Rozi: Mc Kresha eshte nje punetor i madh

I kishte humbur vemendjes mediatike, por se fundmi kengetarja Rozana Radi i eshte rikthyer rrugeve te Tiranes dhe jo vetem atyre, por edhe projekteve muzikore sic jane dy klipet e saj te cilet pritet te lancohen keto dite.

Prej kohesh jeni shfaqur shume pak ne media. Cfare ka ndodhur?
Cdo artist ka nevoje per nje periudhe pushimi.
Pastaj u largova nga Shqiperia per te qendruar ne Kosove. Dhe jetesa atje me ka ndihmuar te mos jem ne gojen e gazetareve apo paparaceve.


Si po shkon lidhja me Kreshen?
Shume mire.

Ju ndryshe nga shume cifte te famshmish keni karriera individuale. Nderkohe, cifte te tjere e perdorin lidhje per te krijuar me shume popullaritet. Perse keni vendosur qe lidhjen te mos e shfrytezoni dhe ne planin profesional?
Ne kemi pasur karriera individuale para se te lidheshim. Secili prej nesh kishte projektet e veta dhe ne kemi vazhduar me keto projekte edhe pas lidhjes. Nuk kemi ndryshuar asgje nga planet profesionale per hir te lidhjes as nuk jemi perpjekur ta shfrytezojme artistikisht faktin qe jemi bashke. Mbi te gjitha ne nuk na beri te famshem lidhja, nuk kemi nevoje te arrijme te kerkojme fame duke e shfrytezuar kete fakt. Vertet jemi cift por secili ben punen e vet dhe ne jemi te kenaqur me kete lloj marredhenieje ku secili ka dhe ben punen e vet.

Si eshte bashkejetesa?
Bashkejetesa eshte e mire, por ne te vertete nuk ka ndryshuar ndonje gje te rendesishme ne jeten time. Une vazhdoj te kem te njejtet miq, te shoqerohem me ta, te kem koncerte, te bej tekste, te realizoj kenge, te gatuaj. Ah po tani kam filluar te gatuaj per dy vete (qesh). Ndoshta ky eshte nje nga ato qe mund te quhen ndryshime qe kane ardhur me bashkejetesen.

Ke zbuluar ndonje gje te re te Kresha gjate bashkejeteses?
Nuk eshte aq punetor sa me dukej ne fillim, eshte edhe me shume. Kresha eshte nje person qe i dedikohet muzikes 100%. Kurre nuk do ta kisha besuar qe nje tip si ai mund te mbyllej 24 ore ne studio dhe ti perkushtohet vetem muzikes. Kresha i krijon vete tekstet e veta, krijon per artiste te tjere, nderhyn ne vijen melodike te nje kenge. Me pak fjale eshte nje nga artistet me punetore qe kam pasur rastin te njoh, jo me kot karriera e tij eshte kaq e suksesshme.

Keshilloheni per punet tuaja?
Po, normalisht une i kerkoj mendime dhe me ka dhene shume ide. Eshte nje njeri plot ide dhe teper i vlefshem per te pasur nje mendim te pjekur profesional.

Kur ka pasur ndonje rast konkret kur te ka ndihmuar me ndonje ide?
Pervec Adrian Hiles i cili eshte kompozitori me te cilin une bashkepunoj, Kresha eshte personi i dyte qe degjoj kur behet fjale per te perzgjedhur stilin e kenges. Shpesh me thote “duhet te eksperimentosh me kete stil se te pershtatet me shume” dhe si rezultat ka pasur gjithmone te drejte.

Po konkurrence keni me njeri tjetrin?
Absolutisht jo. Levrojme rryma te kunderta. Kresha eshte Kresh dhe une nuk kam shansin ta konkurroj ne stilin e vet. Ne zhanrin e tij ai mbetet i pakonkurueshem.

Kresha ka dhe shume fanse femra, behesh xheloze?
Nese do te kisha arsye te behesha xheloze, sepse ai nuk me ka dhene kurre shkas. Ne raport me mua ai ka qene gjithmone shume korrekt dhe duke qene i tille kam krijuar nje besim absolute te ai.

Thuhet se familjaret e Kreshes ju konsiderojne si nuse. Si jane raportet nuse-vjeherr?
Ne nuk jemi as te fejuar as te martuar, por eshte e vertete qe kam raporte te mira me familjen e Kreshes, ka dy prinder te shkolluar, te kulturuar dhe jam e lumtur qe me kane hapur deren e shtepise. Kam marredhenie shume te mira me ta.

Prej kater muajsh thuajse ke jetuar vetem ne Kosove. Te ka munguar Tirana gjate kesaj kohe?
Me ka munguar familja, motra, femijet e motres, por megjithate kam pasur mundesi te rikthehem here pas here e ti takoj.

Thuhet qe u zhvendose perfundimisht ne Kosove…
Jo, une ne Kosove shkoj e vij shpesh, por Tiranen nuk ma zevendeson qytet tjeter. Ketu kam shtepine, te afermit, miqte, nuk mund ta braktisja kurre.

Por nese do te martoheshit me Kreshen ku do te jetonit?
Nese do te dija ku te jetoja atehere do te martohesha, por nuk di ti pergjigjem se pares ndaj nuk kam cfare te them as per te dyten.

Momentalisht me cfare projektesh jeni marre?
Gjate kesaj kohe kam punuar me shume artiste, te cileve u kam krijuar tekstet e kengeve. Jane shume artiste por dua te permend vetem disa si Ermal Fejzullahu, Sabri Fejzullahu, Aurela Gace, Kejsi Tola etj. Momentalisht kam xhiruar dy klipe nje me “Aragona band” i cili pritet te publikohet ne daten 16 maj. Per realizimin e ketij klipi kam punuar me “Sync Creative”, kenga eshte nje kompozim i Kico, kompozitori i kenges “lej fleshat” te kenduar nga Kresha. Pastaj do te lancoj me klip kengen “Me nuk jemi” me bashkepunim me Ramadan Krasniqin. Me pas do te angazhohem si cdo vit ne Maratones e Kenges Popullore. Kete vit ne Maratone do te vij me nje kenge te njohur te cilen deshiroj ta le akoma surprize. Gjate muajve te veres do te vij edhe me nje bashkepunim tjeter me Lyrical Son. Shume shpejt do te sjell klipin e kenges “Femer”, pra kete vere do te lancoj tre ose kater klipe.

Pse kaq shume?
Sepse jam ne pritje te perfundimit albumit dhe dua ti paraprij albumit. Dua qe njerezit t’i degjojne sa me shume kenget qe te jene te pergatitur perse duhet ta blejne albumin. /bluetooth/