndaj meje një lumë shpifjesh dhe fyerjesh në mënyrë të përsëritur. Ajo ka shpifur kundrejt meje, duke më fyer publikisht, duke hedhur baltë mbi nderin, dinjitetin dhe personalitetin tim individual dhe të familjes.”, - thuhet në kërkesën e Leonard Bombajt dërguar Gjykatës së Tiranës. Më tej, Leonard Bombaj rendit dhe dëmet që i janë shkaktuar atij nga deklaratat e bëra nga ana e Enxhi Kamenicës. Sipas tij, Enxhi Kamenica ka cënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë familjen dhe mbi të gjitha djalin e tij, i cili vuan psikologjikisht atë çfarë është thënë në televizion.
Dëmshpërblimi
“Në lidhje me shpërblimin e dëmit të shkaktuar, është e qartë se dëmi i shkaktuar është shumë i madh dhe më duhet të them i përhershëm. Është cënuar shumë rëndë nderi, personaliteti dhe dinjiteti im personal dhe i familjes sime. Kjo gjë bëhet akoma më e rëndë dhe pasojat janë akoma më të rënda, nëse do të kihet parasysh se unë nuk jam një qytetar i thjeshtë, por një person publik, shumë i njohur dhe shumë i vlerësuar në profesionin tim.”, - shprehet Leonard Bombaj në kërkesën e depozituar në Gjykatën e Tiranës. Në fund të kërkesës së tij, Bombaj kërkon nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë që të procedohet penalisht Enxhi Kamenica, pasi ka konsumuar elementet e veprave penale të “Fyerjes” dhe të “Shpifjes”, të bëra botërisht. Gjithashtu, Bombaj kërkon nga Gjykata që të vendosë shpërblimin e dëmit, që është shkaktuar në masën 10 milionë lekë.

Organet e drejtësisë në kërkim, Enxhi Kamenica gjen strehë në Prishtinë

Lajmi mbi padinë që Leonard Bombaj ka bërë ndaj Enxhi Kamenicës, siç duket është marrë seriozisht nga Kamenica. Organet e drejtësisë ende nuk mund të lokalizojnë vendndodhjen e Enxhit, e cila ka kohë që nuk është shfaqur në gjykatë, pas akuzave që në një emision televiziv ajo i bëri Bombajt duke e ofenduar e fyer atë publikisht, ndërsa ky i fundit paralajmëroi edhe padi ndaj saj. Ndërsa ne mësojmë se ajo tashmë është shpërngulur në Kosovë, ku edhe ka vendosur që të jetojë, pas frikës se organet e drejtësisë do të lokalizojnë vendndodhjen e saj në Shqipëri. Më herët, Enxhi dha lajmin se do të udhëtojë drejt shtetit fqinj Itali, për të vazhduar studimet për master, por më vonë destinacioni i saj u zbulua dhe ishte Kosova e më saktë Prishtina, ku thuhet se është mahnitur me mikpritjen që i kishin bërë shqiptarët atje, vajzës e cila u bë e famshme nga spektakli “BB”. Atje, Enxhi ka marrë dhe disa oferta për punë, të cilat i ka pranuar me shumë kënaqësi. Nëse çështja do të bëhet akoma më serioze dhe organet e Drejtësisë do të kërkojnë intensivisht vendndodhjen e saj, ndoshta do të kërkohet nga organet e Drejtësisë në Kosovë, që të deportohet drejt Shqipërisë, ku e pret edhe gjyqi për padinë që Bombaj ka bërë ndaj saj. PanoramaPlus

Shtyhet gjyqi, Enxhi Kamenica nuk gjendet per tu njoftuar


Gjykata e Tiranës nuk ka mundur dot të lokalizojë banesën e Enxhi Kamenicës e për pasojë është shtyrë dhe seanca e parë gjyqësore, ku Kamenica është e paditur nga ana e Leonard Bombajt për shpifje dhe fyerje të bërë botërisht. Bombaj nga ana e tij është shprehur sot se kërkon që gjyqi të nisë sa më shpejt dhe se do t’i shkojë deri në fund kësaj çështjeje. Gjykata vendosi seancën e radhës më datë 9 mars, duke i lënë kohë autoriteteve që të lokalizojnë Kamenicën, për t’i njoftuar nisjen e gjyqit ndaj saj. Në muajin janar 2012 Leonard Bombaj bëri padi në Gjykatën e Tiranës ku kërkonte si dëmshpërblim shumën e 10 milionë lekëve nga Enxhi Kamenica, vajza e “Big Brother”, e cila para pesë muajsh tek emisioni “Zonë e Lirë” e ka quajtur regjisorin shqiptar “pedofil” dhe “përdhunues”. Bombaj e akuzon gjithashtu 23-vjeçaren për veprat penale të “fyerjes” dhe të”shpifjes” të bërë të gjitha këto në televizion. Sipas regjisorit, nëna e tij 70-vjeçare kur dëgjoi atë fjalë ishte rënduar shumë psikologjisht, kurse vetë regjisori ndërpreu punën e tij për një javë. “E para, mos e thërrasim me emrin Leonard Bombaj, se nuk ndihem mirë unë. Do e pagëzoj dhe do bëhem kumbara e tij, pse mos e quajmë pedofili? Kam informacion nga njerëz të afërm të tij, domethënë kam dëshmitarë okularë që kanë parë paturpësinë që ai ka bërë me nxënësit e tij” , ka thënë ndër të tjera Kamenica në intervistën e saj në emisionin televiziv, ndërsa tashmë Bombaj kërkon prej saj 10 milionë lekë si dëmshpërblim.


gazeta mapo