Eli Fara ndez atmosferën në mbrëmjen vllehe në Shkup


Këngëtarja e estradës shqiptare Eli Fara ka ndezur atmosferën në Shkup me rastin e shënimit të Ditës kombëtare të komunitetit vlleh në Maqedoni , 23 majin.
Në një ceremoni të organizuar në një nga hotelet e Shkupit, Eli Fara ka qenë mysafirja speciale e kësaj mbrëmje, e cila paraprakisht ishte
reklamuar duke u konsideruar si këngëtarja vllehe, informon agjencia INA.Televizioni i Maqedonisë, programi në gjuhën vllehe ka ngritur lartë yllin e estradës shqiptare, duke e konsideruar si një vllehe me përkatësi kombëtare dhe jo shqiptare.
Eli Fara konsiderohet si një nga yjet e muzikës së lehtë dhe serenatave shqiptare të jugut të Shqipërisë. Ajo vazhdon të jetë një nga këngëtaret më të shumëkërkuara edhe në diasporën shqiptare.
Në disa forume maqedonase dhe vllehe është shkruar se Eli është një vllehe e denjë që përfaqëson këtë komunitet nëpër botë dhe rajon. Ata kërkojnë që këngëtarja të shfaqet më shumë me këtë përkatësi, se sa me ate shqiptare. (INA)