Genta e BB5: M´u prish jeta, do iki ne Greqi

Genta,  finalistja e “Big Brother” e njëkohësisht njëra nga konkurrentet më të diskutuara të këtij edicioni, u duk sikur e përballoi mirë situatën që e priste jashtë shtëpisë së famshme. Ajo, pasi doli u përball me realitetin dhe atë që kishte ndodhur me fotot e saj intime. Përgjatë këtyre ditëve, në intervista të ndryshme ajo shprehej se dëshironte ta linte pas këtë histori e të fillonte një jetë të re në Tiranë. Mirëpo duket se diçka ndryshoi. Kur
kontaktuam me Gentën, ajo na tregoi se donte të shkëputej nga Shqipëria e se kishte vendosur të jetonte në Greqi, por nuk dha arsye.Ndoshta situata nuk ka qenë aq e lehtë sa dukej nga jashtë… Ndoshta Gentën e kanë vrarë të gjitha ato që ndodhën dhe ka vendosur të rrijë larg. Lidhur me këtë, ajo, në media të ndryshme është shprehur se i është shkatërruar jeta.Planet për shkollimin dhe punësimin në Tiranë u përmbysën dhe jeta e re për të do të fillojë jashtë kufijve të vendlindjes, që e bëri të famshme në të gjitha kuptimet.  Bluetooth