Visualizzazione post con etichetta Big Basta. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Big Basta. Mostra tutti i post

Fejesa me Big Bastën, Vesa Luma konfirmon zyrtarizimin e lidhjes

Nuk kanë pritur dot më që të njihen me familjet e njëri-tjetrit, por jo përmes lajmeve dhe thashethemeve të medieve… Çifti më i ri në radhët e artistëve shqiptarë, këngëtarja Vesa Luma dhe reperi Big Basta, vetëm pak javë pasi pranuan se po jetojnë një histori dashurie, kanë ftuar familjet reciproke që të njihen mes tyre, në një ceremoni që ne shqiptarët e quajmë fejesë. Gjithçka ka ndodhur në Prishtinë, në qytetin e biondinës së bukur të muzikës. Në një restorant në periferi të qytetit, Vesa dhe Big Basta, gjatë një dreke të këndshme familjare, janë fejuar, por në fshehtësi të plotë nga mediet. Pavarësisht dëshirës së tyre që ky akt të ishte sa më privat dhe intim, gjithçka është marrë vesh nga mediet kosovare. Pak më vonë, Vesa ka pranuar gjithçka: “Së pari, ju falënderoj për urimet dhe ishalla qofshim bashkë me ju në hare. E duke qenë se po bëni publik një lajm të gëzueshëm, s’po na mbetet hatri. Ju përshëndes nga Zyrihu me shi”, - ka thënë këngëtarja, e cila shumë shpejt mendohet të zhvendoset në Tiranë, për të jetuar me Big-un.

Big Basta, pas mosmarrëveshjeve, largohet nga “Big City Studio’s”

Gerald Xhari, i njohur si Big Basta, ka ndërprerë kontratën e tij të punës me bashkëpunëtorët e “Big City Studio’s” duke u larguar përfundimisht nga kjo studio, ku ai punonte për realizimin e këngëve të tij. 

Kanë qenë disa mosmarrëveshje mes tyre, që kanë çuar në ndërprerjen e këtij bashkëpunimi, ndërkohë që Bigu po mendon të hapë një studio të tij, ndërsa ka nisur bashkëjetesën me këngëtaren kosovare Vesa Luma.

Big Basta tërhiqet nga kjo studio pas një viti që publikoi klipin “Bounce with the star”, dhe publikimin e albumit të tij të dytë me titull “Radio & Club (R&C)”. Promovimin e këtij albumi ai e bëri në një party në “Muza Park”, ku pohoi se prej nga 20 këngët e reja të këtij albumi ishin frymëzuar nga eksperiencat e tij personale....

“Big Basta” dhe Vesa Luma pas një 1 viti lidhje, sillen në publik si burrë e grua

Mesa duket nuk kanë ç’të fshehin më. Reperi nga Tirana, Gerald Xhari, i njohur si “Big Basta” dhe këngëtarja kosovare Vesa Luma janë shfaqur më shumë se një çift i dashuruar në natën festive të promovimit të albumit të tij të dytë me titull “Radio & Club (R&C)” të shtunën e kaluar në “Muza Park”. Albumi i ri, një prodhim i “Big City’studio”, u promovua në festën ku ishin të pranishëm miq të shumtë artistë të Big-ut. Po atë natë, Vesa është prezantuar si e dashura në krah të tij, duke shfaqur në publik skena përkujdesjeje, njësoj siç do të bënte një grua me burrin e saj. Nga fotot, që janë realizuar atë natë, duket se Vesa ka madje autoritet ndaj Bigu-t, pasi është parë ta mbajë nën kontroll, duke mos e lënë për asnjë moment vetëm. Ndërsa Bigu nga ana e tij duket se është i dashuruar pas saj, duke lënë të kuptohet se për të, Vesa ka qenë burimi i frymëzimit për 20 këngët e albumit të ri. Lidhja e tyre u zbulua nga gazeta “Panorama” mbi një vit më parë, ndërsa ata

Vesa Luma dhe Big Basta, zbulohet lidhja e dashurisë

Populli thotë se “ku ka zë nuk është pa gjë”… Por këtë herë, dy artistët tanë janë treguar kaq të zgjuar dhe hermetikë për jetën e tyre private, sa edhe pse kishin dhënë shenja dhe një miqësi të ngushtë ia dolën që për mbi një vit ta mbanin të fshehtë lidhjen e tyre të dashurisë. Gjithë aludimeve, hipotezave të gazetarëve, ata jo vetëm iu kanë bërë bisht, por ia kanë dalë që të mos bien kurrë pre e paparacëve të interesuar në Tiranë.Është më se e vërtetë tashmë se këngëtarja e suksesshme nga Prishtina, Vesa Luma, po jeton një lidhje të bukur dashurie me kantautorin Big Basta. Dy artistët që u takuan në një spektakël kërcimi, ende pa krijuar një shoqëri të fortë mes tyre, ranë pre e një kurthi mediatik, që i shfaqet si të dashuruar në atë kohë. Por, në fakt jo në atë kohë, por edhe ca kohë më vonë miqë- sia e tyre vijoji e njëjtë derisa në fundin e verës së shkuar gjithçka mes tyre nisi të merrte tjetër rrjedhë. Përsos bashkëpunimit të tyre në këngën “Boom”, e bëri edhe më të fortë këtë ndjenjë të tyre vendosja e Vesës në Tiranë, si anëtare e jurisë së “X Factor Albania”.Pikërisht kjo periudhë dhkalimi i një kohe më të gjatë së bashku e konsolidoi mjaftueshëm lidhjen. Marrëdhënie, të cilën fillimisht Vesa dhe Geri (Big Basta) donin ta gëzonin dhe shijonin veç me njëri-tjetrin, për ta ndarë më pas me miq shumë të besuar. Fundjava e kaluar, kur Big Basta prezantoi albumin e tij të ri në një festë me miq të muzikës, dëshmoi se një mbështetje e madhe në këtë prezantim për Big-un ishte Vesa. Të dy së bashku, ata realizuan festën që u mbajt në ambientet verore të resort “Muza”, ku bashkëprona r  ë sh të  ba shkë sho r t i   i mikeshës së Big-t, këngëtarja Jonida Maliqi. Mes artistëve të ftuar në skenë, me Big-un janë ngjitur dhe reperët nga Kosova, Dj Blunt dhe Real 1. Vesa dhe Bigu janë përpjekur të shfaqin vetëm anën miqësore të tyre në fotot e festës, duke evituar ndonjë fotograf “ilegal”, ndërsa herë pas here të dy janë parë duke shkëmbyer përkëdhelje të ëmbla.Pas promovimit të albumit në Tiranë, Big Basta dhe Vesa janë nisur drejt  Prishtinës, ku të mërkurë është bërë prezantimi i tij edhe në kryeqytetin e Kosovës. Ndërsa fundjava e ka gjetur çiftin e ri në bregdet, në një koncert në Sarandë. Kjo verë pritet të jetë mjaft e nxehtë për çiftin e muzikantëve, ku përsos koncerteve dhe aktiviteteve që do të jenë prezent, do të shijojnë plazhin dhe pushimet në krahët e njëri-tjetrit!  Koha Jone

Big Basta: “Ermali dhe Dr. Flori kanë fyer tironsit”

Kantautori i njohur kritikon kolegët për këngën “Ku ka si Tirona”


I këndon Tiranës me dashuri dhe fanatizëm, ndaj në çdo rast do të ndihej i ofenduar nëse një artist tjetër do të ironizonte këtë qytet të madh. Big Basta në “Big City studio’s” shumë këngë ia dedikon këtij metropoli. Në këtë intervistë ai flet për shijen aspak të mirë që i ka lënë klipi i ri “Ku ka si Tirona”, nga Ermal Mamaqi dhe Dr. Flori, si dhe atmosfera që pritet të krijojnë në radiot dhe clube-t e Tiranës, këngët e albumit të tij më të ri “Radio & Club (R&C)”.


Së fundi ke publikuar klipin tënd më të ri me titull “Sot jam vonë”. Në klip shfaqesh si personazh i veçantë i këtij qyteti me një mision të caktuar. Çfarë ke dashur të thuash me këngën tënde?


Është e vërtetë që kemi lançuar me klip singëllin e parë me titull “Sot jam vonë”, pjesë e albumit tim më të ri “Radio & Club”. Klipi është xhiruar tërësisht në Tiranë dhe nuk ka asgjë tjetër, veç skena reale, drejtpërdrejt nga metropoli. Në këtë videoklip unë jam munduar të nxjerr qytetin ku jetoj, ashtu siç e shohin sytë e mi, si edhe ata të atyre që më rrethojnë...

Big Basta: Albumi im, me kenge nga eksperiencat personale

Do të jetë dhe ai reperi xhentelman që u këndon ndjenjave, por dhe ai djali që nuk i kursen fjalët e rrugës për të ironizuar një fenomen. Pas gati një vit ku këndonte nga hapësira për klipin “Bounce with the star”, tashmë Gerald Xhari (Big Basta) ndihet me këmbët në tokë duke u përgatitur për nxjerrjen e albumit të tij të dytë me titull “Radio & Club (R&C)”. Me vargje të frymëzuara nga eksperiencat e tij personale, dhe muzikë shumë ritmike, premton se do të sjellë 20 këngë me energji pozitive, për të gjithë ata që mendojnë se jeta është vetëm bardh e zi.
Pas gati një viti që ke publikuar klipin “Bounce with the star”, po përgatitesh për një dalje të re. Si do të jetë ky klip, do të këndosh sërish nga hapësira?
Në radhë të parë falënderoj fansat e mi që pëlqyen dhe mbështetën klipin “Bounce with the star”, duke më dhënë mundësinë të shkoj në hapësirë e të prek yllin më të afërt. Për sa i përket këngës së re me titull “Sot jam vonë”, që ka dalë si audio në kanalin tonë të youtube që nga 19 prilli, është një këngë që mendoj se do të pëlqehet shumë për vetë tematikën e saj. Kjo këngë është “single” i parë i albumit tim më të ri dhe do të shoqërohet me një spot shumë të veçantë.
Çfarë do të ketë suprizuese, kujt i dedikohet teksti dhe si është konceptuar fabula?
Surpriza do të ketë pa fund dhe ju e dini që nuk mundem ta prish kënaqësinë e surprizës. Në këtë projekt trajtoj realitetin ku jetojmë. Mundohem të jap një mesazh shprese për të gjithë familjarët, shokët, kolegët, fansat e bashkëkombësit në gjithë globin, duke trajtuar eksperiencat e mia dhe të bashkëpunëtorëve të mi, për të dhënë mesazhin që me punë këmbëngulëse dhe me ndershmëri maksimale çdo gjë arrihet, dhe se jeta është shumë më e bukur. Me pak fjalë, të jesh ai që je dhe të japësh maksimumin për të krijuar një botë më të mirë, në çfarëdo lloj fushe ku kontribuon. Duken si shumë fjalë, por jam i bindur që do t’ju pëlqejë ky klip që do jetë shumë i veçantë dhe energjik.
Flitet për një rikthim ndryshe me albumin e ri të titulluar “Radio & Club (R&C)”. Për çfarë flitet në vargjet e këngëve të këtij albumi dhe pse ky titull?
“R & C” ( Radio & Club) është albumi im i dytë dhe do të dalë në treg në muajin qershor. Albumi do të ketë 20 këngë, nga të cilat shumica bashkëpunime me artistë shqiptarë, si edhe të huaj. Tematikat e këngëve, si edhe kompozimet e përdorura janë të ndryshme dhe të veçanta nga njëra-tjetra, por albumi në tërësi është shumë kuptimplotë dhe pozitiv, ka shumë energji pozitive dhe ritëm. Vetë titulli e dëshmon…
Do të shfaqesh sërish si reperi xhentelmen, apo nuk do të mungojnë fjalët e rrugës?
Këtë herë vij me më shumë muzikë, me shumë ritëm, eksperiencë, me shumë miq, me shumë histori. Pra Bigu është gati të përfaqësojë realitetin që ekziston me të vërtetë, jo atë fals. Imazhi im nuk ndryshon, pasi që në start kam vendosur të jem vetvetja dhe, nëse për disa jam xhentelmam ashtu jam, po nëse për disa jam i rrugës ashtu jam prapë. Ky album është për të gjithë dhe çdo emocion që shfaqet nga bashkimi i krijimit origjinal me zëra të veçantë dhe tematika pikante, e sigurt që është e pastër dhe e bukur.
Ke ftuar këngëtarë të njohur për bashkëpunim, cilët janë ata dhe pse i zgjodhe për të kënduar me ty në albumin tënd?
Jam shumë i kënaqur nga bashkëpunimet që kemi realizuar në albumin R & C, përveç faktit qe secili nga artistët e ftuar në album janë miq, janë dhe artistë shumë të talentuar dhe transmetojnë energji pozitive në krijimtarinë e tyre. Mund të përmend këngëtaren e njohur Jonida Maliqi, Dj Blunt & Real 1, Brisi i grupit “Supernova”, Mr. Dj Weed, Bicrav Pruduction France, Vesa Luma, Mc Kresha, Shpat Deda, Eni Koci, Lyrical Son, Angelo, TDS etj.
Zakonisht artistët janë produktivë kur janë në një lidhje dashurie. Ti po e përjeton një histori të tillë?
E falënderoj Zotin, që më ofron një jetë plot energji dhe dashuri ku frymëzimi nuk mungon në asnjë moment.

Panorama-Plus