Visualizzazione post con etichetta Rozana Radi. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Rozana Radi. Mostra tutti i post

Sherri Rezi-Rozi, gjykata: Rozana Radi ishte e droguar!

Rozana, do te hedh ne gjyq per prishje imazhi!
Prokuroria e shpalli fajtore, mirëpo ja që gjykata nxorri të kundërtën. Vendimi i Gjykatës në lidhje me sherrin midis Rezarta Shkurtës dhe Rozana Radit ka qenë pafajësi për këngëtaren Shkurta, e cila s’ka vonuar të shprehë edhe gëzimin e saj nëpër mjet profilit të vet në Facebook.


“Jam e lumtur t’ju njoftoj se, persa i perket akuzave te bera ndaj meje nga zonjusha Rozana Radi, Gjykata dha vendimin që më shpall mua te PAFAJSHME. Faleminderit të gjithe atyre që besuan tek unë që në fillim, edhe kur një pjese e mirë e medias shtrembëruan të vërtetën. Ndihmesë shumë e

Dashuri dhe sherre, bëmat VIP në bankat e shkollës

Në këtë numër të fundit te suplementit Gjimnazistët, kemi vendo sur të bëjmë një përzgjedhje të frazave më pikante që personazhet publike na kanë rrëfyer, ndaj më poshtë do të lexoni copëza nga intervistat ekskluzive që lidhen kryesisht me periudhën e gjimnazit… Bëmat dhe historitë e dashurisë së VIP-ave në gjimnaz… I rikujtojmë bashkë.


GENTA ISMAJLI
“Djemtë më kishin pak frikë. Përveçse isha “shok” për ta, të gjithë e dinin që s’më pëlqenin shumë këto gjëra. Megjithatë edhe unë nuk i kam shpëtuar ngacmimeve, ka pasur plot djem të klasave paralele që më kanë ngacmuar, me disa prej tyre edhe kam dalë”, ka thënë këngëtarja kur e kemi pyetur për ngacmimet e djemve në gjimnaz.
INGRIT GJONI
Marrëdhënia e saj me shokët ka qenë shumë e mirë, madje ata ndërhynin që Ingritin të mos e ngacmonin as djemtë e tjerë të shkollës. “Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të dyja gjinitë, por me shokët më ka..

Rozana merr oferta romanike nga fansat


Rozana Radi ka lënë të kuptohet se ajo po merr ftesa romantike nga fansat e saj.


Këngëtarja nga Shqipëria këto ditë ka publikuar këngën “Tepër jemi dashtë’ në bashkëpunim me grupin “Aragona Band”, që ka nxitur ndjenjat e fansave të saj.

“Njerëz inbox-in e përdor për ndonjë e-mail nga mikeshat, nuk e kam postë takimesh. Nuk kam hapur ‘Facebook’ për të bërë takime romantike”.

“E kam hapur për të informuar fansat. Keni artistë të tjerë që e ofrojnë këtë opsion për ju”, ka shkruar Rozana në rrjetin social Facebook. /Telegrafi/

Rozana Radi ‘sulmohet’ nga fansat

Nuk është e thjeshtë të jesh një personazh publik. Ndonjëherë, Vip-at preferojnë të jenë tepër të panjohur për të shmangur incidentet që u shkakton statusi social. Kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren Rozana Radi, e cila pasi ka publikuar këngën e saj të fundit “Tepër jemi dashtë” një bashkëpunim me Aragona Band, jo vetëm që është mirëpritur nga fansat, por ndonjëherë gati është sulmuar prej tyre. Këtë e tregon edhe vetë këngëtarja, e cila ka marrë ftesa për takime romantike nga fansat saj.Vetë Rozana është përpjekur t’u japë një përgjigje duke përdorur ‘facebook-un’ e saj ku ka shkruar: ..

Rozana Radi ne krevat me Drinin (Video)

Ka vetëm pak orë që është lancuar videoklipi më i ri nga djemtë e grupit Aragona Band në bashkëpunim me këngëtaren Rozana Radi. Kënga mban titullin “Tepër jemi dashtë” dhe video vjen si një minifilm interesant.

Këngëtarja Rozana Radi shfaqet disa herë në krevat

Rozi: Mc Kresha eshte nje punetor i madh

I kishte humbur vemendjes mediatike, por se fundmi kengetarja Rozana Radi i eshte rikthyer rrugeve te Tiranes dhe jo vetem atyre, por edhe projekteve muzikore sic jane dy klipet e saj te cilet pritet te lancohen keto dite.

Prej kohesh jeni shfaqur shume pak ne media. Cfare ka ndodhur?
Cdo artist ka nevoje per nje periudhe pushimi.

Rozana Radi: “Të dija se ku doja të jetoja, tani do të isha martuar me Kreshën”

I kishte humbur vëmendjes mediatike, por së fundmi këngëtar ja Rozana Radi i është rikthyer rrugëve të Tiranës dhe jo vetëm atyre, por edhe projekteve muzikore siç janë dy klipet e saj të cilët pritet të lançohen këto ditë.


Prej kohësh jeni shfaqur shumë pak në media. Çfarë ka ndodhur?
Çdo artist ka nevojë për një periudhë pushimi. Pastaj u largova nga Shqipëria për të qëndruar në Kosovë. Dhe jetesa atje më ka ndihmuar të mos jem në gojën e gazetarëve apo paparacëve.
Si po shkon lidhja me Kreshën?
Shumë mirë. Ju ndryshe nga shumë çifte të famshmish keni karriera individuale. Ndërkohë, çifte të tjerë e përdorin lidhje për të krijuar më shumë popullaritet.
Përse keni vendosur që lidhjen të mos e shfrytëzoni dhe në planin profesional?
Në kemi pasur karriera individuale para se të lidheshim. Secili prej nesh kishte projektet e veta dhe ne kemi vazhduar me këto projekte edhe pas lidhjes. Nuk kemi ndryshuar asgjë nga planet profesionale për hir të lidhjes as nuk jemi përpjekur ta shfrytëzojmë artistikisht faktin që jemi bashkë. Mbi të gjitha ne nuk na bëri të famshëm lidhja, nuk kemi nevojë të arrijmë të kërkojmë famë duke e shfrytëzuar këtë fakt.Vërtet jemi çift por secili bën punën e vet dhe ne jemi të kënaqur me këtë lloj marrëdhënieje ku secili ka dhe bën punën e vet.
Si është bashkëjetesa?
Bashkëjetesa është e mirë, por në të vërtetë nuk ka ndryshuar ndonjë gjë të rëndësishme në jetën tim. Unë vazhdoj të kem të njëjtët miq, të shoqërohem me ta, të kem koncerte, të bëj tekste, të realizoj këngë, të gatuaj. Ah po tani kam filluar të gatuaj për dy vetë ( qesh). Ndoshta ky është një nga ato që mund të quhen ndryshime që kanë ardhur me bashkëjetesën.
Ke zbuluar ndonjë gjë të re te Kresha gjatë bashkëjetesës?
Nuk është aq punëtor sa më dukej në fillim, është edhe më shumë. Kresha është një person që i dedikohet muzikës 100%. Kurrë nuk do ta kisha besuar që një tip si ai mund të mbyllej 24 orë në studio dhe ti përkushtohet vetëm muzikës. Kresha i krijon vetë tekstet e veta, krijon për artistë të tjerë, ndërhyn në vijën melodike të një këngë. Me pak fjalë është një nga artistët më punëtorë që kam pasur rastin të njoh, jo më kot karriera e tij është kaq e suksesshme. Këshilloheni për punët tuaja? Po, normalisht unë i kërkoj mendime dhe më ka dhënë shumë ide. Është një njeri plot ide dhe tepër i vlefshëm për të pasur një mendim të pjekur profesional.
Kur ka pasur ndonjë rast konkret kur të ka ndihmuar me ndonjë ide?
Përveç Adrian Hilës i cili është kompozitori me të cilin unë bashkëpunoj, Kresha është personi i dytë që dëgjoj kur bëhet fjalë për të përzgjedhur stilin e këngës. Shpesh më thotë “duhet të eksperimentosh me këtë stil se të përshtatet më shumë” dhe si rezultat ka pasur gjithmonë të drejtë. Po konkurrencë keni me njëri tjetrin? Absolutisht jo. Lëvrojmë rryma të kundërta. Kresha është Kresh dhe unë nuk kam shansin ta konkurroj në stilin e vet. Në zhanrin e tij ai mbetet i pakonkurueshëm.
Kresha ka dhe shumë fanse femra, bëhesh xheloze?
Nëse do të kisha arsye të bëhesha xheloze, sepse ai nuk më ka dhënë kurrë shkas. Në raport me mua ai ka qenë gjithmonë shumë korrekt dhe duke qenë i tillë kam krijuar një besim absolute te ai.
Thuhet se familjarët e Kreshës ju konsiderojnë si nuse. Si janë raportet nusevjehërr?
Ne nuk jemi as të fejuar as të martuar, por është e vërtetë që kam raporte të mira me familjen e Kreshës, ka dy prindër të shkolluar, të kulturuar dhe jam e lumtur që më kanë hapur derën e shtëpisë. Kam marrëdhënie shumë të mira me ta.
Prej katër muajsh thuajse ke jetuar vetëm në Kosovë. Të ka munguar Tirana gjatë kësaj kohe?
Më ka munguar familja, motra, fëmijët e motrës, por megjithatë kam pasur mundësi të rikthehem herë pas here e ti takoj. Thuhet që u zhvendose përfundimisht në Kosovë… Jo, unë në Kosovë shkoj e vij shpesh, por Tiranën nuk ma zëvendëson qytet tjetër. Këtu kam shtëpinë, të afërmit, miqtë, nuk mund ta braktisja kurrë.
Por nëse do të martoheshit me Kreshën ku do të jetonit?
Nëse do të dija ku të jetoja atëherë do të martohesha, por nuk di ti përgjigjem së parës ndaj nuk kam çfarë të them as për të dytën.
Momentalisht me çfarë projektesh jeni marrë?
Gjatë kësaj kohe kam punuar me shumë artistë, të cilëve u kam krijuar tekstet e këngëve. Janë shumë artistë por dua të përmend vetëm disa si Ermal Fejzullahu, Sabri Fejzullahu, Aurela Gacce, Kejsi Tola etj. Momentalisht kam xhiruar dy klipe një me “Aragona band” i cili pritet të publikohet në datën 16 maj. Për realizimin e këtij klipi kam punuar me “Sync Creative”, kënga është një kompozim i Kico, kompozitori i këngës “lej fleshat” të kënduar nga Kresha. Pastaj do të lançoj me klip këngën “Më nuk jemi” me bashkëpunim me Ramadan Krasniqin. Më pas do të angazhohem si çdo vit në Maratonës e Këngës Popullore. Këtë vit në Maratonë do të vij me një këngë të njohur të cilën dëshiroj ta lë akoma surprizë. Gjatë muajve të verës do të vij edhe me një bashk ë p u n i m tjetër me Lyrical Son. Shumë shpejt do të sjell klipin e këngës “Femër”, pra këtë verë do të lançoj tre ose katër klipe.
Pse shumë?
Sepse jam në pritje të përfundimit albumit dhe dua ti paraprij albumit. Dua që njerëzit t’i dëgjojnë sa më shumë këngët që të jenë të përgatitur përse duhet ta blejnë albumin.
Bluetooth

Rozana Radit i bie macja nga ballkoni, mban zi një javë

Pepsi maçoku tre vjeçar i këngëtares Rozana Radi, është bërë i njohur për fansat e këngëtares po aq sa vetë këngëtarja. Këngëtarja i ka dedikuar statuse në FB, i poston fotot e tij shpesh siç bën një nënë e dashuruar me birin e saj, madje Pepsi është shoqëruesi i përhershëm i këngëtares në udhëtimet e shpeshta të saj. Por, udhëtimi i fundit i Rozanës drejt Prishtinës për të takuar të dashur Mc Kreshën ka qenë me pasoja gati tragjike për maçokun e saj.Maçoku i pamësuar me shtëpinë e re, ka rënë nga ballkoni i katit të katërt i banesës ku jeton çifti. Për gati një javë rresht, këngëtarja ka mbajtur një zi për humbjen e Pepsit. Por, për fat të mirë kjo histori ka një fund të lumtur. Sepse fiks pas 8 ditësh nga humbja e tij, Pepsi ka gjetur rrugën e kthimit në shtëpi dhe sot gëzon shëndet të plotë dhe është i lumtur pranë të zonjës së tij. Bluetooth

Rozana Radi, një dedikim për dashurinë

Rozana Radi duket se është shumë e angazhuar me projektet e saj muzikore këto kohë. Vetë këngëtarja kohë më parë ka pohuar se kjo do të jetë një verë shumë produktive për të, me shumë krijime të reja. Lajmi më i ri rreth saj është se ajo po xhiron klipin e këngës “U deshëm tepër”.Këtë gjë ajo e ka ndarë me gjithë miqtë e saj në “Facebook”, ku ka shkruar: “Në xhirimet e këngës ‘U deshëm tepër’…Një dedikim për të gjithë ato çifte që janë dashur pa kushte, që janë dashur vërtet dhe pengesat e mëdha të jetës në çift kanë ditur t’i superojnë. Për ata që kanë shtyrë malet për të vazhduar ëndrrën e tyre.

Rozana Radi e lumtur pranë Mc Kreshës

Gjatë një interviste këngëtarja Rozana Radi ka rrëfyer se ajo dhe reperi Mc Kresha kanë prej 6-muajsh një lidhje serioze. Ajo është shprehur se ndihet mjaft e lumtur me Kreshën. Gjithashtu këngëtarja ka thënë se është njohur me nënën, motrën dhe shumë familjarë të tjerë të tij.

Rozana Radi rrefehet ne Club Tv

“Kam 6 muaj e dashuruar, Kresha me therret Dumbo. Deri tani kam takuar nenen, motren dhe shume familjare te tjere te tij”!

Keshtu e ka nisur rrefimin e saj rreth jetes private kengetarja Rozana Radi, e ftuar sot pasdite ne emisionin “Makine me dy timone” ne Club TV. Kengetarja shqiptare ka treguar me ciltersi te rejat e fundit nga jeta e saj dhe dashurine e re me Kreshen, kengetarin prishtinali, qe sic thote ajo, “e dashuron”.

E ngacmuar qellimisht nga mikepritesit ne studio, Enkel Demi dhe Edi Oga, ajo nuk ka ngurruar te flase rreth te rejave, thashethemeve dhe pse jo, projekteve te fundit te saj. Ne lidhje me aspektin profesional, Rozana ka treguar se pret te publikoje kater kenge te reja, te cilat, sipas saj, nuk do te jene zhgenjyese, por premtuese.

Drejtuesit e emisionit nuk kane ngurruar ta vene ate perballe “asaj cka qarkullon” per gjoksin e bere te kengetares, fotove nudo ne internet, shtatezenine, gjyqin me Rezarta Shkurten, pse jo dhe shtesat ne
floke, detaj i konstatuar nepermjet ekranit te Club Tv nga shikueset e vemendshme femra.

Me nje natyre aspak dredharake dhe thellesisht direkte, Rozana ka treguar se floket i ka te vene dhe se gjoksi ishte nje nevoje estetike qe i nevojitej, pa arsye per tu komentuar nga te tjeret.

Duke dhene detaje rreth fotove nudo qe jane perhapur lehtesisht ne internet, ajo u shpreh se:” As qe e ka idene se si kane arritur te perhapen, por megjithate e ka pranuar qe ato jane “shkrepur” menjehere pas nderhyrjes kirurgjikale ne gjoks”.

Duke u ndalur ne nje tjeter moment te shumediskutuar kohet e fundit, ate te shtatezenise, Rozana ka treguar per fansat se ajo ende nuk e ka mberritur kete moment ne jeten e saj, megjithese do te ishte nje mrekulli.

Nga ana tjeter, duke iu referuar aktualitetit ne vendin tone, gazetaret Demi dhe Oga, nuk “kursyen” edhe nje mendim te saj rreth zhvillimit te parades gay, qe ka hapur nje polemike te madhe ne Shqiperi.

Duke ju referuar rastit, Rozana deklaroi: Per mua, protesta gay eshte nje e drejte e ketij komuniteti, ndaj nuk eshte dicka per te cilen une jam e interesuar!”

Duke shkuar me tej, batuta e mikepritesve ne studio vijoi: Rozana, je xheloze per Kreshen?
Ajo: Ne te gjitha rastet kur kam arsye ta bej kete!

Pyetjes-batute nese kengetarja konsumon, cigare, droge apo edhe uje, ajo ju pergjigj: Konsumoj shume cigare, droge jo,por ujin e kam te domosdoshem dhe e konsumoj shume!

Ne pyetjen se cili eshte ushqimi i saj i preferuar, Rozi tha: Me pelqejne shume makaronat, i kam ushqim te preferuar.

Ne kushtet, kur Keli e mban mend Rozin para “mbajtjes se xhelit”, ajo shprehet se ndryshimi nuk eshte kaq i madh, pasi silikoni prej tre vjetesh ne gjoksin e saj, e ben te ndjehet shume mire, ndersa nuk ka patur asnje problem shendetesor per kete.

Ne mbyllje, Rozana Radi eshte treguar e sjellshme duke falenderuar te gjithe fansat qe shkruan per te ne Facebook gjate transmetimit te emisionit “Makine me dy timone”, ndersa u percoll me finese nga batuta e Kelit dhe Edit, atyre qe nuk bejne “kompromis” per drejtimin e makines, ndaj edhe i japin me dy timone!

Rozana Radi pjesë e një filmi anglez

Këngëtarja Rozana Radi prej pak ditësh gjendet në Londër dhe qëndrimi i saj në kryeqytetin britanik do të jetë i gjatë.

Këtë herë Rozana nuk ka vajtur vetëm si e ftuar për të kënduar, por krahas kësaj edhe për të realizuar audicionin për një film, i cili është një produksion shqiptar, por me kast aktorësh anglez.

Vetë Rozana është shprehur shumë entuziaste në lidhje me këtë projekt të ri dhe shpreson shumë që audicioni të shkoje mirë dhe ajo ta fitojë këtë rol, transmeton Paloma. /Telegrafi/

Rozana Radi: “Boll na cate taravelen”

Para dy ditesh qarkulloi per pak ore nje lajm qe lidhet me nje cift simpatik te showbizit. Behet fjale per dy kengetaret, Mc Kresha dhe Rozana Radi, per te cilet u tha se do te behen shume shpejt prinder, pra qe Rozi eshte shtatzene. Kengetaret e hitit “Jaba daba du” kane pak kohe qe kane nisur te bashkejetojne ne Prishtine te Kosoves, ndaj mesa duket kane lindur keto spekulime, shtuar kesaj faktin qe Rozana ka marre ndonje kile me teper. 
Ne fakt, sic kane raportuar disa media kosovare, kane qene disa te njohur te ciftit ata qe e kane thene mes njeri-tjetrit kete lajm, i cili ne fakt u mohua ne kohe rekord nga Mc Kresha. Ai vete tha se nuk eshte ne pritje te nje femije me Rozana Radin dhe se gjithcka qe ka qarkulluar ne pak ore, nuk ka qene vecse thashethemi i radhes.
Krijuesi i hitit “Lej Flleshat”, i cili e cilesoi kete shtatzeni si shpifje, aktualisht ndodhet ne Gjermani, ku eshte i ftuar per disa koncerte. Nderkaq, vete Rozi nuk eshte prononcuar per kete ceshtje, por eshte mjaftuar me nje status ne FB: “Boll na cate taravelen”! Gazeta Standard



Rozana Radi, shtatzene?

Ka pak kohë që çifti i ri shou-biz shqiptar ka nisur të bashkëjetojë. E kemi fjalën për këngëtaren Rozana Radi dhe reperin Mc Kresha, të cilët kanë lënë qytetet e tyre të lindjes dhe thuhet se kanë marrë një apartament në Prishtinë.
Por, mes disa zërave që e kanë takuar dhe e njohin nga afër Rozana Radin, flitet se këngëtarja është shtatzënë. Megjithëse ky lajm, që duket ende si thashetheme dhe nuk është ende i konfirmuar.
Por edhe nëse është e vërtetë çifti nuk duhet ta fshehë këtë gjë, pasi fëmijët janë bekimi më i madh që vijnë nga Zoti./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/


Sherri Rozana-Rezarta, policët dëshmi në gjyq

TIRANE – Dy oficerët e Policisë që janë përballur me Rozana Radin dhe Rrezarta Shkurtën pak pasi ato ishin përleshur me njëra-tjetrën mbrëmjen e 5 dhjetorit 2010 te Liqeni, dëshmuan dje në Gjykatën e Tiranës. Oficerët G. B. dhe I. L. ishin dëshmitarët e radhës në gjykimin e këngëtares Shkurta, për akuzën e ngritur ndaj saj nga prokuroria, atë të “plagosjes së lehtë me dashje”. Burime pranë Gjykatës bënë të ditur se oficerët e Policisë risollën para trupit gjykues momentet fill pas sherrit mes dy këngëtareve. Ata janë shprehur se të dyja këngëtaret u ishin shfaqur me fytyra të njollosura nga tualeti, të krijuara gjatë përleshjes me njëra-tjetrën. Burime pranë Gjykatës sqaruan se dëshmitarët kishin shfaqur disa kontradikta në lidhje deklarimet e dhëna prej tyre në hetimet paraprake, pasi nuk ishin në gjendje të saktësonin detaje të mbrëmjes së 5 dhjetorit 2010, si rrobat që mbanin veshur këngëtaret apo frazat e shkëmbyera mes tyre. Në deklarimin e dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore, oficeri I. L. ka rrëfyer: “Nga prezantimi që na u bë, njëra quhej Rozana Radi dhe tjetra Rezarta Shkurta. Të dyja këto shtetase thanë se ishin këngëtare. Shtetasja Rozana Radi, duke bërtitur, na tha se Rezarta e kishte qëlluar me pëllëmbë në makinën e saj, ndërsa Rezarta thoshte se ‘unë erdha për t’u sqaruar, por Rozana ishte në gjendje të rëndë, më goditi dhe unë iu kundërpërgjigja për t’u mbrojtur’. Rozana gjatë kësaj kohe e shau rreth dy herë Rezartën, duke i thënë: ‘Do të shk*** robt. U bëre ti ku*** e mu***’. Rezarta nuk e shau Rozanën, por na thoshte se ‘me këtë nuk flitet. E shikon si shan?’”.