Visualizzazione post con etichetta Genta Ismaili. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Genta Ismaili. Mostra tutti i post

Genta Ismajli iu vë “kushte” fansave për surprizën e radhës

Këngëtarja Genta Ismajli po lë pas vetes një verë me plot ngjarje e thashetheme. Ajo ka zhvilluar një turne koncertesh nëpër qytetet shqiptare, ka ndërprerë bashkëpunimin me DJ-in e saj pas një zënke, ndërsa tani ka mbetur edhe pa menaxher në SHBA, pasi ai i deritanishmi është arrestuar atje.


Megjithatë, Genta është duke punuar dhe tashmë ka përfunduar një projekt të ri muzikor. Nëpërmjet faqes së saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ajo ka paralajmëruar publikimin e versioni të ri të këngës “Hajde ça po pret”. Por, për publikimin e saj, këngëtarja ka një kusht. Nga rreth 399 mijë fansa sa i ka në këtë faqe, ajo pret t’i shtohen edhe 1 mijë të tjerë, para se ta publikojë këngën, që do të jetë si ”dhuratë” për fansat e saj.

Pershendes 399,000+ fansat ne Facebook. Faleminderit shume. Kenga “Hajde Qa Po Pret” me version te ri eshte duke u punuar me nje klip permbledhes te eventeve te ketij viti dhe do jete e gatshme si dhurate posa do behemi 400,000+. Deri atehere ju uroj gjitha te mirat nga zemra. GI

Dashuri dhe sherre, bëmat VIP në bankat e shkollës

Në këtë numër të fundit te suplementit Gjimnazistët, kemi vendo sur të bëjmë një përzgjedhje të frazave më pikante që personazhet publike na kanë rrëfyer, ndaj më poshtë do të lexoni copëza nga intervistat ekskluzive që lidhen kryesisht me periudhën e gjimnazit… Bëmat dhe historitë e dashurisë së VIP-ave në gjimnaz… I rikujtojmë bashkë.


GENTA ISMAJLI
“Djemtë më kishin pak frikë. Përveçse isha “shok” për ta, të gjithë e dinin që s’më pëlqenin shumë këto gjëra. Megjithatë edhe unë nuk i kam shpëtuar ngacmimeve, ka pasur plot djem të klasave paralele që më kanë ngacmuar, me disa prej tyre edhe kam dalë”, ka thënë këngëtarja kur e kemi pyetur për ngacmimet e djemve në gjimnaz.
INGRIT GJONI
Marrëdhënia e saj me shokët ka qenë shumë e mirë, madje ata ndërhynin që Ingritin të mos e ngacmonin as djemtë e tjerë të shkollës. “Kam pasur marrëdhënie shumë të mira me të dyja gjinitë, por me shokët më ka..