Neda e “BB4” rrezikon diplomimin, s’ka paguar lekët e shkollës

Neda Karafili ish konkurrente e reality show-t “Big Brother” u prezantua me publikun shqiptar edhe si filozofja e shtëpisë së famshme. Kjo sepse vajza e kishte pasion filozofinë dhe studionte në këtë degë. Neda akoma nuk i ka përfunduar studimet. Ajo është në vitin e tretë në ‘Fakultetin e Shkencave Sociale’, më saktë në pritje të diplomimit. Mirëpo edhe Neda pavarësisht se është personazh i pëlqyer në publik, në shkollë është e barabartë me të gjithë studentët e tjerë.Për këtë arsye emri i saj bën pjesë në fletëthirrjen që u drejtohet studentëve për të bërë pagesën vjetore të shkollës. Nuk e dimë nëse kjo ka të bëjë thjeshtë me një neglizhencë nga ana e Nedës apo vajza ka probleme ekonomike… Ngjitur me listën e studentëve që s’kanë paguar shkollën, ishte edhe njoftimi që sqaronte se për studentët e vitit të tretë, siç Neda është, moskryerja e pagesës mund të rrezikojë diplomimin. Sidoqoftë pas këtij lajmi të publikuar në “Bluetooth” edhe nëse Neda ka harruar të paguajë lekët e shkollës, jemi të bindur që do t’i kujtohet dhe do e ndreqë menjëherë ‘gabimin’…
(e.m/Bluetooth/BalkanWeb)