Visualizzazione post con etichetta Jeta Faqolli. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Jeta Faqolli. Mostra tutti i post

Jeta Faqolli: Do të doja një të dashur menaxher

Jeta Faqolli tashmë nuk është më një emër i panjohur. Ajo është pjesë e shumë festivaleve edhe aty ku këndohet live. Me një zë karakteristik duket se ka tërhequr vëmendjen e shumë fansave, megjithëse pretendon ende shumë nga vetja. Në një intervistë për gazetën “Koha jonë” në suplementin “Summer Time”, Jeta rrëfen se tashmë ka ardhur momenti që artistët duhet të kenë një menaxher. Ajo ndihet e pafat që ende nuk e ka gjetur një menaxher të mirë, gjë që thotë se e ka penalizuar qoftë në menaxhimin e klipeve të saj, ashtu edhe në pjesëmarrjen në evenimente të ndryshme. Për më shumë lexoni intervistën.

Jeta, kënga juaj më e fundit “Vetëm jeto” ishte bashkëpunimi me Kellyn, me të cilën ju dolët deri në natën finale edhe në “Top Fest”, ç’mund të na thoni më shumë mbi këngën, që është goca e klikuar në “YouTube”?
Po, mund të them në radhë të parë që këtë duet dhe bashkëpunim ia kam kërkuar unë vetë Kellyt, pasi ai është një këngëtar shumë potent dhe me një zë shumë të veçantë ai e pranoi me kënaqësi ftesën....

Jeta Faqolli: Adoleshenca ime


Kengetarja Jeta Faqolli, do te vije sot ne nje interviste duke ndare me ne, ate qe shumekush e quan periudhen me te bukur...Ne fakt ky konstatim mund te vleje per shume te tjere, por jo ekzaktesisht per Jeten. Asaj i eshte dashur ta lere ne gjysme gjimnazin, si pasoje e luftes qe plasi ne ’97-en, per ta vazhduar ate shume me vone...

Jeta, ne cilen periudhe e ke kryer gjimnazin? 
Duhet te kene qene vitet 1994-‘98. Gjimnazin e kam bere ne Tirane.

Si e kujton kete periudhe?
Mund te them qe e kam kaluar mire. Ka qene nje periudhe e mbushur me momente te gezueshme me shoqerine.

Ke qene tip i hedhur? 
Jo, fare. Kam qene shume e ndrojtur. Kam ndryshuar ne varesi te viteve. Nese ne periudhen e tetevjecares isha me e hedhur, ne gjimnaz ndryshova dhe u bera vajze e terhequr. Isha vajza tipike e turpshme. Tani kam ndryshuar prape (qesh).

Me mesimet si ke qene? 
Nuk shquhesha si nxenese shume e mire. Ishin disa lende shoqerore ne te cila isha me mire, nder sa ne keto shkencoret aspak. Me matematiken, gjuhen dhe letersine nuk kisha marredhenie shume te mira (qesh).

Cila ishte lenda qe urreje me shume? 
Urreja kimine.

Po me mesuesit si e kishe marredhenien?
Shume te mire. E thashe edhe pak me lart, qe duke qene vajze e ndrojtur preferoja te ekspozohesha sa me pak. Nuk isha nga ato qe krijonin afrimitet me mesuesit. Thjesht i respektoja dhe mbaja distance.

Po ndonje zenke ka ndodhur? 
Jo. Ne gjimnaz kurre. Po me kujtohet nje rast ne klasen e tete kur mesuesja me bertiti para gjithe klases per noten qe kisha marre ne lenden e saj dhe une nga turpi qe ndjeva u ngrita dhe dola nga klasa. Me pas ajo me tha se nuk do te me pranonte me pa prindin dhe te gjithe qe u habiten se si u largova ashtu nga klasa. Ky ka qene momenti i vetem ne te gjitha vitet e mia shkollore qe une jam konfliktuar me nje mesues, nese mund ta quajme konflikt. Ishte nje situate qe nuk u perserit kurre me.

Me prinderit si shkoje? Te kontrollonin apo te kerkonin llogari? 
Kjo ka qene ndoshta pjesa me e veshtire. Prinderit e mi ishin shume fanatike, sidomos babi. Kur mbarova klasen e tete ata donin qe une te mos shkoja fare ne gjimnaz.

Kembengulja jote beri qe te vazhdoje shkollen e mesme? 
Po, sigurisht qe une kembengula dhe ata pranuan, por gjithmone duke me kontrolluar ne cdo gje qe une beja. Une e kam bere gjimnazin ne vite te veshtira per Shqiperine dhe ata me te drejte frikesoheshin. Me kujtohet qe vetem ne pallatin tim rrembyen dy vajza dhe babi rrinte gjithe kohes me kete frike, sidomos ne vitin ‘97. Atij i duhej te levizte shpesh per ne Greqi dhe si perfundim me hoqi nga shkolla vitin e fundit. Une nuk arrita dot ta beja maturen.

Po pse nuk vazhdove te kembengulje? 
Me gjithe deshiren time une isha vajze e urte dhe e bindur. Duke i respektuar ne maksimum prinderit e mi u binda edhe per kete. Me vone kur u rrita e rikuperova edhe ate vit dhe u shkollova. Per kete arsye dolen para ca vitesh thashetheme per shkollen time. Sot prinderit e mi kane ndryshuar dhe nuk jane me njesoj. Edhe une ne ato vite ndoshta nuk i kuptoja, por sot i kuptoj dhe e di qe cdo gje e kane bere vetem per perkujdesje.

Po neper mbremje apo ekskursione shkoje?
Neper ditelindje ato pak here kur shkoja me shoqeronte mami dhe kur te tjeret dilnin pas ditelindjes une kthehesha ne shtepi. Ne ekskursione kam qene rralle dhe me shume veshtiresi. Domethene pasi zihesha me mamin kishte raste qe me linin te shkoja, po gjithmone kur behej fjale per qytete afer (qesh).

Te ngacmonin djemte ne shkolle? Te ndalonin per propozime? 
Me flisnin, po gjithmone nga larg. Nuk ka ndodhur asnjehere qe dikush te me afrohej sepse une nuk do ia jepja kurre shansin. Nuk lejoja te me afrohej njeri dhe gjithmone ecja me nxitim per ne punen time.

Cfare enderroje ne ato vite? Cfare mendoje per te ardhmen? 
Mund te them qe kur dikush deshiron vertet fort dicka me siguri e arrin. Une qe atehere enderroja muziken dhe vetem kendoja. Edhe kur dukej e pamundur une serish vazhdoja enderroja dhe me shume mund e durim e arrita.


Kujt doje t’i ngjaje? Cilat ishin kengetaret e tua te preferuara ne ato vite? 
Adhuroja Parashqevi Simakun, Anita Bitrin, motrat Libohova dhe kenget e tyre i kendoja gjithe diten (qesh). Pastaj degjoja edhe shume muzike te huaj dhe me pelqenin hitet e atyre viteve. Sigurisht, me kalimin e kohes edhe preferencat e mia kane ndryshuar ose me mire te themi jane shtuar. Muzika ka qene gjithmone ne zemren time.

Cilen do te vecoje si diten me te bukur te gjimnazit? 
Do quaja si diten time me te bukur kur shkova ne nje ditelindje. Na mblodhi nje shoqe e klases me emrin Eda, qe nuk ishte shoqja ime me e ngushte, por qe une u kenaqa vertet shume. Mbaj mend qe ate dite nuk e di pse kam qene e lirshme dhe kam kercyer shume. /gazeta shqiptare/

Jeta Faqolli: Babi më hoqi nga shkolla vitin e fundit, ishte ’97-ta

Këngëtarja Jeta Faqolli, do të vijë sot në një intervistë duke ndarë me ne, atë që shumëkush e quan periudhën më të bukur…Në fakt ky konstatim mund të vlejë për shumë të tjerë, por jo ekzaktësisht për Jetën. Asaj i është dashur ta lërë në gjysmë gjimnazin, si pasojë e luftës që plasi në ’97-ën, për ta vazhduar atë shumë më vonë…


Jeta, në cilën periudhë e ke kryer gjimnazin?
Duhet të kenë qenë vitet 1994-‘98. Gjimnazin e kam bërë në Tiranë.
Si e kujton këtë periudhë?
Mund të them që e kam kaluar mirë. Ka qenë një periudhë e mbushur me momente të gëzueshme me shoqërinë.
Ke qenë tip i hedhur?
Jo, fare. Kam qenë shumë e ndrojtur. Kam ndryshuar në varësi të viteve. Nëse në periudhën e tetëvjeçares isha më e hedhur, në gjimnaz ndryshova dhe u bëra vajzë e tërhequr. Isha vajza tipike e turpshme. Tani kam ndryshuar prapë (qesh).
Me mësimet si ke qenë?
Nuk shquhesha si nxënëse shumë e mirë. Ishin disa lëndë shoqërore në të cila isha më mirë, ndër sa në këto shkencoret aspak. Me matematikën, gjuhën dhe letërsinë nuk kisha marrëdhënie shumë të mira (qesh).
Cila ishte lënda që urreje më shumë?
Urreja kiminë.
Po me mësuesit si e kishe marrëdhënien?
Shumë të mirë. E thashë edhe pak më lart, që duke qenë vajzë e ndrojtur preferoja të ekspozohesha sa më pak. Nuk isha nga ato që krijonin afrimitet me mësuesit. Thjesht i respektoja dhe mbaja distancë.
Po ndonjë zënkë ka ndodhur?
Jo. Në gjimnaz kurrë. Po më kujtohet një rast në klasën e tetë kur mësuesja më bërtiti para gjithë klasës për notën që kisha marrë në lëndën e saj dhe unë nga turpi që ndjeva u ngrita dhe dola nga klasa. Më pas ajo më tha se nuk do të më pranonte më pa prindin dhe të gjithë që u habitën se si u largova ashtu nga klasa. Ky ka qenë momenti i vetëm në të gjitha vitet e mia shkollore që unë jam konfliktuar me një mësues, nëse mund ta quajmë konflikt. Ishte një situatë që nuk u përsërit kurrë më.

Me prindërit si shkoje? Të kontrollonin apo të kërkonin llogari?
Kjo ka qenë ndoshta pjesa më e vështirë. Prindërit e mi ishin shumë fanatikë, sidomos babi. Kur mbarova klasën e tetë ata donin që unë të mos shkoja fare në gjimnaz.
Këmbëngulja jote bëri që të vazhdoje shkollën e mesme?
Po, sigurisht që unë këmbëngula dhe ata pranuan, por gjithmonë duke më kontrolluar në çdo gjë që unë bëja. Unë e kam bërë gjimnazin në vite të vështira për Shqipërinë dhe ata me të drejtë frikësoheshin. Më kujtohet që vetëm në pallatin tim rrëmbyen dy vajza dhe babi rrinte gjithë kohës me këtë frikë, sidomos në vitin ‘97. Atij i duhej të lëvizte shpesh për në Greqi dhe si përfundim më hoqi nga shkolla vitin e fundit. Unë nuk arrita dot ta bëja maturën.
Po pse nuk vazhdove të këmbëngulje?
Me gjithë dëshirën time unë isha vajzë e urtë dhe e bindur. Duke i respektuar në maksimum prindërit e mi u binda edhe për këtë. Më vonë kur u rrita e rikuperova edhe atë vit dhe u shkollova. Për këtë arsye dolën para ca vitesh thashetheme për shkollën time. Sot prindërit e mi kanë ndryshuar dhe nuk janë më njësoj. Edhe unë në ato vite ndoshta nuk i kuptoja, por sot i kuptoj dhe e di që çdo gjë e kanë bërë vetëm për përkujdesje.
Po nëpër mbrëmje apo ekskursione shkoje?
Nëpër ditëlindje ato pak herë kur shkoja më shoqëronte mami dhe kur të tjerët dilnin pas ditëlindjes unë kthehesha në shtëpi. Në ekskursione kam qenë rrallë dhe me shumë vështirësi. Domethënë pasi zihesha me mamin kishte raste që më linin të shkoja, po gjithmonë kur bëhej fjalë për qytete afër (qesh).
Të ngacmonin djemtë në shkollë? Të ndalonin për propozime?
Më flisnin, po gjithmonë nga larg. Nuk ka ndodhur asnjëherë që dikush të më afrohej sepse unë nuk do ia jepja kurrë shansin. Nuk lejoja të më afrohej njeri dhe gjithmonë ecja me nxitim për në punën time.
Çfarë ëndërroje në ato vite? Çfarë mendoje për të ardhmen?
Mund të them që kur dikush dëshiron vërtet fort diçka me siguri e arrin. Unë që atëherë ëndërroja muzikën dhe vetëm këndoja. Edhe kur dukej e pamundur unë sërish vazhdoja ëndërroja dhe me shumë mund e durim e arrita.
Kujt doje t’i ngjaje? Cilat ishin këngëtaret e tua të preferuara në ato vite?
Adhuroja Parashqevi Simakun, Anita Bitrin, motrat Libohova dhe këngët e tyre i këndoja gjithë ditën (qesh). Pastaj dëgjoja edhe shumë muzikë të huaj dhe më pëlqenin hitet e atyre viteve. Sigurisht, me kalimin e kohës edhe preferencat e mia kanë ndryshuar ose më mirë të themi janë shtuar. Muzika ka qenë gjithmonë në zemrën time.
Cilën do të veçoje si ditën më të bukur të gjimnazit?
Do quaja si ditën time më të bukur kur shkova në një ditëlindje. Na mblodhi një shoqe e klasës me emrin Eda, që nuk ishte shoqja ime më e ngushtë, por që unë u kënaqa vërtet shumë. Mbaj mend që atë ditë nuk e di pse kam qenë e lirshme dhe kam kërcyer shumë.
Gazeta Shqiptare

Jeta Faqolli duet me Kellyn në “Top Fest 9”

Jeta Faqolli e suksesshme edhe në festivale. Ajo edhe këtë herë do të performoj në festivalin “Top Fest 9”, ku do të jetë bashkë me këngëtarin Kellyn. Kënga që do ta prezantojnë ata titullohet “Vetëm jeto” që sipas Jetës është punuar mjaftë shumë në të. Mbase sukseset janë në pritje.
“Kemi punuar mjaftë shumë në këtë këngë me të cilën do të prezantohemi në festivalin “Top Fest 9”. Në këtë festival kam marrë pjesë edhe disa herë dhe kjo më bënë të ndjehem mirë se kam rastin të promovoj këngë të reja. Uroj që çdo gjë të shkoj mirë në paraqitjen tonë të enjten mbrëma”, ka thënë ajo për “Zëri”.
Jeta ka shumë plane për këtë vit, ajo do të realizoj edhe disa këngë dhe klipe për adhuruesit e saj kudo që janë.