Banorët e “BB5″: Franceska u puth me Ermalin, çifti mohon

Banorët e Big brother Albania 5 kanë nisur të flasin me njëri-tjetrin për atë që po ndodh mes Franceskës dhe Ermalit. Pasi fjetën së bashku, Ermali dhe Françeska, u zgjuan duke u përkedhelur me njëri-tjetrin.


I pari banor që është ngritur nga krevati sot ka qenë është Erioni, ndërsa Françeska vazhdon të përkëdhelë Ermalin dhe e pyet se si e ka kaluar natën. Ndërsa ai kërkon që të flejë ende, ajo i thotë duke qeshur: “Do të iki të fle me ndonjë tjetër”. Teksa Françeska kërkon t’a zgjojë Ermalin, i bën dhe një masazh për t’ia bërë më të lehtë zgjimin.
Pas pak çastesh, Françeska i kërkon Ermalit t’i bëjë pak masazh, por Ermali nuk ia plotëson kërkesën, pasi është ende përgjumësh.
Françeska shprehet se ka fjetur shumë pak orë gjumë e do të donte të flinte akoma. Ndërkohë që bisedojnë, Ermali e Françeska i mbajnë duart e bashkuara me njëri-tjetrin.
Disa minuta më vonë, Françeska shkon pranë Gracianos e i shpjegon se nuk ka patur asnjë puthje mes saj dhe Ermalit. Graciano shprehet se atij i është dukur sikur i ka parë të puthen, por Françeska i betohet se nuk ka ndodhur, por shton se i pëlqen fakti që është diskutuar aq shumë në shtëpi për këtë temë.
Ajo thotë se nëse do të ishte puthur me Ermalin, do ta kishte pranuar këtë gjë, pasi e di që kudo në shtëpi ka kamera, e nuk mund t’a fshehë.
Albulena komenton se Ariola mbrëmë këmbëngulte se i ka parë Ermalin e Françeskën duke u puthur, por Ariola e dëgjon e ndërhyn duke i thënë Albulenës se dhe ajo e ka thënë diçka të tillë.
Albulena më pas, afrohet tek Ariola pasi nuk do t’a lërë pa sqaruar bisedën e i thotë se Ariola nuk ka përse të mërzitet me të.
Ariola përgjigjet se Albulena ka qenë vetë prezente në momentet që banorët mendojnë se mes Ermalit e Françeskës ka pasur një puthje, e ajo shton se nuk dëshirën që Ermali ta bëjë për budallaqe. Ariola shprehet se me Ermalin nuk ka frikë të përballet dhe thotë: “Ai është i dobët”.
TCH