Edison Kelmendi modeli shqiptar qe pozon per Versace

Nje 20-vjecar me origjine shqiptare eshte paraqitur ne sfilaten e fundit te modes se kompanise prestigjioze “Versace’’, ne prezantimin e koleksionit te ri te veshjeve per meshkuj, per sezonin vjeshte/dimer 2012/13. Ai eshte Edison Kelmendi, i lindur ne Gjakove, por qe prej moshes 1-vjecare jeton ne Zvicer.


“Kam nenshkruar kontrate me “Versace”-n, qe do te thote se kam pasur te drejte te sfiloj vetem per kete kompani, prandaj fatkeqesisht me eshte dashur te anuloj angazhimet per Roberto Cavalli-n dhe brende te tjera”, tregon Edisoni, duke na bere te kuptojme se pasioni i tij po shnderrohet seriozisht ne profesion, ndonese djaloshi qe synon te behet nje nga top modelet me te mire te botes na thote te kunderten: “Nuk do ta quaja pune, pasi per mua eshte pasion.
Une e pelqej qendrimin para kameres dhe shkrepjet e aparatit fotografik. Kjo pune me mundeson te bej gjera qe une pelqej, takimin me njerez te rinj dhe udhetime neper bote. Mendoj se kam lindur per kete. I jam shume mirenjohes dhe falenderues babait tim, i cili me ka shoqeruar gjithmone dhe me ka bere fotografi qe kur kam qene ne moshe te vogel, duke zbuluar keshtu dashurine time per modelim”.
Kur e keni filluar modelimin?
Ka nje vit e gjysme qe merrem me modelim.
Cili ka qene angazhimi juaj i pare si model?
Puna ime e pare ka qene ne Zyrih, qyteti ku une jetoj, ne “Fashion Days Zürich”.
Ne cilat vende keni modeluar?
Une modeloj ne Zyrih, Milano, Mynhen, Stokholm, Hong Kong dhe se fundmi ne New York.
Keni marre pjese ne sfilaten e “Versace”-s, per koleksionin vjeshte/dimer 2012/13? Na tregoni dicka me teper rreth kesaj pervoje?
Kam nenshkruar kontrate me “Versace”-n, qe do te thote se kam pasur te drejte te sfiloj vetem per kete kompani, prandaj fatkeqesisht me eshte dashur te anuloj angazhimet per Roberto Cavalli-n dhe brende te tjera. Gjate kohes se sfilates per “Versace” ia kam kaluar shume mire, pasi kam takuar shume njerez qe punojne per “Versace”-n dhe natyrisht edhe Donatela Versace-n. Per mua, kjo eshte nje pervoje jetesore qe s’do ta harroj kurre!
Cilat jane revistat me te cilat keni bashkepunuar?
Kam modeluar per shume revista ne Zvicer, si “The Look Magazin’’, “Bolero Magazin”, “Schweizer Illustrierte Magazin”, pastaj ne Gjermani me “Hochzeit Magazin” dhe “Joy Magazin”.
A keni bashkepunuar me ndonje dizajner shqiptar?
Fatkeqesisht akoma jo, por shpresoj qe ne te ardhmen do te kem mundesi te punoj me ndonje dizajner shqiptar dhe te jem pjese e modes shqiptare. Kjo do te me bente te lumtur.
A e vizitoni shpesh vendlindjen?
Aktualisht jo, sepse nuk kam shume kohe, per shkak te puneve dhe angazhimeve, por mendoj qe se shpejti do te shkoj atje per pushime dhe per te vizituar familjen.
Me cfare po merreni aktualisht?
Kam shume pune neper Evrope, sesione fotografimesh dhe sfilita dhe sapo kam perfunduar xhirimet e nje videoklipi te kengetarit Guillermo Sorya.
Perse ju pelqen puna si model? Perse keni zgjedhur te beni karriere ne kete fushe?
Nuk do ta quaja pune, pasi per mua eshte pasion. Une e pelqej qendrimin para kameres dhe shkrepjet e aparatit fotografik. Kjo pune me mundeson te bej gjera qe une pelqej, takimin me njerez te rinj dhe udhetime neper bote. Mendoj se kam lindur per kete. I jam shume mirenjohes dhe falenderues babait tim, i cili me ka shoqeruar gjithmone dhe me ka bere fotografi qe kur kam qene ne moshe te vogel, duke zbuluar keshtu dashurine time per modelim.
Cili lloj modelimi ju pelqen me shume dhe pse?
Biznesi i modelimit eshte shume i gjere dhe orientimi im varet nga kompanite dhe brendet qe jane te interesuara per mua. Une analizoj mundesite qe me ofrohen dhe me pas vendos se per cilat ia vlen te angazhohem.
Cilat jane synimet tuaja si model?
Une synoj te jem nje nga top modelet e botes, megjithese edhe ketu ku jam tani nuk eshte aspak keq.
Cilat jane planet tuaja per te ardhmen?
Hapi im i ardhshem do te jete ne New York, ku do te bej disa sesione fotografish dhe sfilata mode. Shpresoj qe kjo pervoje do te me sherbeje te rritem si model.
Cfare i keshilloni te rinjte qe duan karriere ne modelim?
Gjeja me e rendesishme eshte te jesh vetvetja dhe te mos e ndryshosh personalitetin per shkak te modelimit. Duhet pasur kujdes ne perzgjedhjen e njerezve me te cilet bashkepunon. Por me e rendesishmja eshte qe te mos hiqet dore nga endrra dhe te punohet ne realizimin e saj!
Gazeta Standard