E vërteta e lidhjes së Tunës me Vali Korleonen
Nëpër uebportale të ndryshme po shkruhet shumë për spekulimet se përse pasaniku nga Gjilani, Vali Korleone, tha në emisionin e Arian Çanit se mes tij dhe Tunës mund të ndodhë gjithçka. Ai madje e ofendoi rëndë këngëtaren, kur deklaroi se është në gjendje që të ngjitet në skenën e koncertit të Tunës dhe ta kapë atë me zor…. Zërat thonë se deklarata e tij ka ndodhur për shkak të një videoje të këngëtares, që po shëtit këto ditë në internet e ku Tuna këndon këngën “I asaj”. Ndërsa performon refrenin e famshëm “tash tjetërkush e ka” dhe prek me nënkuptim pjesët e saj intime, burimet thonë se me këtë gjest ajo ka provokuar Vali Korleonen, duke i bërë atij me dije se “Tuna i përket tjetër kujt” dhe se ai nuk mund ta ketë atë… Ky thashethem merr akoma më shumë vlerë nëse ne ju themi se kjo performancë është kryer në një pub në qytetin e Gjilanit, që pasaniku e konsideron si “selinë” e tij. Kjo mendohet se është arsyeja se përse Vali nuk ka mundur ta durojë një gjest të tillë nga ana e këngëtares dhe ka shfrytëzuar rastin për ta ofenduar, ndërsa intervistohej në programin e Çanit, “Zonë e lirë”.