Në dhomat e gjumit janë fikur dritat dhe banorët fillojnë të bëhen gati që të flenë. Arbër ngacmon me shaka Gentën dhe i thotë që të flenë bashkë. “Do flesh me mua sonte, si shokë” i thotë Arbër Gentës dhe ajo i përgjigjet “jo se bëhet xheloze Gerta pastaj”. Arbër vazhdon që ta ngacmojë dhe i thotë se sa e pëlqen Genta Gracianon dhe Genta i përgjigjet “shumë” madje kur Arbër e pyet duke e krahasuar Gracianon me Metin, Genta i thotë se Gracianon e vlerëson shumë më tepër se Metin.
Arbër vazhdon me ngacmimet dhe i thotë disa herë Gentës që të flenë bashkë dhe Genta i thotë se bashkë nuk mund të flenë, por mund të flenë afër duke kapur gishtat dhe qesh më pas. Pas disa minutave qëndrimi në dhomën e gjumit Genta drejtohet për në dhomën tjetër, ndërsa aty ndodhet edhe Gerta e cila përgatitet që të flejë. Genta i flet Arbrit me ironi duke përdorur disa shprehje të Gertës e thotë “qetësohu” dhe mundohet që të bëjë gjeste si Gerta. Gerta që ndodhet aty nuk reagon fare dhe këtu përfundojnë edhe ngacmimet e shakatë mes Gentës dhe arbrit që janë zhvilluar pothuajse gjatë gjithë mbrëmjes së sotme.
Genta largohet duke thënë Natën e mirë dhe i përgjigjet për herë të fundit kërkesës së Arbrit për të fjetur bashkë duke i thënë “me ty i kam shkëputur do sende”. Arbër mbyll derën e dhomës pas largimit të Gentës dhe fillon të flasë me Gertën. Ai po vë re që Gerta po i mban qëndrim dhe kërkon që të sqarohet me të, por Gerta flet me ironi e nënkuptime.
Pas disa minutave bisede, Arbër shkon në shtratin e tij dhe i thotë Gertës “natën e mirë!” pasi ajo nuk i jep një shpjegim të thjeshtë për sjelljen e saj, por i thotë se ai është fajtori që marrëdhënia e tyre ka shkuar në këtë pikë. Arbër nuk e pranon këtë dhe i thotë “unë s’kam faj se po të kisha, do të kërkoja falje” e më pas shkon në shtratin e tij.