Visualizzazione post con etichetta Gallery. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Gallery. Mostra tutti i post

Dafina dhe Ledri, pushime “si shokë” në Los Angelos!










Populli thotë ku ka zë nuk është pa gjë… por këtë herë sapo lajmi se mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Ledri Vula ka jo vetëm një histori dashurie, por edhe një fejesë, vetë çifti iu kundërpërgjigj me një përgënjeshtrim… se gjithçka ishte e stisur dhe ata të dy janë vetëm shokë… Madje, kaq shokë të mirë janë sa edhe koncertet edhe udhë-timet, edhe pushimet tashmë i ndajnë bashkë. Pra, çdo moment i bukur ata ia dedikojnë shoqërisë së njëritjetrit së fundmi. Këtë as ma pak e as më shumë na e dëshmojnë ata vetë. Me një look allah Rihanna, Dafina dhe Ledri duket se po shijojnë një kohë të mirë në Los Angelos.Ku kanë bërë edhe këto fotografi të fundit, të cilat po ata vetë i kanë shpërndarë në profilet e tyre në “Facebook”.


Zaimina, si yjet botërorë në klipin e ri


E veshur e gjitha me ‘ Gucci’, ashtu sikurse na është mësuar syri të shohim mbarë yjet botërore, Zaimina vjen e freskët, mahnitëse dhe ndryshe. Këto që ju shihni janë fotot më të reja të përcjella në mënyrë ekskluzive në “Bluetooth”, e që janë shkëputur nga klipi më i ri i saj. Një fustan që e admirojnë të gjithë sa e shohin, të ngjashëm me atë që kanë veshur yje botërorë si: Beyonce, Jennifer Lopez e Kate Moss.


Siç duket, pauza në muzikë i ka bërë mirë Zaiminës, një periudhë kjo për t’u ripërtërirë e për t’ia nisur vrullshëm, për nga ana e ritmit dhe freskisë. Hera e fundit që Zaimina ka publikuar një klip të ri ka qenë vera e shkuar, kur lançoi këngën ‘ Po ta dija’ në bashkëpunim me kompozitorin Flori Mumajesi. Këtë herë Zaimina vjen me një tjetër bashkëpunim. Cekic ka tërhequr vëmendjen e saj për të krijuar një tjetër hit. Është fjala pikërisht për menaxherin e Dafina Zeqirit dhe Bleros, kompozitorin e famshëm maqedonas. Përgjatë gjithë kohës që Zaimina ka pushuar në muzikë, i është përkushtuar tërësisht shkollës për arkitekturë, një degë që e ka ndjekur me shumë pasion e ku po arrin sot rezultate të shkëlqyera.Aktualisht ne jemi në pritje të videoklipit të saj të ri, për të cilin mendojmë se do të jetë super, siç edhe vetë Zaimina është.

Adelina Berisha: Albumi, pasqyra e një këngëtari




Këngëtarja e re Adelina Berisha, në një bisedë për Express, ka thënë se po përgatitet për një album dhe për një video që do ta lansojë së shpejti. Këngëtarja ka thënë po ashtu se nuk ka dëshirë të flasë shumë për jetën private.Adelina Berisha nuk ndalet. Këngëtarja në një bisedë për Express, ka thënë se është në përgatitje të një këngë të re, të cilës pritet që së shpejti t’ia realizojë edhe videon.

Kënga është një këngë ritmike dhe e ka realizuar Stine.

Por, Adelina thotë se do të realizojë edhe balada. “Edhe kjo këngë do të jetë një këngë ritmike, por vetëm kësaj radhe. Gjithmonë kompozitorët më kanë ofruar këngë ritmike, por e kam në plan të realizojë edhe një baladë”, ka thënë Berisha.


Adelina po ashtu ka thënë se që nga fillimi i këtij viti është vazhdimisht e ftuar për të kënduar nëpër qytete të ndryshme nëpër Kosovë dhe do të vazhdojë me një ritëm edhe gjatë muajve në vijim.“Jam, të themi, në një turne nëpër Kosovë. Kam filluar moti, qysh pas videos ‘Ti je ai’, ku jam ftuar për të kënduar nëpër vende të ndryshme. Në maj do të jem në SHBA për të mbajtur po ashtu edhe disa koncerte”.Këngëtarja është duke bërë përgatitjen për albumin e saj të ri dhe thotë se ai do të dalë shumë shpejt në dritë.

“Po, shumë shpejt do ta editoj albumin sepse mendoj se është një pasqyrë e punës së një këngëtari. Mendoj se ia vlen që gjithsecili këngëtar ta ketë një album, pavarësisht se kemi shpërndarje të madhe të këngëve në internet. Albumi është një dokument për një këngëtar”, thotë Berisha.

Albumi pritet që të ketë nëntë këngë, ndërkaq këngëtarja thotë se disa këngë do të jenë të vjetra e disa të reja. Kurse kur pyetet për jetën private, Adelina thotë se është e lumtur më të, por që nuk dëshiron të flasë për jetën private sepse “dëshiron ta mbajë për vete”.“Jam e lumtur me jetën që kam. Thashethemet po më mërzisin, por nuk i marr edhe shumë parasysh sepse nuk janë të vërteta”, ka thënë në fund ajo.











Shkendija thotë se i ka ‎100 % origjinale, “Falë të madhit Zot”

Edhe pse kohë të gjatë nuk kemi dëgjuar ndonjë këngë të re, madje as nuk e kemi parë kohë të gjatë ndonjë klip nga këngëtarja Shkendije Mujaj, ajo po tregon diçka tjetër të veçantë që ka. Është fjala për të pasmet e saj, të cilat thotë se i ka 100 % origjinale. Ajo ndihet mirë për faktin që të pasmet e saj janë në formë, madje derisa në rrjetin social Facebook, bëhej një votim për të pasmet e këngëtareve, ajo kërkonte nga fansat që të pëlqeheshin të sajat dhe kjo e pati renditur në vendin e tretë.Kurse tani, siç transmeton Kosovapress, ajo ka publikuar një foto, të cilën me buzëqeshje, dhe e ka komentuar duke thënë se “100 % origjinale i kam, falë të madhit Zot”. 

Adriana Lima bukuri rrezëllitëse

Adriana Lima çdo herë e më shumë vërteton bukurinë dhe profesionalizimin e saj në paraqitjen e të brendshmeve të Victoria’s Secret