Rita Ora i paralizoi te gjitha


Të gjithë artisët shqiptarë që jetojnë kudo në botë u munduan që të hynin në tregun e huaj, duke krijuar apo tentuar të bënin një këngë apo më tepër në gjuhën angleze.

Madje disa prej tyre morën rrugën edhe për t’u zhvendosur në Amerikë për të qenë më afër Hollivudit, por deri tani asgjë vetëm fjalë.

E vetmja që po shkëlqen me fakte është Rita Ora, e cila vazhdon të kryesojë sërish me këngët e saj të reja duke qenë në vendet e para në klasifikime botërore sidomos në 4Music.com.

E provuan edhe Kristina Elezaj, por asgjë, edhe Bleona Qereti është duke tentuar, por asgjë në dritë, apo edhe Genta Ismajli ka tentuar të këndojë në gjuhën angleze, por si duket Rita Ora i paralizoi të gjitha. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/