

E veshur e gjitha me ‘ Gucci’, ashtu sikurse na është mësuar syri të shohim mbarë yjet botërore, Zaimina vjen e freskët, mahnitëse dhe ndryshe. Këto që ju shihni janë fotot më të reja të përcjella në mënyrë ekskluzive në “Bluetooth”, e që janë shkëputur nga klipi më i ri i saj. Një fustan që e admirojnë të gjithë sa e shohin, të ngjashëm me atë që kanë veshur yje botërorë si: Beyonce, Jennifer Lopez e Kate Moss.
Siç duket, pauza në muzikë i ka bërë mirë Zaiminës, një periudhë kjo për t’u ripërtërirë e për t’ia nisur vrullshëm, për nga ana e ritmit dhe freskisë. Hera e fundit që Zaimina ka publikuar një klip të ri ka qenë vera e shkuar, kur lançoi këngën ‘ Po ta dija’ në bashkëpunim me kompozitorin Flori Mumajesi. Këtë herë Zaimina vjen me një tjetër bashkëpunim. Cekic ka tërhequr vëmendjen e saj për të krijuar një tjetër hit. Është fjala pikërisht për menaxherin e Dafina Zeqirit dhe Bleros, kompozitorin e famshëm maqedonas. Përgjatë gjithë kohës që Zaimina ka pushuar në muzikë, i është përkushtuar tërësisht shkollës për arkitekturë, një degë që e ka ndjekur me shumë pasion e ku po arrin sot rezultate të shkëlqyera.Aktualisht ne jemi në pritje të videoklipit të saj të ri, për të cilin mendojmë se do të jetë super, siç edhe vetë Zaimina është.