Visualizzazione post con etichetta Box4. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Box4. Mostra tutti i post

Babai i Soni Malaj: “S’mund të denigrojë imazhin e vajzës sime Arjan Konomi, që rrihet në pub-e”

Flet Sadri Malaj, babai i Soni Malajt, pas intervistës që Konomi dha një javë më parë në gazetën “Panorama”


Kur një gazetar dhe një personazh publik nuk arrijnë të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të bien në një mendje për një publikim të caktuar, kjo është fare normale. Por edhe kur palët mund të përfundojnë në dyert e Gjykatës për të vendosur drejtësi mbi një çështje të caktuar,

Zamira Kita: Si u dënova me 6 muaj punë krahu për filmin “Eja”

Jonida Hitoveizi

Zamira Kita është një nga aktoret më të veçanta të skenës sonë. Me një buzëqeshje që të bën për vete, ajo transmeton mbi të gjitha një shpirt të madh të një artisteje të madhe. Nuk është e tepruar nëse do ta quaj të tillë, pasi çdo rol i saj i ka dhënë madhështinë, atë të thjeshtën fare që çdo artist kërkon te publiku i tij. Të depërtosh thjesht dhe me shpirt në zemrat e atyre që të ndjekin, është suksesi që çdo artist kërkon. Zamira ia ka dalë të fitojë zemrat e të gjithëve, qysh në rolet e para, e ndoshta kjo karizëm e lindur e ka bërë atë një aktore që spikat nga të tjerët. Në këtë intervistë për “Mapomadame” ajo tregon shumë nga vetja, nostalgjitë, dashuritë, por edhe përditshmërinë e saj, marrëdhëniet me vajzën 9 vjeçe dhe përkushtimin e një gruaje ndaj familjes dhe karrierës.

Zamira, jeni një nga aktoret më të dashura të skenës sonë. Si ia keni dalë të fitoni zemrat e publikut?

Të fitosh zemrën e dikujt do të thotë ta duash vërtet atë, qoftë ky edhe publiku. Unë e kam dashur publikun. Kam punuar shumë për të qenë e këndshme me rolet e mia dhe besoj kam qenë afër publikut, me modesti dhe mirësjellje. Mendoj, kjo ka qenë arsyeja që ia kam fituar zemrën…

Pas kaq vitesh në skenë, çfarë i thoni vetes kur reflektoni në kohë?

Shumë gjëra mund t’i kisha bërë më mirë, por edhe shumë gjëra do t’i bëja po njëlloj… Nëse do ta filloja edhe njëherë jetën time, do zgjidhja të bëhesha sërish aktore. Nuk do largohesha kurrë nga Shqipëria, pse jo, dhe nga Korça.

Për çfarë keni më tepër nostalgji?

Nostalgji kam për vitet studentore…për shokët e kursit… për punët e bukura të asaj kohe, për çdo gjë që kemi bërë së bashku. Gjithashtu nostalgji kam për vitet e para të dashurisë sime me bashkëshortin, vitet kur vuaja dhe dashuroja shumë. Është fjala për vitet 1989-1990.

Si ka ndryshuar raporti me teatrin këto 20 vjet, jo vetëm i juaji, por edhe më gjerë?

Raporti me teatrin vazhdon të jetë shumë i dashur dhe i afërt për mua dhe besoj edhe për publikun. Ndoshta dikur është ndjekur më tepër dhe ka qenë i vetmi argëtim, por kjo nuk do të thotë që nuk ndiqet sot. Përkundrazi, sot ke mundësinë të zgjedhësh çfarë vepre të duash dhe të bashkëpunosh me artistë nga e gjithë Shqipëria.

Ju vazhdoni të jetoni në Korçë dhe të vazhdoni karrierën tuaj aty. Kaq e vështirë ka qenë ta braktisni qytetin tuaj, ndoshta për një vëmendje më të madhe që duket se ofron Tirana?

Është vërtet e vështirë ta braktis qytetin tim. E para, sepse aty kam familjen time, dashurinë time, punën time dhe të bashkëshortit. Pra, e kam të ndërtuar mirë dhe bukur jetën time. E dyta, nuk më ka munguar aspak vëmendja artistike e Tiranës, e kolegëve, mediave, punëve ,ofertave…

Zamira, dua të kthehemi pak mbrapa në kohë dhe të më thoni emocionet e rolit tuaj të parë…

Emocionet e rolit tim të parë kanë qenë shumë të bukura. Unë kam luajtur në Akademi te “Shtëpia e Bernarda Albës” nga Frederik Garsia Lorka, rolin e Adelës dhe Amelisë, sepse punohej me dublante. Kam punuar vetë me shumë dëshirë, me shumë besim dhe kam mundur të realizoj rolin kryesor të Adelës. Nga regjisori im Gëzim Kame m’u thanë fjalët më të mira. Por nëse flasim për një rol të realizuar në një trupë profesioniste, do të kujtoja rolit tim të parë dhe më të dashur, atë të Tanjës te “Vajzat me valutë”, nga Vladimir Kunin, vënë në skenë nga Llazi Serbo. Ishte një rol shumë i bukur, i mbushur me shumë dramacitet dhe emocion. Ky rol në festivalin e teatrit në Vlorë, në vitin 1995, më bëri të evidentohesha dhe të diskutohesha gjatë.

Aktrimi ka qenë ajo që keni dashur apo keni pasur ndonjë dëshirë tjetër në fëmijëri?

Aktrimi ka qenë i vetmi pasion i imi. Qysh e vogël jam ngjitur në skenë bashkë me babin tim, i cili ka qenë një aktor amator shumë i talentuar dhe më ka mbështetur në dëshirat e mia artistike. Në moshën 12-vjeçare unë kam interpretuar monologun e Ollgës nga “Zonja nga qyteti” në skenën e estradës profesioniste. Gjithmonë kam dashur të bëhem aktore dhe kjo dëshirë më është plotësuar. Jam e përkëdhelur nga fati.

Në ato vite, kujt aktor keni dashur t’i ngjani? A kishit ndonjë idhull nga aktorët shqiptarë?

Kur kam qenë e vogël, nuk kam menduar kurrë t’i ngjasoj dikujt. Thjesht kam dashur të interpretoj. Atëherë unë kisha shumë për zemër këngëtaren Alida Hisku. Madje, i kam shkruar dhe kam vendosur lidhje me të qysh në moshën 11-vjeçare dhe jam takuar disa herë me të. Ndërsa idhuj kam pasur sigurisht, madje edhe shqiptarë. Nga aktorët e huaj do të veçoja aktorët Robert Redfort, Meril Strip etj… Nga aktorët shqiptarë veçoj Sulejman Pitarka, Tinka Kurti, Ndriçim Xhepa, Yllka Mujo dhe nga aktorët e humorit Roland Trebicka dhe Aleko Prodani.

Ju ka ndodhur t’u “tërhiqet veshi”, në atë kohë për ndonjë rol apo lirshmëri më shumë?

Më është tërhequr veshi dikur, kur një kolegu im shumë i dashur Arben Dervishi më “spiunoi” që shkurtoja materialet gjatë interpretimit në shfaqjet e fshatit, të cilat i kishim të detyruara. Unë përtoja ta bëja materialin deri në fund dhe thosha disa fjalë në fillim dhe disa në fund. Ai i tha regjisorit, ai drejtorit dhe më paralajmëruan për pushim nga puna. E gjitha kjo kaloi me humor dhe me falje e përqafim nga Beni. Ky është një rast, se më i keqi më ka ndodhur kur kam qenë me punë në fshat, në Shtëpinë e Kulturës (se unë isha me biografi të keqe dhe u emërova 4 vjet në fshat). Atëherë s’më lejohej të bëja filma, por ashtu si pa kuptuar dhe pa ditur unë xhirova filmin “Eja”. Më pas fshati (s’ka rëndësi cili fshat) më dënoi me 6 muaj punë në bujqësi dhe unë i kam bërë deri në një. Kam mbledhur fasule, mollë… Kam kthyer plitharë të thahen, kam pastruar qepkat nga barërat e këqija etj.

Mbështetja më e madhe në fillim të karrierës, cila ka qenë?

Mbështetja më e madhe ka qenë ajo që më ka dhënë regjisori Piro Milkani në filmin “Eja”, film që siç e shpjegova pati shumë probleme për shkak të biografisë. Ai luftoi që unë ta bëja atë film, duke më hapur kështu rrugën e artit. Gjithashtu do të falenderoja ish-drejtorin e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, Petraq Zoto, i cili me shumë përpjekje më hapi dyert e teatrit dhe më tërhoqi nga fshati. Në atë kohë isha 25 vjeçe.

Zamira, e quani veten me fat, apo suksesi më tepër ka qenë falë punës?

E quaj veten me fat… Sigurisht kam punuar shumë dhe duhet të jem edhe e talentuar. Por, padyshim është fati më kryesori.

Të jesh një nënë dhe bashkëshorte e mirë, a ia del të jesh po kaq e mirë edhe në punën që bën?

Unë përpiqem të jem një nënë e mirë. I kushtoj shumë kohë vajzës, i gatuaj, e ndihmoj për të bërë detyrat e shkollës, luaj me të, e shëtis, pra gjithçka. Edhe për bashkëshortin kujdesem shumë që atij të mos i mungojë asgjë. I jap gjithë dashurinë time. Përpiqem të bëj të njëjtën gjë edhe me punën time, por këtë mund ta thoni ju më mirë. Ju që jeni publiku im e që më ndiqni në të gjitha shfaqjet e mia.

Si i ke koordinuar këto fusha të jetës?

Është shumë e thjeshtë t’ia dalësh mbanë në të gjitha, mjafton të duash dhe të kesh ndihmë, gjë që mua s’më mungon. Kam ndihmë bashkëshortin tim, që më mbështet. Gjithashtu edhe nënën e tij. Përpiqem ta organizoj mirë ditën time dhe ia dal.

Çfarë kritikash dhe sugjerimesh merr nga vajza jote?

Vajza ime është e vogël, 9 vjeçe, dhe nuk mund t’i kuptojë të gjitha. Megjithatë, ajo është bërë si një shoqe e mirë. Bisedon shumë me mua dhe unë e pyes për çdo gjë. Ajo i shikon të gjitha shfaqjet e mia dhe më thotë kur nuk i pëlqen. Kur marr pjesë në emisione televizive, nuk i pëlqen kur rëndohem shumë në tualet, ose kur eci rëndë…

A ndjek ajo dhe bashkëshorti çdo shfaqje tuajën?

Bashkëshorti i sheh më rrallë shfaqet e mia, sepse është i zënë me punë.

Si nisin ditët korçare të Zamirës?

Dita ime fillon me përkujdesjet ndaj vajzës, me një kafe dhe menjëherë nxitoj për në teatër. Mbasi mbaroj provat, pi sërish një kafe me mikeshat e mia. Në drekë përgatis gjithçka që duhet për drekën dhe pastaj merrem me detyrat e vajzës. Pasdite shkoj sërish në prova, kur jam para një shfaqjeje. Nëse nuk kam prova, nuk dal ose dalë rrallë. Darkat i kaloj në shtëpi.

Ç’raport keni me serenatat, a këndoni?

Nuk kam ndonjë lidhje të ngushtë, ndonëse babai im i këndonte dhe gjithë jetën i kam dëgjuar me kënaqësi. Me shoqëri edhe këndojmë ndonjëherë, por nuk jam shumë e lidhur me serenatat, ndonëse bashkëshorti im është muzikant dhe luan në kitarë. Kemi kënduar njëherë “Kur nata Korçën e mbulon” në një festë familjare, por vetëm kaq. Gjithsesi serenatat janë të bukura.

Momenti më i lumtur në jetë, cili ka qenë?

Momenti më i bukur ka qenë momenti kur jam bërë nënë. E prisja prej vitesh një fëmijë dhe fakti që mësova se do të sillja në jetë një fëmijë më lumturonte. Ajo lindi në 28 nëntor 2002 dhe sivjet mbush 10 vjeçe. Ajo është jeta ime, shpirti im, zemra e vogël që rreh brenda meje. Më ka ndryshuar jetën. Ma ka bërë më të bukur. Më ka marrë kuptim jeta.

Po ai më i trishtuari?

Momenti më i trishtuar ka qenë humbja e babait. Ai vdiq një vit mbasi lindi vajza. U gëzua shumë, por nuk mundi ta shijojë gjatë këtë. E kam vuajtur shumë humbjen e babait.

Çfarë përjetoni kur humbni një mik?

Unë e vuaj humbjen e miqve. Një moment tjetër i trishtuar për mua ka qenë vdekja e Aleko Prodanit në skenë, kur luante me mua. Kam humbur edhe miq të tjerë në këtë mënyrë… Është e dhimbshme.

Dashuria, çfarë është për ty?

Dashuria për mua është gjëja më e bukur. Pa të, si do mund të jetoja?!

Zbehet apo forcohet më shumë ajo me kalimin e viteve?

Vitet nuk e zbehin absolutisht, përkundrazi e forcojnë. Ajo vazhdon gjithë jetën me të njëjtën forcë. Unë për vete kështu di të dua, fort dhe bukur. Bëj gjithçka që ta mbaj dashurinë dhe martesën time të bukur dhe me emocion.

Do ta falnit tradhtinë?

Unë gjithmonë kam thënë: “Kur do fort edhe fal”. Por tani them “S’ka nevojë të fal, se s’ka për të më ndodhur.”

Xhelozia, e dobishme apo plangprishëse?

Xhelozia është e bukur, por kur nuk teprohet. Mes nesh nuk ka vend për xhelozi edhe kur ndodh është e lehtë jo shqetësuese. Është më tepër ngacmuese.

Çfarë ju tremb në jetë?

Në jetë më trembin sëmundjet dhe vdekja, herë-herë dhe vetmia.

Kur do t’i thoni stop skenës?

Kur të mos kem më fuqi. Përsa kohë kam shëndet dhe jetë, sigurisht edhe oferta, do vazhdoj të luaj.

Një shpirt i madh është brenda një artisti, apo artisti fshihet në një shpirt të madh?

Të dyja qëndrojnë.

Zamira, reflektoni mirësi në fytyrë dhe në buzëqeshjen tuaj. Ua kanë marrë ndonjëherë për dobësi?

Ndoshta edhe ma kanë marrë për dobësi, por mua nuk më ka shqetësuar. Unë jam kjo që jam dhe nuk mund të jem ndryshe, sepse nuk do të jem më Zamira.

mapo.al

Pas Elvana Gjates,dhe Ciljeta Xhilaga me te njëjta syze

Pak ditë më parë gazetari i njohur Blendi Fevziu ka shfaqur për kolegë, artistë dhe politikanë dokumentarin “Diktatori” në një ambient në Tiranë.

Aty ishte e pranishme edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila kishte vënë një palë syze, që duken si ato që kohë parë i kishte edhe Elvana Gjata, ndërsa këndonte në një koncert.Fotot që po i shihni dëshmojnë atë se çfarë ne po themi. Megjithëse një palë syze për të ndryshuar dukje, tashmë ka pak kohë që janë në modë, dhe mund të themi se këngëtarja seksi Xhilaga po kopjon vajzën e Dancing, Elvana Gjata.

Nuk janë vetëm këto dy artiste që i përdorin syze të tilla, edhe shumë vajza të tjera, apo edhe meshkujt publikë të njohur kanë përdorur një palë të tilla./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

Angela Martini: Më pëlqen aroma e një burri. Superseksi edhe bardh e zi


FOTOT nga faqja e modeles qe u shpall vajza me seksi ne Nju Jork dhe ku ajo reklamon veshjet e saj të brendshme. Shkodrania ka provuar të namahnitë pa ngjyra edhe pse pamja që ofron është zjarrvënëse. Së fundmi ajo është shpallur gruaja më seksi e Nju Jorkut dhe duket se e meriton këtë titull. E pyetur nga mandatory.com që e cilëson atë si një nga femrat më të nxehta të universit, Martini rrëfehet për disa detaje të jetës së saj. “Shtëpia ime tani është Nju Jorku thotë ajo, por për Shqipërinë ka një vend special në zemrën time”. Super modelja që u përfol një vit më parë për lidhje me rreperin Kany West, tani në një lidhje të pa zyrtarizuar me Kim Kardashian, thotë se pëlqen burrat e thjeshtë dhe jo ata që përpiqen shumë për pamjen e tyre, por ka diçka në të cilën ajo i diferencon meshkujt dhe kjo është parfumi apo kolonja që ata përdorin. “Parfumi te burrat është më i rëndësishëm për mua se rrobat, mua më pëlqen aroma e një burri”. Sa i përket jetës personale Martini thotë se është beqare, por ajo thotë edhe se është një vajzë e hapur për mundësitë. “Asnjëherë nuk i dihet, sot beqare nesër e zënë”, thotë modelja, ndërsa shton “Unë nuk pranoj kurrë një jo si përgjigje”. Mapo.al



Xheraldina Berisha e privilegjuar qe punoi me Florin

“Lamtumirë” është kënga, e cila këndohet në “Top Fest 9” nga këngëtarja e re nga Kosova, Xheraldina Berisha dhe reperi nga Shqipëria, Stresi, dhe kjo është këngë më e klikuar dhe më e dëgjuar.Ne kontaktuam me këngëtaren dhe ajo na tregoi se është shumë e kënaqur për këtë bashkëpunim e aq më tepër është shumë e privilegjuar që ka punuar për këtë këngë me producentin më të suksesshëm shqiptar, Flori Mumajesin.

Ndërsa, Xheraldina do me këtë të fitojë në fillim zemrat e publikut dhe më pas pse jo edhe ndonjë çmim, ashtu siç ëndërrojnë të gjithë artistët./Maksim GJokaj/Kosova Sot/

Gena kendon dhe pi njekohesisht

Vazhdon të jetë i preferuari i Prishtinës këngëtari korçar Gena, i cili vetëm pak ditë më parë ka qenë në një mbrëmje në një nga klubet më të njohura të Prishtinës. Këngëtari i baladave jo vetëm ka kënduar për adhuruesit e tij që kishin mbushur këtë ambient, por siç e shihni edhe njëkohësisht ka pirë.Edhe këtu Gena ka treguar zotësinë e tij, edhe qefin, edhe punën, ndërsa flitet si njëri prej artistëve që kur shkon në një koncert, ata që e ftojnë duhet ta mirëpresin mirë me pije për të marrë adrenalinën e duhur dhe për t’i bërë të gjithë ta pranishmit që të kërcejnë dhe të këndojnë me të. /Maksim GJokaj/Kosova Sot/

Dafina zgjedh të mbajë një gjarpër, e quan Lucifer

Këngëtarja Dafina Zeqiri duket se i ka shumë qejf gjarpërinjtë. Në profilin e saj në Facebook ajo ka postuar një foto, ku i fton fansat e vet të përshëndesin mikun e saj më të ri, që ka vendosur ta pagëzojë me emrin Mr.Lucifer.Nuk e dimë nëse ajo do ta mbajë gjatë këtë kafshë që për shumë njerëz konsiderohet e rrezikshme, apo ka dashuri të provokojë. Dafina së fundmi po provokon me të gjitha mënyrat e saj, që nga stili i flokëve e deri tek jeta private ku gjithnjë e më tepër po shfaqet me Ledri Vulën, mes të cilëve mesa duket nuk ka vetëm miqësi. MAPO

Erjoni: Sfidat që kalova për të realizuar një film porno me aktorë shqiptarë





Nëse deri dje keni parë filma të zhanrit ‘’Hard XXX’’ me personazhe të huaj, këtë vit për herë të parë shqiptarët (+18) do të kenë mundësinë të ndjekin në një kanal digital, një film të këtij zhanri, por me personazhe shqiptarë. ‘’Panorama plus’’ ju sjell ekskluzivisht rrëfimin e Erionit 25 vjeç, i cili në film do ketë edhe rolin e regjisorit. Për të gjitha sfidat rreth realizimit të filmit, fillimet si striptizer dhe punën deri më tani, ai flet në vazhdim.


Erion, ju fillimisht jeni marrë me bodybuilding ndërsa më vonë keni filluar si stripman, si të ka lindur dëshira për të filluar këtë profesion? 
Në 2005 fillova të bëja stërvitje dhe mora pjesë në shumë gara të bodybuilding në Shqipëri, më pas kam jetuar për rreth 6 muaj në Gjermani, ku pashë strip për herë të parë e më lindi ideja që dhe unë të bëhesha një strip man. U ktheva në Shqipëri dhe fillova sërish stërvitjen. Fillova të shihja në youtube se si performonin grupe të mëdha strip dhe ushtroja në shtëpi. Një ditë të bukur më erdhi dhe mua mundësia për t’u bërë një stripman.
Na trego cilat kanë qenë hapat e parë në këtë punë dhe kush ju ka shtyrë të merreni me striptizëm?
Hapat e parë filluan në mars të 2008-s, ku një mik më thotë që jemi të ftuar në një nga club-et e Shqipërisë për të performuar në pozimet e bodybuilding. Duke qenë se jam një tip ekspresiv dhe një pozues shumë i mirë, pranova që të shkonim në atë mbrëmje. Ishte një mbrëmje plot emocion dhe mjaft e bukur.
Po më pas si vazhdoi dëshira për të punuar në këtë profesion?
Mbas një muaji më vjen një telefonatë, por këtë radhë nga një balerin me emrin Gjergji, i cili më thotë që është një festë beqarie dhe duan që të pozosh për ata. Ok i them, shumë mirë do të vij. Dhe kështu fillova të bashkëpunoja me Gjergjin për disa kohë, ku dhe performanca ime në strip filloi të përmirësohej dita-ditës më shumë.
Cila ka qenë performanca jote e parë si stripman?
Performanca e parë si një stripman, ku zhveshja dhe sensualizmi shkon në limitet e saj, ka qenë në sezonin e verës së 2010-s, ku isha i ftuar në një club në Shqipëri që organizohej një festë beqarie dhe atje kam punuar pothuajse gjithë sezonin e verës.
Momentalisht me çfarë merresh, cilat lloje të organizimeve preferoni si staf?
Aktualisht po merrem me disa organizime, ku tashmë punoj si staf, ku janë dy balerina dhe unë. Stafi i ‘’Stripman Albania Erioni Show’’ organzion party të ndryshme si ditëlindje, festa beqarie, lady night, në performancat e kërcimit strip dance, lap dance, si dhe belly dance, ku do të ketë performancë nga dy balerinat.
Erion, ju keni xhiruar edhe një film porno, të parin në Shqipëri, mund të na flisni më shumë rreth këtij projekti?
Filmi është i ndarë në tri pjesë nga një çift secila, çdo pjesë zgjat 20 minuta, të tri pjesët janë vende xhirimi në ambiente të ndryshme, skenografia është shumë e bukur, pasi çdo pjesë ka një fillim të bukur dhe situata të ndryshme.
Na rrëfe sfidat që ke kaluar për të realizuar filmin, si ju erdhi ideja?
Si fillim, kur mendova që të realizoja një film porno, mendova se si do të gjeja elementet, si do të gjeja sponsorat, fillova të shkruaja në word çdo detaj dhe kostoja më doli disi e lartë dhe pa ndihmën e sponsorave nuk munda ta bëja. Kështu, projektin që unë e kisha mbaruar, e prezantova në disa televizione dixhitale shqiptare, dhe njëri prej tyre e pranoi dhe ramë dakord që të bashkëpunonim, dhe televizioni në fjalë mori përsipër blerjen e filmit.

Regjisori i filmit cili është?
Vetë i kam bërë të gjitha. Unë jam marrë vetë me çdo gjë, duke filluar nga gjetja e elementeve që janë 3 djem dhe 3 vajza.
Janë shqiptarë të gjithë protagonistët?
Po, janë shqiptarë.
Një pyetje e fundit, si është të bësh seks para disa njerëzve?
Të bësh seks në intimitet është diçka e bukur dhe bën lirshëm çdo veprim, por elementet që janë pjesë e filmit janë po aq të lirë sikur janë në intimitet. Dhe në fakt, gjatë xhirimit të duket sikur je vetëm me partneren. Edhe kolegët e mi e kanë pasur me qejf të bëjnë diçka të tillë dhe mezi kanë pritur që t’u jepej një mundësi për të realizuar dëshirat e tyre dhe gjatë xhirimeve kanë qenë mjaft të qetë të gjithë.

BLERAND REXHEPI








Dafina dhe Ledri, pushime “si shokë” në Los Angelos!










Populli thotë ku ka zë nuk është pa gjë… por këtë herë sapo lajmi se mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Ledri Vula ka jo vetëm një histori dashurie, por edhe një fejesë, vetë çifti iu kundërpërgjigj me një përgënjeshtrim… se gjithçka ishte e stisur dhe ata të dy janë vetëm shokë… Madje, kaq shokë të mirë janë sa edhe koncertet edhe udhë-timet, edhe pushimet tashmë i ndajnë bashkë. Pra, çdo moment i bukur ata ia dedikojnë shoqërisë së njëritjetrit së fundmi. Këtë as ma pak e as më shumë na e dëshmojnë ata vetë. Me një look allah Rihanna, Dafina dhe Ledri duket se po shijojnë një kohë të mirë në Los Angelos.Ku kanë bërë edhe këto fotografi të fundit, të cilat po ata vetë i kanë shpërndarë në profilet e tyre në “Facebook”.


Zaimina, si yjet botërorë në klipin e ri


E veshur e gjitha me ‘ Gucci’, ashtu sikurse na është mësuar syri të shohim mbarë yjet botërore, Zaimina vjen e freskët, mahnitëse dhe ndryshe. Këto që ju shihni janë fotot më të reja të përcjella në mënyrë ekskluzive në “Bluetooth”, e që janë shkëputur nga klipi më i ri i saj. Një fustan që e admirojnë të gjithë sa e shohin, të ngjashëm me atë që kanë veshur yje botërorë si: Beyonce, Jennifer Lopez e Kate Moss.


Siç duket, pauza në muzikë i ka bërë mirë Zaiminës, një periudhë kjo për t’u ripërtërirë e për t’ia nisur vrullshëm, për nga ana e ritmit dhe freskisë. Hera e fundit që Zaimina ka publikuar një klip të ri ka qenë vera e shkuar, kur lançoi këngën ‘ Po ta dija’ në bashkëpunim me kompozitorin Flori Mumajesi. Këtë herë Zaimina vjen me një tjetër bashkëpunim. Cekic ka tërhequr vëmendjen e saj për të krijuar një tjetër hit. Është fjala pikërisht për menaxherin e Dafina Zeqirit dhe Bleros, kompozitorin e famshëm maqedonas. Përgjatë gjithë kohës që Zaimina ka pushuar në muzikë, i është përkushtuar tërësisht shkollës për arkitekturë, një degë që e ka ndjekur me shumë pasion e ku po arrin sot rezultate të shkëlqyera.Aktualisht ne jemi në pritje të videoklipit të saj të ri, për të cilin mendojmë se do të jetë super, siç edhe vetë Zaimina është.

Ledina Celo ne Tirane per “X Factor Albania”






Superspektakli i talevente “X Factor Albania”, do te befasoje kete fundjave publikun shqiptare me ringjitjen ne skene te kengetares Ledina Celo, e cila prej vitesh jeton jashte Shqiperise. Kengetarja qe eshte bere nene rreth nje vit me pare, e qe per momentin po shijon rritjen e te birit, do te kete mundesine serish per tu rishfaqur para fansave te saj pas nje kohe relativisht te gjate.E ftuar surprize ne kete spektakel, Ledina eshte pare keto dite ne ambientet e televizionit Klan, ku eshte duke u pergatitur per performancen e saj surprize te mbremjes te se Djeles.Nuk eshte mesuar ende se me cfare kenge do te ngjitet ajo ne skenen gjigande te “X Factor”, por e sigurte eshte se ajo do jete mbreselenese. Gazeta Standard

Adelina Berisha: Albumi, pasqyra e një këngëtari




Këngëtarja e re Adelina Berisha, në një bisedë për Express, ka thënë se po përgatitet për një album dhe për një video që do ta lansojë së shpejti. Këngëtarja ka thënë po ashtu se nuk ka dëshirë të flasë shumë për jetën private.Adelina Berisha nuk ndalet. Këngëtarja në një bisedë për Express, ka thënë se është në përgatitje të një këngë të re, të cilës pritet që së shpejti t’ia realizojë edhe videon.

Kënga është një këngë ritmike dhe e ka realizuar Stine.

Por, Adelina thotë se do të realizojë edhe balada. “Edhe kjo këngë do të jetë një këngë ritmike, por vetëm kësaj radhe. Gjithmonë kompozitorët më kanë ofruar këngë ritmike, por e kam në plan të realizojë edhe një baladë”, ka thënë Berisha.


Adelina po ashtu ka thënë se që nga fillimi i këtij viti është vazhdimisht e ftuar për të kënduar nëpër qytete të ndryshme nëpër Kosovë dhe do të vazhdojë me një ritëm edhe gjatë muajve në vijim.“Jam, të themi, në një turne nëpër Kosovë. Kam filluar moti, qysh pas videos ‘Ti je ai’, ku jam ftuar për të kënduar nëpër vende të ndryshme. Në maj do të jem në SHBA për të mbajtur po ashtu edhe disa koncerte”.Këngëtarja është duke bërë përgatitjen për albumin e saj të ri dhe thotë se ai do të dalë shumë shpejt në dritë.

“Po, shumë shpejt do ta editoj albumin sepse mendoj se është një pasqyrë e punës së një këngëtari. Mendoj se ia vlen që gjithsecili këngëtar ta ketë një album, pavarësisht se kemi shpërndarje të madhe të këngëve në internet. Albumi është një dokument për një këngëtar”, thotë Berisha.

Albumi pritet që të ketë nëntë këngë, ndërkaq këngëtarja thotë se disa këngë do të jenë të vjetra e disa të reja. Kurse kur pyetet për jetën private, Adelina thotë se është e lumtur më të, por që nuk dëshiron të flasë për jetën private sepse “dëshiron ta mbajë për vete”.“Jam e lumtur me jetën që kam. Thashethemet po më mërzisin, por nuk i marr edhe shumë parasysh sepse nuk janë të vërteta”, ka thënë në fund ajo.











Rovena Stefa tashmë dhe modele


Këngëtarja Rovena Stefa është duke eksperimetuar edhe si modele. Ajo është fotografuar nga Veton Osmani për një set fotografik me të brendshme. Ndërkohë përsa i përket muzikës Stefa ka thënë se së shpejti do të vi me një klip të ri, i cili sipas saj do të jetë klipi i mirë i realizuar në Shqipëri. Për momentin ajo është duke përgatitur një bashkëpunim me një këngëtare të famshme në Itali.






“Intimiteti i Ermalit me Françeskën bëhet thjesht për show”



Flet mamaja e Ermalit, Tefta Merdani: “Françeska jo  femër shumë e bukur, më duket normale si pamje”
Historia e dashurisë që është krijuar brenda “Big Brother 5” mes Ermalit dhe Françeskës, përveçse ka tërhequr vëmendjen e publikut, është pasuar me komente të ndryshme në rrjete sociale nga fansat. Ndërkohë që Ermali dhe Françeska po jetojnë lidhjen e tyre në lojën ku luhet për 100 mijë euro, në media janë botuar shkrime për lidhjet e tyre që i presin jashtë. Se sa mund të dijë një mama rreth historive dhe preferencave të djalit të saj 24-vjeçar, gjithçka varet nga afrimiteti që ata kanë. Gjithsesi, Tefta Merdani pranon të tregojë gjithçka di dhe mendon rreth lojës së djalit të saj, i cili u shpall “Mister Albania” në vitin 2010.


Tashmë është përfolur lidhja e Ermalit me Franceskën brenda “BB5”. Si e sheh ti këtë lidhje si nëna e tij?
Në fakt, kur bëhet fjalë për një relacion mes dy personave, askush nuk mund të gjykojë, pasi e dinë vetë se çfarë ndiejnë dhe si e konsiderojnë njëri-tjetrin. Për momentin, me sa shoh nga ekrani, unë kuptoj se ata ndihen rehat të dy, duke u shfaqur bashkë në një marrëdhënie që i ka të gjitha, përkëdheljet dhe qejfmbetjet. Të mos harrojmë që ata përveçse janë në këtë lidhje, janë duke luajtur në të njëjtën kohë një lojë duke qenë dhe rivalë, dhe kjo e komplikon pak situatën. Në përgjithësi nuk më pëlqen të flas para kohe, sepse gjithçka mund të dalë jashtë parashikimeve.
Duke u nisur nga fakti që djali yt është një mister, të duket Françeska po aq e bukur për djalin tënd?
Mendoj se Françeska është një vajzë normale nga pamja. Ka vajza edhe më të bukura se ajo.
Një nënë gjithmonë ka një sy më kritik se të tjerët, kur bëhet fjalë për vajzën që shoqërohet i biri. Ti me çfarë syri e sheh Françeskën në këtë rast, në sjelljen e saj ndaj Ermalit?
Për vajzat nuk flitet keq, pasi çdo femër ka vlerat e saj. Të mos harrojmë që ajo është në lojë dhe nuk dimë ku ndahet tipi i vërtetë nga loja. Sjellja e Françeskës justikon sjelljen e një vajze të re, që është në një lojë të tillë me shumë tension. Ata janë në një garë, gjatë rrugës do t’i shohim se deri ku do mund të shkojnë bashkë.
Ndërkohë që ka pasur komente për intimitetin mes tyre të krijuar brenda shtëpisë. Ke ndonjë koment për videon e përfolur të seksit?
Në lidhje me videon dhe komentet që qarkullojnë, unë të them të drejtën nuk jam në dijeni. Por me aq sa shoh në intimitetin që ata shkëmbejnë me njëri-tjetrin, them se e bëjnë thjesht për show. Ose më saktë bëjnë lojëra, për t’u krjuar përshtypjen banorëve të tjerë se kushedi çfarë po bëjnë.
Mendon se do të zgjasë kjo lidhje, për shembull të mund të vazhdojë me daljen e tyre nga shtëpia?
Unë e thashë edhe pak më sipër, që nga java në javë do të ketë të papritura, pasi gjithçka mund të pritet. Ata mund të grinden me njëri-tjetrin, mund të krijojnë keqkuptime dhe mund të shkëputen. Gjithsesi, nuk e kam zakon të hyj në punët e tij të zemrës. Është çështje që e di vetëm ai.
Dy javë më parë, gazeta “Panorama” zbuloi lidhjen që Ermali ka jashtë. E njihje vajzën, je në diejni të ndonjë lidhjeje serioze jashtë?
Jo, nuk e njihja vajzën dhe, të them të drejtën, Ermali nuk më ka përmendur emrin e ndonjë vajze me të cilën mund të ketë lidhje serioze jashtë shtëpisë. Ka pasur shoqe, mikesha për të cilat kam qenë deri diku në dijeni, por deri tani asnjërën prej tyre nuk e ka sjellë në shtëpi, që të mund të kuptoja se mund të kishte diçka më shumë se një lidhje e thjeshtë.
Është i ndjeshëm Ermali në një lidhje, si sillet apo si reagon në rastin kur e pëlqen një vajzë?
Është djalë shumë i ndjeshëm me sa di, jo vetëm për historitë që përjeton vetë, por edhe kur dëgjon histori të ndonjë personi tjetër ai preket dhe di të dëgjojë deri në fund.
E ndjek Ermalin rregullisht, cilin prej banorëve e sheh si rival të fortë?
Ermali është jeta ime dhe natyrisht që këto ditë që ai është në lojë, unë kam hequr dorë nga gjithçka vetëm për të ndjekur çdo lëvizje të tij. Në përgjithësi, banorët janë të gjithë të mirë, por Liami më duket grindavec.
Po Ermali si po e luan këtë lojë?
Ermali është origjinal, njësoj si në jetë. Është natyrë e drejtpërdrejtë dhe që merr guximin të t’i thotë gjërat në sy. Nuk di të diskutojë pas krahëve apo të bëjë thashetheme pa lidhje. Këtë gjë po bën dhe në BB5.
Çfarë jete ka bërë Ermali, çfarë di ti për marrëdhëniet e tij me femrat?
Ermali ka jetuar në Francë, Gjermani etj. dhe di që ka pasur mikesha. Është xhentil dhe i thjeshtë.
Nga eksperiencat e mëparshme ai preferon brunet apo biondet?
Mikeshat e tij kanë qenë dhe brune, dhe bionde. I preferon të gjitha.
Pse hyri Ermali në BB5 sipas teje, çfarë synon ai në jetë pas kësaj eksperience?
Ermali është shumë kërkues te vetja, i pëlqen bota e televizionit dhe kjo ishte një nga arsyet pse ai hyri në BB. Ai e thotë hapur që ëndërron të jetë një showman, të ketë një emision të vetin në një televizion dhe unë besoj se do ia arrijë, pasi Ermali është vërtet djalë i mençur.
Çfarë nuk doja të shikoje në sjelljen e Ermalit në këtë “reality show”?
Nuk do doja ta shihja të bëhet nervoz. Ai e do të vërtetën dhe të drejtën, ndoshta një situatë e tillë mund të jetë e pashmangshme, por prapë i besoj maturisë së tij.
E sheh si fitues të “BB5”?
Nuk mund të shprehem ende për këtë, është shumë herët, edhe pse kam besim tek Ermali. Por prapë mbetet për t’u parë, pasi atë e vendos publiku. Tani për tani jam kureshtare dhe unë të shoh se si do të  vijnë gjërat gradualisht në këtë lojë, derisa të mbërrijmë tek momenti i shpalljes së fituesit.



Flor Mumajesi merr në menaxhim Elia Shenën

Jam krenare të deklaroj që jam anëtarja më e re e studios “Three dots” –deklaron këngëtarja e re 15 vjeçare Elia Shena. Në këtë mënyrë, Elia Shena merret nën menaxhimin e producentit të njohur Flor Mumajesi. Rasti i saj të kujton fillimet e karrierës së këngëtares Elvana Gjata, e cila gati në të njëjtën moshë filloi bashkëpunimet me Florin dhe nën menaxhimin e tij u shndërrua në yllin e muzikës pop. Elia, e cila ka bërë një performancë të shkëlqyer në edicionin e sivjetshëm të “Kënga Magjike”, duket se ka bindur menaxherin për potencialin e saj si këngëtare dhe performuese e për këtë arsye ka shumë gjasa që Flori të përsërisë të njëjtin sukses të Elvana Gjatës edhe me 15 vjeçaren Shena. Bluetooth

Elvana me stil të ri, fansat e quajnë ‘kopje’ të Zanfina Ismailit!

Po përgatitet të bëhet pjesë e spektaklit të DWS, ka rënë disa kilogramë në peshë, ndërsa ka publikuar edhe disa imazhe të reja, të cilat siç duket i ka realizuar gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është emri më i përfolur deri më tani edhe si një favorite kryesore në këtë garë, ndërsa ka ndryshuar edhe imazhin e saj, ku nuk ka kaluar pa u komentuar stili i ri. Nga ajo që kemi vërejtur deri më tani nëpër portale dhe media të ndryshme, stili i ri i Elvanës është komentuar duke marrë edhe kritika si një kopje e këngëtares kosovare Zanfina Ismaili, e cila këtë stil e ka sjellë disa vite më parë, ndërsa Elvana pak me vonesë, gjithnjë sipas fansave të cilët në komente jo pak edhe ngatërruan Elvanën me Zanfinën për faktin që edhe pozat, përveç stilit, duken të njëjta. Në vazhdim sjellim disa nga komentet të cilat janë bërë nëpër portale të ndryshme lidhur me stilin e këngëtareve. “Ra prej like edhe kjo, u mundua Flori 10 vite të krijojë një Adelina Ismaili në Shqipëri, tani shkoi në kopje të Zanfinës”, – thotë Lona gjatë komentit të saj në portalin “Telegraf”, ndërsa komentuesja tjetër, Gona Baftiu thekson: “Fotoja e parë është stil i vjetër i Zanfinës, flisni çfarë të doni, është kopje e Zanfinës, mos të kishte sprovuar këto gjëra, edhe Elvana ishte harruar si Orinda Huta”. Ky krahasim është i pari për këto dy këngëtare të njohura që është bërë së fundi, ndërsa Zanfina dhe Elvana më herët nuk kanë pasur rastin as të paraqiten diku së bashku e as shoqëri me njëra-tjetrën nuk kanë pasur. 
(mapo)

Jeta Faqolli duet me Kellyn në “Top Fest 9”

Jeta Faqolli e suksesshme edhe në festivale. Ajo edhe këtë herë do të performoj në festivalin “Top Fest 9”, ku do të jetë bashkë me këngëtarin Kellyn. Kënga që do ta prezantojnë ata titullohet “Vetëm jeto” që sipas Jetës është punuar mjaftë shumë në të. Mbase sukseset janë në pritje.
“Kemi punuar mjaftë shumë në këtë këngë me të cilën do të prezantohemi në festivalin “Top Fest 9”. Në këtë festival kam marrë pjesë edhe disa herë dhe kjo më bënë të ndjehem mirë se kam rastin të promovoj këngë të reja. Uroj që çdo gjë të shkoj mirë në paraqitjen tonë të enjten mbrëma”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Jeta ka shumë plane për këtë vit, ajo do të realizoj edhe disa këngë dhe klipe për adhuruesit e saj kudo që janë.


Hajdutët vjedhin shtëpinë e Kaltrina Selimit

Tashmë Kaltrina Selimi e ka marrë veten dhe është duke u përpjekur ta harroj çdo gjë që ka ndodhur para disa ditësh në banesën e saj, ku hajdutët i thyen banesën dhe i morën disa sende, si laptop, aparat dixhital, një shumë e të hollave dhe pasaportën e saj dhe të fejuarit.


Kaltrina më shumë ishte e merzitur për pasaportat ndonëse Dritoni kishte pasaportë britanike dhe ky fakt e kishte merzitur më shumë. Mirëpo me konfirmim të policisë se me këtë pasaportë nuk mund të bëjë askush asgjë ajo është ndierë më rehat dhe tani ka nisur punën për realizimin e një kënge të re.

“Natyrisht që gjatë atyre ditëve që më ndodhi kjo fatkeqësi, nuk jam ndjerë fare mirë, më shumë më brengoste fakti për pasaportat tona e sidomos të Dritonit. Por meqë policia na rrëfeu se ata pasaporta tashmë janë të pavlefshme, po ndjehem më mirë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Tani që të dy kanë aplikuar për pasaportat e reja dhe Kaltrina thotë që do t’i kushtoj më shumë rëndësi projektit të ri.

Edgar Çani, golin ia dedikoj babait në “Big Brother”

Edgar Çani ka debutuar me gol në kombëtaren shqiptare, teksa realizoi pas vetëm 3 minutash me fanelën kuqezi.


Sulmuesi i Polonia Varshavës në Poloni, është shprehur disi kritik me lojën e skuadrës në pjesën e dytë, ndërsa ia dedikoi golin babait të tij, që është një prej konkurrentëve të ‘Big Brother’.



“Jam shumë i kënaqur që debutova me kombëtaren edhe pse më erdhi keq që nuk luajtëm diçka më mirë në pjesën e dytë, pasi në të parën ishim shumë mirë – tha ai. – Isha shumë i emocionuar para ndeshjes, por më pas shkoi mirë, pasi shënova gol pas 3 minutash.
Më pas humbëm, por gjithsesi, ishte vetëm një miqësore”, u shpreh Çani. “Goli? Për babanë që është në Big Brother, shpresoj që të qëndrojë”, u shpreh Edgar Çani Junior.  Balkanweb
Kush eshte Babai i Edgar Canit personazhit te Big Brother Albania 5.
Mosha: 52 vjeç
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Statusi civil: I divorcuar
Arsimi: I lartë
Profesioni: Inxhinier elektrik
Hobi: Poezia, muzika, filmat, librat
Edgari është banori më i madh në moshë që ka hyrë deri tani në shtëpinë e Big Brother. Për të mosha nuk ka kurrëfarë rëndësie, pasi ai në shpirt ndihet shumë i ri dhe këtë e reflekton edhe në llojin e jetës që bën, gjithnjë prezent nëpër ambiente festash apo lokale të muzikës live.
Edgari ka jetuar në Tiranë deri në moshën 9 vjeçare, pasi në vitin 1969 detyrohet të shpërngulet familjarisht në Elbasan për shkaqe të regjimit. Në Elbasan kaloi 13 vjet të jetës, periudhë që nga e cila ka mbartur shumë kujtime. Me ndryshimin e sistemeve, Edgari emigron në Itali ku jeton deri në vitin 2004, vit kur divorcohet nga gruaja me të cilën ka një djalë, tani 22 vjeçar, futbollist i kategorisë së parë në Poloni.
Djali i tij quhet Edgar Junior dhe është një ndër krenaritë e Edgarit. Aktualisht Edgari po jeton një bashkëjetesë të lumtur.
Megjithëse profesioni i tij është Inxhinier Elektrik, të cilin e ka ushtruar për vite me rradhë, Edgari për momentin punon si Moderator në një televizion privat. Është i apasionuar pas çdo forme arti. Shkruan poezi por kurrë nuk ka patur dëshirën për t’i botuar.
Hyn në Big Brother:
Sepse është njeri që i pëlqejnë sfidat dhe Big Brother-in e sheh si një terren të ri për t’u eksploruar dhe sfiduar!
top channel