Fejesa me Big Bastën, Vesa Luma konfirmon zyrtarizimin e lidhjes
Nuk kanë pritur dot më që të njihen me familjet e njëri-tjetrit, por jo përmes lajmeve dhe thashethemeve të medieve… Çifti më i ri në radhët e artistëve shqiptarë, këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, vetëm pak javë pasi pranuan se po jetojnë një histori dashurie, kanë ftuar familjet reciproke që të njihen mes tyre, në një ceremoni që ne shqiptarët e quajmë fejesë. Gjithçka ka ndodhur në Prishtinë, në qytetin e biondinës së bukur të muzikës. Në një restorant në periferi të qytetit, Vesa dhe Big Basta, gjatë një dreke të këndshme familjare, janë fejuar, por në fshehtësi të plotë nga mediet. Pavarësisht dëshirës së tyre që ky akt të ishte sa më privat dhe intim, gjithçka është marrë vesh nga mediet kosovare. Pak më vonë, Vesa ka pranuar gjithçka: “Së pari, ju falënderoj për urimet dhe ishalla qofshim bashkë me ju në hare. E duke qenë se po bëni publik një lajm të gëzueshëm, s’po na mbetet hatri. Ju përshëndes nga Zyrihu me shi”, - ka thënë këngëtarja, e cila shumë shpejt mendohet të zhvendoset në Tiranë, për të jetuar me Big-un.