Gjykata e Tiranës dënoi dje me 5 vite burg dhe 200 mijë gjobvënësit e regjisorit Leonard Bombaj. Ajselda Xhoxhaj, e mitura që akuzoi profesorin e saj Bombaj për përdhunim, u dënua me 8 muaj burg dhe dënimin do ta kryej pranë Shërbimit të Provës ku duhet të paraqitet një herë në javë.
Arkimed Lushaj,i njohur me pseudonimin "Stresi" u dënua me 1 vit e 8 muaj burg si dhe me 400 mijë lekë gjobë. Elis Bashaj me 1 vit e 6 muaj burg dhe 400 mijë lekë gjobë, Roland Kurti dënohet me 1 vit e 4 muaj burg dhe gjobitet me 400 mijë lekë dhe Sebastian Kallavaku u dënua me 6 muaj burg dhe gjobë prej 400 mijë lekësh...
Çështja Stresi-Bombaj filloi me regjistrimin e një padie në Komisariatin nr.1 nga ana e të miturës Xhaxhaj, e cila akuzonte profesorin e saj si përdhunues. Nga ana e Prokurorisë u ndërmorën hetimet në lidhje me akuzën e ngritur nga e mitura, por në fund nuk rezultoi asnjë provë që të vërtetetonte fjalët e minorenes. Me datë 20.09.2011 Gjykata e Tiranës mbylli çështjen ndaj Bombajt me pretendimin se nuk ka prova që të vërtetojnë përdhunimin ndaj Ajselda Xhaxhajt. Më pas Bombaj paditi në gjyq Stresin e të tjerët për gjobëvënie. Ai pretendonte se është kanosur nga ana e të pandehurve duke i kërkuar 25.000 euro.