Visualizzazione post con etichetta Vesa Luma. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Vesa Luma. Mostra tutti i post
Fejesa me Big Bastën, Vesa Luma konfirmon zyrtarizimin e lidhjes
Nuk kanë pritur dot më që të njihen me familjet e njëri-tjetrit, por jo përmes lajmeve dhe thashethemeve të medieve… Çifti më i ri në radhët e artistëve shqiptarë, këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, vetëm pak javë pasi pranuan se po jetojnë një histori dashurie, kanë ftuar familjet reciproke që të njihen mes tyre, në një ceremoni që ne shqiptarët e quajmë fejesë. Gjithçka ka ndodhur në Prishtinë, në qytetin e biondinës së bukur të muzikës. Në një restorant në periferi të qytetit, Vesa dhe Big Basta, gjatë një dreke të këndshme familjare, janë fejuar, por në fshehtësi të plotë nga mediet. Pavarësisht dëshirës së tyre që ky akt të ishte sa më privat dhe intim, gjithçka është marrë vesh nga mediet kosovare. Pak më vonë, Vesa ka pranuar gjithçka: “Së pari, ju falënderoj për urimet dhe ishalla qofshim bashkë me ju në hare. E duke qenë se po bëni publik një lajm të gëzueshëm, s’po na mbetet hatri. Ju përshëndes nga Zyrihu me shi”, - ka thënë këngëtarja, e cila shumë shpejt mendohet të zhvendoset në Tiranë, për të jetuar me Big-un.
“Big Basta” dhe Vesa Luma pas një 1 viti lidhje, sillen në publik si burrë e grua
Mesa duket nuk kanë ç’të fshehin më. Reperi nga Tirana, Gerald Xhari, i njohur si “Big Basta” dhe këngëtarja kosovare Vesa Luma janë shfaqur më shumë se një çift i dashuruar në natën festive të promovimit të albumit të tij të dytë me titull “Radio & Club (R&C)” të shtunën e kaluar në “Muza Park”. Albumi i ri, një prodhim i “Big City’studio”, u promovua në festën ku ishin të pranishëm miq të shumtë artistë të Big-ut. Po atë natë, Vesa është prezantuar si e dashura në krah të tij, duke shfaqur në publik skena përkujdesjeje, njësoj siç do të bënte një grua me burrin e saj. Nga fotot, që janë realizuar atë natë, duket se Vesa ka madje autoritet ndaj Bigu-t, pasi është parë ta mbajë nën kontroll, duke mos e lënë për asnjë moment vetëm. Ndërsa Bigu nga ana e tij duket se është i dashuruar pas saj, duke lënë të kuptohet se për të, Vesa ka qenë burimi i frymëzimit për 20 këngët e albumit të ri. Lidhja e tyre u zbulua nga gazeta “Panorama” mbi një vit më parë, ndërsa ata
Vesa Luma dhe Big Basta, zbulohet lidhja e dashurisë
Populli thotë se “ku ka zë nuk është pa gjë”… Por këtë herë, dy artistët tanë janë treguar kaq të zgjuar dhe hermetikë për jetën e tyre private, sa edhe pse kishin dhënë shenja dhe një miqësi të ngushtë ia dolën që për mbi një vit ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre të dashurisë. Gjithë aludimeve, hipotezave të gazetarëve, ata jo vetëm iu kanë bërë bisht, por ia kanë dalë që të mos bien kurrë pre e paparacëve të interesuar në Tiranë.Është më se e vërtetë tashmë se këngëtarja e suksesshme nga Prishtina, Vesa Luma, po jeton një lidhje të bukur dashurie me kantautorin Big Basta. Dy artistët që u takuan në një spektakël kërcimi, ende pa krijuar një shoqëri të fortë mes tyre, ranë pre e një kurthi mediatik, që i shfaqet si të dashuruar në atë kohë. Por, në fakt jo në atë kohë, por edhe ca kohë më vonë miqë- sia e tyre vijoji e njëjtë derisa në fundin e verës së shkuar gjithçka mes tyre nisi të merrte tjetër rrjedhë. Përsos bashkëpunimit të tyre në këngën “Boom”, e bëri edhe më të fortë këtë ndjenjë të tyre vendosja e Vesës në Tiranë, si anëtare e jurisë së “X Factor Albania”.Pikërisht kjo periudhë dhkalimi i një kohe më të gjatë së bashku e konsolidoi mjaftueshëm lidhjen. Marrëdhënie, të cilën fillimisht Vesa dhe Geri (Big Basta) donin ta gëzonin dhe shijonin veç me njëri-tjetrin, për ta ndarë më pas me miq shumë të besuar. Fundjava e kaluar, kur Big Basta prezantoi albumin e tij të ri në një festë me miq të muzikës, dëshmoi se një mbështetje e madhe në këtë prezantim për Big-un ishte Vesa. Të dy së bashku, ata realizuan festën që u mbajt në ambientet verore të resort “Muza”, ku bashkëprona r ë sh të ba shkë sho r t i i mikeshës së Big-t, këngëtarja Jonida Maliqi. Mes artistëve të ftuar në skenë, me Big-un janë ngjitur dhe reperët nga Kosova, Dj Blunt dhe Real 1. Vesa dhe Bigu janë përpjekur të shfaqin vetëm anën miqësore të tyre në fotot e festës, duke evituar ndonjë fotograf “ilegal”, ndërsa herë pas here të dy janë parë duke shkëmbyer përkëdhelje të ëmbla.Pas promovimit të albumit në Tiranë, Big Basta dhe Vesa janë nisur drejt Prishtinës, ku të mërkurë është bërë prezantimi i tij edhe në kryeqytetin e Kosovës. Ndërsa fundjava e ka gjetur çiftin e ri në bregdet, në një koncert në Sarandë. Kjo verë pritet të jetë mjaft e nxehtë për çiftin e muzikantëve, ku përsos koncerteve dhe aktiviteteve që do të jenë prezent, do të shijojnë plazhin dhe pushimet në krahët e njëri-tjetrit! Koha Jone
Vesa Luma dashuron vetveten
Këngëtarja Vesa Luma nuk e mohon aspak dashurinë që ka për veten dhe gjërat që ajo bën. Me një status të fundit të hedhur në “Facebook” ajo e tregon më së miri këtë gjë, edhe pse në lidhje me muzikën. “Jam dashuruar me këngën time të re që vjen për ju këtë verë. Është një këngë që të tërheq që në dëgjimin e parë dhe të mbetet në mendje jo vetëm për këtë verë, por për shumë vera të tjera”, – ka shkruar Vesa. Duke lexuar këto fjalë, sigurisht që pritshmëria për një superhit është normale. Të shohim se ç’do të sjellë këngëtarja, e cila aktualisht është pjesë e” X-Factor”.
Vesa Luma, tifoze e flaktë e futbollit
Këngëtarja e cila shihet çdo të diel e ulur në panelin e jurisë në spektaklin e shou-talenteve në Shqipëri, Vesa Luma, e ka treguar mbrëmjen e së mërkurës edhe shpirtin e saj prej tifozeje. Në Facebookun e saj, këngëtarja kosovare kishte shkruar kështu: “2 vjet më parë isha në të njëjtin stadium për ta përkrahur skuadrën time të preferuar, CHELSEA! Sot më nderuan me 1:0 . Like kush është adhurues i flaktë po aq sa unë”. Madje, edhe kjo foto e kujtonte momentin kur ajo para dy vjetëve kishte qenë duke e ndjekur “live” skuadrën e saj të zemrës, ndërsa fansa-tifozë të Barcelonës nuk e kanë pëlqyer Vesën edhe aq në këtë citat, pasi skuadra e tyre humbi gjatë ndeshjes së të mërkurës. M. GJ.
Relaksohet Vesa Luma
Pas ditëve të provave dhe mbrëmjes së të dielës në X-Factor Albania, edhe këngëtarja Vesa Luma meriton disa çaste relaksi. Ajo është pjesë e jurisë së këtij programi si dhe mentore e grupit të konkurrentëve mbi 23-vjeç. Ndërkohë që Vesa është fotografuar duke shijuar një ditë të bukur në një nga lokalet më në zë të kryeqytetit.
Vesa Luma: E çmendur pas shpejtësisë
Entela Resuli
E veshur me xhinse të grisura, bluzë të bardhë dhe atlete, është gati për të ikur në Ulqin. Në fakt këto kohë, për shkak të angazhimit në jurinë e “X Factor” e ka pasur të vështirë të jetë e pranishme në çdo koncert, por ia ka dalë. Dikur ka qenë vetë përballë jurisë, atëherë mori pjesë si konkurrente, për t’i vlerësuar zërin e saj si këngëtare. Ndërsa sot është në karrigen ku i duhet të vlerësojë e të jap sugjerime.
Në një bisedë më të, kuptuan se është shumë e ndjeshme dhe syri i saj mbushet me lotë sa herë i duhet të kujtojë e të flasë për veten dhe gjërat e bukura që e rrethojnë. Merr gjithçka me zemër dhe zor se e zhgënjen veten në këtë pikë. Për shkak të pjesëmarrjes në jurinë e spektaklit, jeton në Tiranë në një apartament me qira. Dëshira e saj për të blerë një shtëpi këtu është e kahershme, por jo në kryeqytet. Ëndrra e madhe e Vesës është Dhërmiu. Tregon se nuk ka verë që të mos kalojë disa ditë në rrezet e diellit në jug të Shqipërisë. Pikërisht nga aty, i ka premtuar vetes një banesë në këtë zonë, të cilën e vlerëson si përrallore. Ne kemi biseduar me Vesën për eksperiencën e saj në “X Factor”, për muzikën, për veten dhe familjen.
Vesa, sot jeni në jurinë e një spektakli ku vlerësohen talente të reja, dikur keni qenë vetë në rolin e këtyre të rinjve, a u rikthehen kujtime?
Në fillim kur më bënë ftesën e dija që do të ishte një përgjegjësi shumë e madhe. Ndoshta pak më e madhe nga anëtarët e tjerë të jurisë, pasi konkurrentët kishin më shumë shpresë tek unë, pasi isha një nga personat që kisha dalë nga konkurrime të tilla. Konkurrentët, të cilët i vlerësoj unë janë mbi moshën 23 vjeç dhe e kam disi të vështirë që t’iu kërkoj llogari e të bëj tamam rolin e zyshës. Nga njëra anë kjo është një sfidë më e madhe për ta por edhe janë më të pjekur. Kam menduar që do të jem unë ajo që do të jap e do shpenzoj energji, por nga ana tjetër edhe unë po mësoj shumë. Çdo vit tendencat ndryshojnë dhe të rinjtë vijnë me një frymë të re. Ajo çka po përfitojë është se janë shumë më të lirë në paraqitje, në komunikim dhe sigurisht edhe në interpretim.
Në Shqipëri, gjithmonë e më shpesh po bëhen programe të tilla, por a kemi talente, për të investuar kaq shumë në këto talent-shou?
Edhe unë në fakt e kam menduar këtë gjë, dhe isha në dilemë vazhdimisht e thoja: Po tani çfarë do të nxjerrim! Por siç duket, shqiptarët, në përgjithësi janë të lindur dhe ajo çfarë kërkon në fakt “X Factor” është diçka tjetër. Përveç vokalit që duhet ta kesh patjetër, ky spektakël e kërkon këngëtarin në paketë. Jo vetëm zërin por të jesh edhe personazh më vete, si dhe të kesh një karakter të spikatur.
Është kjo një eksperiencë e mirë për ty ?
Është shumë eksperiencë e mirë, nuk ka kënaqësi më të madhe se të shohësh punën tënde në ngritje.
Kishe dhënë ndonjëherë mësim më parë?
Jo, asnjëherë, e siç duket paskam pas shumë energji, të tilla. Kur kam qenë unë në fazën e këtyre të rinjve e nuk kemi pasur këto kushte, kishim gjithmonë diçka mangët, këta i kanë të gjitha.
Je xheloze për këtë gjë?
Nuk mund të them se jam xheloze, se atë energji që kam e kam dhënë. Po edhe unë po mësoj, aq sa po shpenzoj energji aq edhe po marr. Çdo konkurrent më frymëzon për vete.
Së fundi keni publikuar një këngë me Big Bastën, “Boom” si erdhi ky bashkëpunim?
Është një këngë që e kisha menduar prej kohës së bashku me Bigun, por tani që erdha në Tiranë, mundëm ta realizonim. Më vejnë mirë që është pëlqyer dhe këtë e ndjej kudo.
Prej shumë kohësh në Kosovë keni bërë moderatoren televizive. Ke hequr dorë nga televizioni?
Nuk dua të them që kam hequr dorë, por po e kompensoj me këtë eksperiencë që po kaloj këtu. X facotor ka të bëjë me muzikën dhe këngët, unë kam përfunduar shkollën për komunikim masiv dhe kjo është një shkollë ekstra për mua. Normalisht shkolla më ka dhënë shumë që të transmetoj të gjitha ato truket që të bëjë publikun për vete e të kem sukses. Por prezantimin e dua dhe kjo do të mbetet një fushë që unë përsëri do e bëjë por jo në këtë kohë, ndoshta pak më vonë.
Jeton në Shqipëri momentalisht?
Po jam në një shtëpi me qera.
Është përfolur sikur ke blerë një shtëpi në Dhërmi?
Kam pas tentativa por nuk e kam blerë ende. Vazhdon të jetë një nga dëshirat e mia por kam dëgjuar që është problem puna e pronave atje dhe ndaj kjo po zgjat pak sa.
Të pëlqen bregdeti?
Nuk e di, unë kur flas për Dhërmiun e kur shkoj në atë vend kam aq shumë pasion dhe jam aq shumë e lidhur më atë vend sa nuk mund ta shpjegoj dot. Kur kam shkuar për herë të parë në vitin 2004 dhe kam shkuar me çadra me shoqërinë pasi i kam qejf këto lloj aventurash e prej asaj kohe vit për vit shkoj atje.
Shpenzon shumë për veshje?
Harxhoj shumë sepse kam dëshirë të vishem. Është e pamundur të më shohësh një ditë të njëjtë me një ditë tjetër. Nuk jam e dhënë mbas firmatove shumë, por ka veshje nga më të lirat e deri tek më të shtrenjtat.
Si ndiheni “brenda” kopertinave, dhe a është jeta ashtu si në faqet e para të revistave?
Njeriu e përcjell veten e vet edhe në një kopertinë reviste apo në një fotografi. Nuk them që e kam jetën fushë me lule. Kam një pjesë timen që njerëzit nuk e dinë dhe nuk jam e gatshme ta shpalos, ajo është një anë e vuajtur e imja dhe e errët për të tjerët. Nuk mendojë se do shpalos ndonjëherë këtë pjesë. Është pjesë imja dhe jam me veten aty. Kur mërzitem nuk ka shanse të më shohë njeri.
Kur mërzitesh?
Nuk ndodh shpesh, por janë disa data, raste… Më shumë më ndodh që kur gëzohem dhe mërzitem, se atë lumturi që kam dua të ndaj me njerëzit që ndoshta nuk e kam dhe kjo më shkakton trishtim. Po nga njëra anë, më mirë që nuk ka shkuar çdo gjë vaj se kjo gjë më ka bërë të jem me këmbë në tokë.
Je tip i ndjeshëm?
Më shumë se ç’duhet. E urrej këtë gjë tek vetja por kështu jam. I marr gjërat me zemër.
Të ndodh të afeksionohesh shumë me një gjë dhe më pas të zhgënjehesh?
Me çdo gjë që dëshirojë të bëj mirë afeksionohem por i bëj përpjekjet e mia dhe kur nuk ia dal, nuk mërzitem se di që në të ardhmen do e bëj. Kur kam marrë përsipër një punë për ta bërë e kam bërë. I kam ambiciet e shëndosha.
Në Prishtinë, jeton me familjen?
Po, jetoj me mamin dhe me motrën. Kam pas mundësi të jetoj dhe vetëm, por nuk kam dashur se jam shumë e lidhur me familjen. I mbështes, në një farë mënyrë unë jam ajo që mbaj familjen se motra studion, nëna është drejtoreshë në një çerdhe fëmijësh. Do vazhdojë të jetojë me to, deri sa të krijoj dhe unë familjen dhe jetën time.
Më the pak më parë që të pëlqejnë aventurat, cila është më e bukura që ke bërë?
Uff, një gjë të keqe që kam është se i jap makinës me shumë shpejtësi dhe kam filluar ta kuptojë që duhet ta ul shpejtësinë. I jap shpejtë makinës, sepse gjithmonë kam dëshirë të jem e përpiktë dhe e saktë në kohë. Kam bërë shumë gjëra, për shembull i kam rënë baterisë 2 vjet e gjysmë, kam shkuar në një vend ku janë mbledhur gjithë rreperet e Kosovës ku kanë sfiduar njëri tjetrin me hip hop dhe në aty kam marrë pjesë edhe unë. Dhe u prita shumë mirë.
Propozimi për të qën në jurinë e “X Factor” ishte e regjisores Vera Grabocka, si është ajo në raport me ju?
Është për t’u admiruar një njeri i tillë, e bën me aq pasion atë punë sa ma ka transmetuar edhe mua. Në asnjë moment ajo nuk ka ndërhyrë në punën tonë, as për konkurrentet e as për sjelljet tona. Është një grua që nuk fle, sa herë që dal nga provat ja shoh dritën ndezur. Më të vërtetë është për t’u admiruar një grua e tillë, kam marrë një shkollë të jashtëzakonshme tek ajo si person.
Ricky Martin në Tiranë, për paradën e homoseksualëve
Tashmë pothuajse është e konfirmuar dhe zyrtarisht. Tirana do të jetë nikoqire e një parade të pa zakontë të homoseksualëve më 17 maj, të organizuar nga ambasada “Pink” e ku do të jetë pjesëmarrës edhe pop ylli Ricky Martin.
Shemsi, e para këngëtare shqiptare në MTV dhe VIVA
Shemsi Kamaj – Mushkolaj është e para këngëtare shqiptare që është paraqitur në MTV dhe VIVA. Ajo, me hapa të suksesshëm ndoqi ëndrrën e saj duke shprehur gjithë pasionin dhe dashurinë për muzikën drejt suksesit ku sfidat ishin të pashmangshme.
Ledina Çelo në Tiranë për “X Factor Albania”
Spektakli i talenteve “X Factor Albania” këtë fundjavë pritet të befasojë publikun shqiptar me ri ngjitjen në skenë të këngëtares Ledina Çelo, e cila prej vitesh jeton jashtë Shqipërisë. Këngëtarja që është bërë nënë rreth një vit më parë, e që për momentin po shijon rritjen e të birit, do të ketë mundësinë sërish për tu rishfaqur para fansave të saj pas një kohe relativisht të gjatë.
Madonna e emocionuar për rikthimin
Madonna vetëm sa nuk ka qarë kur është rikthyer në studio për të punuar në albumin e saj të ri, pas një pushimi trivjeçar për shkak të karrierës si regjisore dhe si kreatore e modës. 53 vjeçarja pushoi nga karriera muzikore për të punuar në rolin e regjisores në filmin “Ë.E.” dhe edhe pse ajo është kënaqur në këtë projekt, shumë i ka munguar thjeshtësia e regjistrimit të këngëve të albumit të ri “MDNA”
Vesa rikthehet në krahët e arkitektit Kreshnik Zalli
Është lojë apo aventurë e këngëtares? Kjo gjë nuk dihet, por dihet vetëm se Kreshnik Zalli, arkitekti që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, djaloshin të cilin këngëtarja Vesa Luma e prezantoi si të dashurin e saj, ende nuk ka larguar nga profili i tij në facebook fotot me Vesën, gjë që vërteton se lidhja mes tyre nuk ka marrë fund; Ose pasi janë ndarë, Vesa dhe Kreshniku kanë ribashkuar përsëri emocionet. Ndoshta largësia dhe pamundësia e Vesës që të lërë obligimet e saj në karrierë dhe të udhëtojë drejt SHBA-ve, e ka ftohur pak marrëdhënien mes çiftit. Gjatë një interviste dhënë për mediat në Tiranë javë më parë, Vesa pat deklaruar se askush nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur me jetën e saj private, ndërsa në një gazetë në Kosovë, këngëtarja kishte deklaruar se është shumë e lumtur. Ndërsa Vesa vazhdon ta mbajë të fshehur lidhjen.
P-plus
P-plus
Iscriviti a:
Post (Atom)