Jeta Faqolli: Adoleshenca ime


Kengetarja Jeta Faqolli, do te vije sot ne nje interviste duke ndare me ne, ate qe shumekush e quan periudhen me te bukur...Ne fakt ky konstatim mund te vleje per shume te tjere, por jo ekzaktesisht per Jeten. Asaj i eshte dashur ta lere ne gjysme gjimnazin, si pasoje e luftes qe plasi ne ’97-en, per ta vazhduar ate shume me vone...

Jeta, ne cilen periudhe e ke kryer gjimnazin? 
Duhet te kene qene vitet 1994-‘98. Gjimnazin e kam bere ne Tirane.

Si e kujton kete periudhe?
Mund te them qe e kam kaluar mire. Ka qene nje periudhe e mbushur me momente te gezueshme me shoqerine.

Ke qene tip i hedhur? 
Jo, fare. Kam qene shume e ndrojtur. Kam ndryshuar ne varesi te viteve. Nese ne periudhen e tetevjecares isha me e hedhur, ne gjimnaz ndryshova dhe u bera vajze e terhequr. Isha vajza tipike e turpshme. Tani kam ndryshuar prape (qesh).

Me mesimet si ke qene? 
Nuk shquhesha si nxenese shume e mire. Ishin disa lende shoqerore ne te cila isha me mire, nder sa ne keto shkencoret aspak. Me matematiken, gjuhen dhe letersine nuk kisha marredhenie shume te mira (qesh).

Cila ishte lenda qe urreje me shume? 
Urreja kimine.

Po me mesuesit si e kishe marredhenien?
Shume te mire. E thashe edhe pak me lart, qe duke qene vajze e ndrojtur preferoja te ekspozohesha sa me pak. Nuk isha nga ato qe krijonin afrimitet me mesuesit. Thjesht i respektoja dhe mbaja distance.

Po ndonje zenke ka ndodhur? 
Jo. Ne gjimnaz kurre. Po me kujtohet nje rast ne klasen e tete kur mesuesja me bertiti para gjithe klases per noten qe kisha marre ne lenden e saj dhe une nga turpi qe ndjeva u ngrita dhe dola nga klasa. Me pas ajo me tha se nuk do te me pranonte me pa prindin dhe te gjithe qe u habiten se si u largova ashtu nga klasa. Ky ka qene momenti i vetem ne te gjitha vitet e mia shkollore qe une jam konfliktuar me nje mesues, nese mund ta quajme konflikt. Ishte nje situate qe nuk u perserit kurre me.

Me prinderit si shkoje? Te kontrollonin apo te kerkonin llogari? 
Kjo ka qene ndoshta pjesa me e veshtire. Prinderit e mi ishin shume fanatike, sidomos babi. Kur mbarova klasen e tete ata donin qe une te mos shkoja fare ne gjimnaz.

Kembengulja jote beri qe te vazhdoje shkollen e mesme? 
Po, sigurisht qe une kembengula dhe ata pranuan, por gjithmone duke me kontrolluar ne cdo gje qe une beja. Une e kam bere gjimnazin ne vite te veshtira per Shqiperine dhe ata me te drejte frikesoheshin. Me kujtohet qe vetem ne pallatin tim rrembyen dy vajza dhe babi rrinte gjithe kohes me kete frike, sidomos ne vitin ‘97. Atij i duhej te levizte shpesh per ne Greqi dhe si perfundim me hoqi nga shkolla vitin e fundit. Une nuk arrita dot ta beja maturen.

Po pse nuk vazhdove te kembengulje? 
Me gjithe deshiren time une isha vajze e urte dhe e bindur. Duke i respektuar ne maksimum prinderit e mi u binda edhe per kete. Me vone kur u rrita e rikuperova edhe ate vit dhe u shkollova. Per kete arsye dolen para ca vitesh thashetheme per shkollen time. Sot prinderit e mi kane ndryshuar dhe nuk jane me njesoj. Edhe une ne ato vite ndoshta nuk i kuptoja, por sot i kuptoj dhe e di qe cdo gje e kane bere vetem per perkujdesje.

Po neper mbremje apo ekskursione shkoje?
Neper ditelindje ato pak here kur shkoja me shoqeronte mami dhe kur te tjeret dilnin pas ditelindjes une kthehesha ne shtepi. Ne ekskursione kam qene rralle dhe me shume veshtiresi. Domethene pasi zihesha me mamin kishte raste qe me linin te shkoja, po gjithmone kur behej fjale per qytete afer (qesh).

Te ngacmonin djemte ne shkolle? Te ndalonin per propozime? 
Me flisnin, po gjithmone nga larg. Nuk ka ndodhur asnjehere qe dikush te me afrohej sepse une nuk do ia jepja kurre shansin. Nuk lejoja te me afrohej njeri dhe gjithmone ecja me nxitim per ne punen time.

Cfare enderroje ne ato vite? Cfare mendoje per te ardhmen? 
Mund te them qe kur dikush deshiron vertet fort dicka me siguri e arrin. Une qe atehere enderroja muziken dhe vetem kendoja. Edhe kur dukej e pamundur une serish vazhdoja enderroja dhe me shume mund e durim e arrita.


Kujt doje t’i ngjaje? Cilat ishin kengetaret e tua te preferuara ne ato vite? 
Adhuroja Parashqevi Simakun, Anita Bitrin, motrat Libohova dhe kenget e tyre i kendoja gjithe diten (qesh). Pastaj degjoja edhe shume muzike te huaj dhe me pelqenin hitet e atyre viteve. Sigurisht, me kalimin e kohes edhe preferencat e mia kane ndryshuar ose me mire te themi jane shtuar. Muzika ka qene gjithmone ne zemren time.

Cilen do te vecoje si diten me te bukur te gjimnazit? 
Do quaja si diten time me te bukur kur shkova ne nje ditelindje. Na mblodhi nje shoqe e klases me emrin Eda, qe nuk ishte shoqja ime me e ngushte, por qe une u kenaqa vertet shume. Mbaj mend qe ate dite nuk e di pse kam qene e lirshme dhe kam kercyer shume. /gazeta shqiptare/