Klaudja e BB5: Unë aktualisht kam një lidhje, nuk dua të flas për lidhjen hipotetike me Erin
Ndërkohë që Erioni kishte më shumë banorë “pro”, Klaudia vendosi të tërhiqej nga loja duke pasur më shumë banorë kundër. Po ashtu 24-vjeçare sa Erioni, Klaudja në këtë intervistë rrëfen variantin e saj me Erionin, dhe lidhjen e re që ka krijuar tashmë jashtë shtëpisë.
Tashmë që Erioni ka lënë shtëpinë e “Big Brother”, publiku është kureshtar të dijë se çfarë ndodhi mes jush…
Nuk ndodhi asgjë me Erionin. Tashmë unë kam jetën time, ai ka të vetën.
Ishe të shtunën e kaluar të spektaklit në studion e spektaklit “Big Brother”, ku mund të kishit mundësinë e një takimi?
Jo, unë nuk kam qenë në studio të shtunën, dhe ndaj nuk patëm ndonjë takim.
Ndërkohë që nga biseda e fundit mes jush u duk sikur, pavarësisht se ti i the atij që nuk do e prisje, ai në vetvete kishte ende diçka për të thënë… Si vazhdoi historia?
Gjatë gjithë javës nuk u takuam dhe, me sa duket, ai nuk ka ndonjë gjë për të më thënë, përderisa nuk u bë i gjallë.
I ke kërkuar ti takim apo ai të kërkoi ty?
I kam kërkuar unë ta takoj, thjesht për hir të asaj “shoqërie” që u krijua aty brenda. Nëse do jem e lirë ta takoj më gjatë, do jetë një kënaqësi të bisedoj për gjithçka me Erionin.
Në një intervistë për “Panorama” je shprehur se Erioni të ka zhgënjyer. Për çfarë të zhgënjeu, çfarë nuk e kishe pritur nga sjellja e tij në lidhje me ty?
Vazhdoj të them që Erioni më ka zhgënjyer, se vazhdon të mos jetë koherent ose i sinqertë me çfarë thotë e çfarë bën.
A mund të bini dakord që të jeni bashkë tani e tutje, sa e mundur është dhe nga çfarë varet?
Jo, kjo që thoni, është diçka që nuk mund të ndodhë.
Çfarë dije ti për të dashurën e tij në Greqi, dhe çfarë mendon se e pengoi Erionin për të mbajtur premtimin për lidhje me ty jashtë shtëpisë?
Unë aktualisht kam një lidhje dhe nuk dua të flas më për një lidhje hipotetike me Erionin.
Një tjetër banore e BB5, Lena, ka pohuar se ka krijuar intimitet me Erionin brenda shtëpisë dhe kishte shumë shpresë për lidhje jashtë me Erionin. Çfarë komenti ke për këtë dekraratë të saj?
(Qesh) S’kam asnjë koment për këtë. I uroj jetë të lumtur!
Në lidhje me miqësinë me Metin. Ka diçka me shumë mes jush, ç’mund të thuash për këtë?
No comment!