Xheraldina Berisha: Ja vlen te krahasohesh me Shakiren...

Kengetarja nga Prizreni, qe ngjason shume me Shakiren ka paralajmeruar se gjate veres do te realizoje nje klip. Mirepo, ajo nuk ka dhene detaje se ciles kenge do t’ia realizoj klipin. Ne nje interviste Ekskluzive per portalin Lexoshqip, ajo ka folur edhe per hapat e pare ne muzike, per dashurin, per mashkullin ideal. Por, ka folur edhe per krahasimin qe i behet me Shakiren.

Kur keni filluar te kendoni?

Xheraldina Berisha: Muzika ka qene motivi im qe ne hapat e pare te femijerise. Por, une kam filluar te kendoje qysh prej moshes shume te vogel. Tash per tash as qe me kujtohet.

Lexoshqip.com: Kemi pare se jeni angazhuar shume neper lokalet e nates ne Prishtine. A jeni te kenaqur se si po ju pret publiku?


Xheraldina Berisha: Jashtezakonisht jam e kenaqur me suportin/mbeshtetjen e publikut. Tanime kam krijuar edhe rrethin tim qe vijne fansat cdo jave ne klubet me te frekuentuara ne Prishtine, ku une performoje. Duke u nisur nga ky fakt fansat me frymezojne te jap me shume nga vetja ime dhe t’i argetoj sa me shume qe eshte e mundur.

A jeni duke punuar ne lanesimin e ndonje kenge te re?

Xheraldina Berisha: Momentalisht jam e angazhuar me Top Festin dhe shpresoj qe te pelqehet kenga.

Po, Album mund te presim nga ju gjate kesaj vere?

Xheraldina Berisha: Albumi kerkon kohe dhe shume pune, prandaj duke qene se une jam kengetare e angazhuar me shume mbremje Live do preferoja me shume nje videoklip gjate veres, e pastaj do te shohim edhe per Albumin.

Se fundmi ka pasur nje shkrim qe ju krahasojne me Shakiren. A ju thone edhe fansat se vertet i ngjani Shakires?

Xheraldina Berisha: Mbase pamja ime mund te ngjasoje me ate te Shakires, mirepo une gjithmone mundohem te jem Xheraldina me stil dhe vokal. Por, krahasimin me Shakiren e mirepres shume se eshte diva edhe ja vlen te krahasohesh me te.

A jeni e dashuruar?

Xheraldina Berisha: Nuk jam e dashuruar, por shpresoj qe ne nje te ardhme te afert te ndodhi pse jo hahaha..

Cfare vleresoni tek nje mashkull?

Xheraldina Berisha: Te nje mashkull e vleresoje inteligjencen, pamjen vizuale, shkathtesine dhe modestin…

 A me shume ju pelqejne djemte nga Shqiperia apo ata nga Kosova?

Xheraldina Berisha: Me rendesi eshte te jete mashkull shqiptar, e nuk ka rendesi a eshte nga Kosova apo Shqiperia.