Nuk ka arritur ta shijoje me shume se një puntatë rikthimin e tij ne “Dancing with the Stars”. Seldi, si me pak i votuari nga kombinimi i pikëve mes jurisë dhe publikut është vendosur balle për balle bukuroshes Adelina Tahiri ne sfidën “Dance Off”.
Mes një Mamboje dhe një Rumba, te dyja jo fort te pëlqyera nga Ilir Shaqiri, u zgjodh performanca e Adelinës.Ndryshe nga mbrëmjet e shkuara, ne puntaten e te enjtes te spektaklit te suksesshëm te “Tring Dixhital” e “Vizion Plus”, u vunë ne gare 9 personazhe VIP, pas rikthimit me votat e publikut te tre prej te larguarve si Afërdita Dreshaj, Seldi Qalliu dhe Xhani Shqerra. Yjet performuan ne gjini te ndryshme nga Pasodoble, Charleston, Tango apo Samba. Por kjo nuk ishte e vetmja performance e personazheve VIP ne mbrëmjen e te enjtes, vetëm dy puntata larg finales se madhe.Te gjithë se bashku, ata u vendosen ne pistën e kërcimit ku ne mënyrë krejt spontane prezantuan ato lëvizje qe kane mësuar deri tani, teksa juria iu thërriste emrat. Kejsi Tola ishte e ftuara speciale e “Dancing With the Stars”, e cila interpretoi te enjten mbrëma një prej këngëve hit. VizionPlus