Aktorët e “Portokalli” udhëtim në borë

Përgatitja për këtë sezon që po vjen për ‘Portokallinë’ është e madhe dhe puna ka ditë që ka nisur. Ditët me shumë borë, temperatura të ulëta dhe reshje të shumta shiu, nuk i kanë ndalur aktorët që të udhëtojnë, edhe pse në vende jo të largëta.


Të veshur me kostumet përkatëse, gjithsecili me rolet ekzistuese, por edhe ndryshime në formën e risive në personazhe, ata kanë punuar edhe jashtë në natyre.
Materialet janë ruajtur për t’u risjellë më pas në netët e spektakleve. Siç edhe duken nga kjo foto, ata janë të gjithë, ndërsa Romir Zalla është ai që i mbledh dhe i ‘bën mbarë’ për një foto, si shumë të tjera më parë që kanë mbetur kujtime.
Bluetooth