Ja pse iu riktheva "dashurise" se vjeter
Cfare kodi ka Elvana Gjata, qe ia del gjithmone te terheqe vemendje?! Nuk po ju pyesim per kodin ne konkursin e vallezimit te yjeve, jo. Ate e dime qe eshte 13. Kodi per te cilin e kemi fjalen kete here, eshte nje tjeter. Duam te mesojme se si ia del ajo, qe te jete ‘in’ ne cdo gje qe ben? A mjafton vetem dashuria per artin? Duket se jo. Qe te arrihet suksesi, dashurise i duhet shtuar edhe perkushtimi maksimal. Ky eshte kodi per te cilin po flisnim, te cilin Elvana vendosi ta ndaje me ne ne kete rrefim te sinqerte.
Cfare na ka treguar tjeter ajo?! Gjithcka, qe nga rikthimi ne ‘dashurine’ e vjeter, kercimin, tek “Balkanika Music Awards”, projektet ne kenge dhe klipi i ri…”Gjaku im”, i cili pasi u perfol gjithe keto muaj, vetem sot do arrije te shohe driten e publikimit. Ah dhe si qershia mbi torte, fotot ekskluzive nga klipi, si dhe nje set fantastik me Elvanen…
Elvana, Elvana, Elvana, gjithandej Elvana. Si ia del qe t’i besh te gjitha, dhe t’i besh mire per me teper?
Ia dal, sepse e dua vertet kete qe bej dhe perkushtohem maksimalisht.
Angazhimi ne “Dancing with the stars”, cfare eshte per ty?
Eshte nje pasion i madh i imi, shume i hershem, qe vjen dhe shfaqet ne kohen e duhur ne menyre profesionale.
Si ndodhi qe u bere pjese e kesaj gare?
Thjesht ndjeva qe isha ne momentin me te pershtatshem artistik (dhe fizik) per t’u bere pjese e kesaj gare, ndonese personalisht nuk e shoh si te tille. Me shume se sa nje gare, per mua “Dancing” eshte nje mundesi shume e mire per te treguar nje aftesi tjeter timen, qe e bej me shume dashuri.
Cilat jane raportet e tua me kercimin?
Kam kercyer qe e vogel. Isha vetem 11 vjec kur shkoja ne Pallatin e Pionereve per te ndjekur kurse te kercimit. Megjithese e doja shume vallezimin, harku kohor ne te cilin iu perkushtova ishte pak i shkurter, vetem 2 vjet. E braktisa me vone, duke kaluar ne kenge, sepse ne ate kohe u zhvillua Festivali i Zerave te Rinj.
Cili eshte kercimi me i veshtire per ty?
Nje gje e veshtire, eshte nje gje e thjeshte, me te cilen nuk je ambientuar me pare…keshtu nisnin te gjitha kercimet, por me pune, impenjim maksimal dhe deshire, behen shume te thjeshta.
Sa kile ke rene deri tani?
Kam rene disa kile, keto pasi kam bere edhe shume palester. Besoj se ishin te nevojshme per te pasur nje forme trupore perfekte si nje performuese.
Ndihesh e privilegjuar qe partneri yt ne kete gare eshte Gerdi Vaso, njeheresh edhe koreograf?
Absolutisht po. Madje fakti qe Gerdi eshte partneri me perfekt qe mund te kisha, ma shton edhe me shume pergjegjesine. E njejta gje vlen dhe per Enada Hoxhen, gjithashtu koreografe e show-t. Jam shume e lumtur qe punoj me dy profesioniste te vertet.
Synimi yt, cili eshte?
Te tregoj nje tjeter aftesi timen, me deshiren per te lene gjurme ne ate c’ka bej, ashtu si ne muzike, duke e shijuar vete dhe duke kenaqur publikun.
Zakonisht kur futesh ne nje gare, do domsdoshmerisht te fitosh, apo edhe ti e perqafon moton: ‘rendesi ka pjesemarrja’?
Dua domosdoshmerisht te jap me te miren nga vetja, me shume dashuri, nese kjo perqafohet dhe mbeshtetet nga publiku, besoj qe feedback-u do te jete maksimal.
Sa ore ne dite ushtrohesh?
Te gjithe konkurrentet kane orar te parapecaktuar. 2-3 ore ne dite.
Marredheniet me konkurrentet e tjere si i ke?
Shume te mira. Me vjen mire qe shikoj dashamiresi mes nesh, sepse keshtu eshte krijuar nje ambient shume i ngrohte.
Ke shikon si rivalin me te forte?
Gerd Vason (qesh).
Si te duket gjykimi i jurise?
Gjykimi i jurise me duket here i drejte, here i paqarte. Gjithsesi per mua ne fund te nje kompeticioni ai qe mbetet eshte gjykimi i publikut.
Ke qene dakord me eleminimet e deritanishme?
Eshte normale qe juria te veproje si katalizator, prandaj per fat te mire, ose te keq nuk gjykohet vetem kercimi, por gjykohet muzika, veshjet dhe format e trupit, sepse te gjitha keto kane lidhje me levizjet dhe kercimin, prandaj jam munduar qe t’i prefeksionoj te gjitha sugjerimet qe behen nga juria.
Profesor Fredin e ke pasur edhe ne jurine e “Etheve”, talent show-n ne te cilin ti u zbulove. Si ndihesh tani qe e ke serish perballe, megjithese kete here ne nje gare kercimi?
Me jep nje ndjesi nostalgjie, emocionohem dhe pse njekohesisht ndjej qe nuk jam me nje etheiste vogel (buzeqesh).
Cili eshte vendi qe do te zere tani ne performancat e tua kercimi, sepse aktualisht ti nuk je ne grupin e kengetareve qe levizin shume ne skene…
Padyshim qe besoj se kercimi do te jete gjithmone e me shume i pranishem ne performacat e mia ne muzike.
Keto kohe ke hequr dore nga koncertet. A eshte e veshtire te refuzosh ftesat, pasi ato vijne shpesh here edhe si pasoje e kerkesave qe ka publiku?
Duke pasur nje aktivitet goxha intensiv gjate viteve te fundit, mendoj se nje pauze nga koncertet ishte mese e nevojshme. Gjithsesi une jam duke punuar paralel per 2 singell te rinj dhe do te rikthehem serish pas perfundimit te “DWTS” me koncerte brenda dhe jashte vendit.
“Balkanika Music Awards”. Cfare te thone keto tri fjale?
Nje nga pikat kulmore te karrieres time. Nje shperblim i punes se madhe qe eshte bere. Nje motiv shume i forte per te punuar dhe me shume.
Ke marre nje informacion, pasi votimet kane perfunduar tashme.Kush do ta perfaqesoje Shqiperine kete vit?
Ende jo, por nominimi per mua ishte shume inspirues per projekte edhe me te medha.
Je nominuar gjithashtu per cmimin klipi me i mire i Ballkanit me videon “Afer dhe larg”. Nderkohe qe nje tjeter video e jotja qe pritet prej disa muajsh te shfaqet, me ne fund sot do te publikohet. Pse u vonua kaq shume premiera e videos se kenges “Gjaku im”?
Eshte vonuar, sepse eshte punuar ne detajet me te imta qe te jete nje video e permasave europiane.
Sa ka qene kostoja e kesaj videoje, eshte e vertete qe do te jete videoja me e shtrenjte shqiptare?
Di te them qe eshte investuar me shume se per videoklipin “Afer dhe Larg”.
Sot (28.04.12) publikohet klipi “Gjaku im”. C’mund te na thuash me shume per te?
Po, sot publikohet “Gjaku im” dhe jam realisht shume entuziaste per kete gje. Kenga eshte pjese e albumit “Afer dhe larg”, i cili doli ne treg veren e kaluar nga “Supersonic”. Video mund te them me siguri, qe eshte nje nga projektet me te medha te “THREEDOTS”. Kemi bashkepunuar serish me produksionin “Provideo” dhe Besmir Limanin. Teksti i kenges eshte shkruar nga Dalina Buzi dhe ben thirrje per te gjithe shqiptaret, per nje reflektim dhe solidaritet. Kaq pak jemi dhe kaq shume vuajme. Le te jemi me te mire ndaj njeri-tjetrit dhe te japim me te miren tone per kete vend, sepse jemi nje komb, nje gjuhe, mbi te gjitha kemi nje gjak.
Si kane shkuar shitjet e albumit?
Mjaft mire, madje dhe ne iTunes eshte albumi me i shitur shqiptar.
C’mendim ke per diskografine ne Shqiperi?
Eshte ne krize te thelle, sidomos tani qe shitjet online po ndikojne cdo dite dhe me shume. /eraldo rexho/bluetooth/