Po përgatitet të bëhet pjesë e spektaklit të DWS, ka rënë disa kilogramë në peshë, ndërsa ka publikuar edhe disa imazhe të reja, të cilat siç duket i ka realizuar gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Është emri më i përfolur deri më tani edhe si një favorite kryesore në këtë garë, ndërsa ka ndryshuar edhe imazhin e saj, ku nuk ka kaluar pa u komentuar stili i ri. Nga ajo që kemi vërejtur deri më tani nëpër portale dhe media të ndryshme, stili i ri i Elvanës është komentuar duke marrë edhe kritika si një kopje e këngëtares kosovare Zanfina Ismaili, e cila këtë stil e ka sjellë disa vite më parë, ndërsa Elvana pak me vonesë, gjithnjë sipas fansave të cilët në komente jo pak edhe ngatërruan Elvanën me Zanfinën për faktin që edhe pozat, përveç stilit, duken të njëjta. Në vazhdim sjellim disa nga komentet të cilat janë bërë nëpër portale të ndryshme lidhur me stilin e këngëtareve. “Ra prej like edhe kjo, u mundua Flori 10 vite të krijojë një Adelina Ismaili në Shqipëri, tani shkoi në kopje të Zanfinës”, – thotë Lona gjatë komentit të saj në portalin “Telegraf”, ndërsa komentuesja tjetër, Gona Baftiu thekson: “Fotoja e parë është stil i vjetër i Zanfinës, flisni çfarë të doni, është kopje e Zanfinës, mos të kishte sprovuar këto gjëra, edhe Elvana ishte harruar si Orinda Huta”. Ky krahasim është i pari për këto dy këngëtare të njohura që është bërë së fundi, ndërsa Zanfina dhe Elvana më herët nuk kanë pasur rastin as të paraqiten diku së bashku e as shoqëri me njëra-tjetrën nuk kanë pasur.
(mapo)