Arian Çani mëson vallen nga Andresa

Që çdo informacion, lajm, thashethem, kalon nga “Zona e Lirë” e Arian Çanit këtë e kemi konstatuar prej vitesh. Por, së fundi, jemi shqetësuar jo pak, kur emri i kandidatit për president, Xhezair Zaganjori, nuk u artikulua e mandej komentua asnjëherë mes kandidaturave të tjera për presidentin e vendit. Megjithatë, ndodh që ndonjë lajm, me gjasë, i fshihet edhe Çanit. Por Ariani e kthehu dhimbjen në forcë.I pranishëm
në një festë, gjatë kësaj jave ai për kompensim vendosi të festojë, pijë e dëfrejë duke shijuar pafund mbrëmjen e jo vetëm, por edhe duke marrë udhëzime valleje pikërisht nga një balerinë profesioniste, që tashmë ka mësuar më mirë se ne shqiptarët vallet tona.
Siç e shihni edhe në foto, Çani drejtohet, ndërsa kërcen pikërisht nga Andressa, prezantuesja që u bë e njohur në programin “E diela Shqiptare” e Ardit Gjebresë.  Koha Jone