Babai i Franceskes: I dashuri në burg, trillim për të bërë xheloz Ermalin



Si po ju duket Françeska brenda në “Big Brother”?

Unë po e ndjek vajzën gjithë kohën dhe po më pëlqen çdo gjë që ajo po bën, si po sillet, si po luan. Për mua është në lartësinë e duhur si nga zgjuarsia, si nga bukuria e nga të gjitha.

Ju pëlqen loja e saj?

Unë nuk e di nëse Françeska po bën lojë apo jo. Po mund të them që edhe nëse është kështu, ajo po luan shumë mirë për moshën që ka. Vajza është vetëm 18 vjeç dhe po i përballon më së miri të gjitha situatat.


Ju ishit dakord me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother”?

Po, kam qenë dakord.

Kishit biseduar më parë me Françeskën për mënyrën se si ajo do sillej aty?A kishte bërë ajo një plan që mund t’jua ketë treguar edhe ju?

Nuk kemi biseduar, sepse nuk kemi pasur kohë. Pjesëmarrja e Françeskës në “Big Brother” u vendos në momentin e fundit dhe nuk patëm kohë të flisnim gjatë. Unë e shoqërova vetë vajzën për atje.

Si ju duket marrëdhënia e Françeskës me Ermalin? 

Nëse vajza ndihet mirë për mua s’ka asnjë problem. Edhe ai më duket djalë i mirë. Po diskutohet shumë së fundmi për puthjet e të dyve. Madje flitet se midis tyre ka pasur edhe marrëdhënie intime.

Ju ç’mendim keni?

Unë di që vetëm janë puthur. Për pjesën tjetër nuk di asgjë të sigurtë. Njerëzit mund të thonë shumë gjëra, po unë përderisa e shoh vetë vajzën time, nuk i marr shumë për bazë fjalët e njerëzve. Nuk besoj se atyre i kanë futur ‘ microcheap’ nën jorgan, që ta dinë të sigurtë a kanë bërë diçka më shumë apo jo.

Nëse do të ndodhte, nëse vërtetë midis të dyve do të ketë një marrëdhënie intime, për ju do ishte problem? 

Jo. Nuk kam pse ta kem problem. Mua më intereson që vajza ime të ndihet mirë dhe të bëjë atë që do. Unë jam pak “evropian” për sa i përket këtyre gjërave. Më mjafton që Françeska të ecë përpara, të realizojë ëndrrat e saj e të bëjë atë që ndjen.

A ju shqetësojnë fjalët e njerëzve? 

S’kanë pse të më shqetësojnë, sepse nuk i marr fare për bazë. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, por deri tani mund të them me bindje se të paktën këtu në Vlorë të gjithë kanë respekt.

Ndërkohë ashtu siç ndodh zakonisht për personazhet e “Big Brother” gazetat dhe mediat shkruajnë shumë. Kjo ka ndodhur edhe me Françeskën. Është përfolur që i ka prindërit e ndarë dhe askush më mirë se ju nuk mund të na e thotë të vërtetën… 

Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë lajm që ka dalë. Unë jetoj i lumtur me bashkëshorten dhe me familjen time prej shumë vitesh dhe as që kemi ndërmend të ndahemi, sepse e duam shumë njëri- tjetrin ( qesh).

Është thënë gjithashtu që Françeska ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Po kjo është e vërtetë?

Vajza është vetëm 18- vjeç dhe nuk ka bërë absolutisht asnjë lloj ndërhyrjeje. Është origjinale dhe e bukur ashtu siç e shihni.

Ju ishit në dijeni për marrëdhënien e Françeskës me një djalë që sot është në burg? 

( qesh) Kjo është vetëm një lojë që Françeska e ka bërë për të tërhequr vëmendjen e Ermalit dhe për ta bërë xheloz. Janë fjalë që vajza i ka thënë më shaka e gazetat i kanë marrë si të vërteta.

Si ju duket Ermali si dhëndër?

Ermali është goxha djalë po unë nuk mund ta shoh si dhëndër. Varet se si do shkojë ai me Françeskën dhe a është lojë apo jo, ajo që po bëjnë ata me njëri tjetrin. Pastaj Ermali e ka thënë vetë që aty është për të luajtur dhe do të rrijë vetëm ( qesh).

Po nëse dalin si çift nga “Big Brother” ju do ishit dakord?

Nëse këtë e vendos vetë vajza, unë jam dakord. E përsëris edhe një herë, mjafton që ajo të jetë e lumtur, të tjerat pak rëndësi kanë. Unë e njoh vajzën time dhe i di vlerat e saj. Bluetooth