Visualizzazione post con etichetta Nora Istrefi. Mostra tutti i post
Visualizzazione post con etichetta Nora Istrefi. Mostra tutti i post

Motrat Istrefi si motrat Kardashian


Ditët e fundit për shkak se Era, motra e vogël e familjes Istrefi lansoi në audio një këngë në gjuhën angleze, ato u komentuan shumë.

Nora, Nita dhe Era Istrefi tashmë duken në këtë foto se konkurrojnë bindshëm tri motrat të famshme amerikane Kardashian, pasi vijnë me bikini dhe shumë seksi.

Në fillim u reklamua motra Nita, që e shoqëronte këngëtaren e njohur Nora Istrefi, tashmë ashtu siç ishte parashikuar në skenë doli edhe motra tjetër, Era. Ndërsa në këtë foto na tregojnë se lidhja e tyre si motra shkon për mrekulli./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

Genta Ismajli: Rrihet nga Dj i saj personal

Ka mjaftuar një debat dhe këngëtarja kosovare Genta Ismajli, është rrahur dhe goditur nga Dj i saj personal, Dj. Roni. Sherri ka ndodhur në një koncert në Malishevë, një qytezë e vogël në Kosovë, ku këngëtarja ishte e ftuar të këndonte dhe performonte.

Dëshimtarë të shumtë në vendngjarje konfirmojnë për TH&TH se këngëtarja i ka bërtitur Dj-t të saj dhe ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj...

Nora puthet edhe nga femrat

Këngëtarja e cila ndryshoi stilin e flokëve për arsye të një klipi të ri, ja ku është. Nora Istrefi këtë fundjavë ka kënduar në një nga klubet e Prishtinës dhe është pritur mirë.
Por si duket vajza e muzikës është e adhuruar edhe nga femrat, madje edhe e puthin ato. U munduam t’i zbulojnë se kush ishin këto vajza, dhe vajza në të djathtë zbuluam se quhet Geta, një mikeshë shumë e mirë e Norës, dhe ajo ishte personi që e ka bërë këngëtaren që të ushtrojë aq shumë saqë trupi i saj të duket sa më në formë.
Në këtë rast i bie që Nora duhet ta puthë Getën dhe t’ia dijë për falënderim. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/


Nora Istrefi: Fuck You

Nora Istrefi, ka bërë një gjest që mund të mos i pëlqejë adhuruesve të saj. Ajo është fotografuar së bashku me Tunën dhe mikeshat e saja, duke treguar dhe gishtin e mesëm, që nuk është shumë shenjë e mirë.Në gjuhën me të thjesht ajo i bie: “fuck you”. Edhe pse nuk ka dhënë asnjë sqarim se për kë shkon ajo “përshëndetje”. Mirëpo, besojmë që nuk është për fansat e saj, sepse shpesh herë e ka thënë që i do shumë.

Nora, nje yll qe vishet me yje

Këngëtarja e hitit “S’ki me ik” befason edhe kur vishet. Kemi thënë se ajo në “Javën e Modës”ishte veshur shumë ‘in’, dhe tashmë ajo është bërë një yll në skenën muzikore shqiptare.Kaq shumë e ka qef si duket fjalën “yll”, saqë edhe dëshiron të vishet me yje. Nuk e dimë se kush ia ka bërë këtë foto, por mund të themi se yllin dhe yjet i shijon vetëm i dashuri i saj, Roberti./Albavipnews/

Nora: Ende nuk e kemi caktuar datën e martesës

Këngëtarja Nora Istrefi në një bisedë për të përditshmen “Lajm” ka thënë se ajo dhe i fejuari i saj Roberti ende nuk kanë vendosur për ditën e martesës.

“As ne nuk e dimë me saktësi se kur do të jetë martesa. Ende nuk kemi vendosur për ditën e dasmës”, ka thënë Nora.

Pos kësaj, Nora ka thënë se është shumë e lidhur edhe për muzikën dhe se është duke punuar për të bërë këngë të reja.

“Sigurisht që lidhja ime me muzikën është shumë e madhe dhe për asnjë moment nuk rreshti së krijuari këngë të reja. Nuk mund të them me saktësi se kur do të vijë me këngën e radhës, por të rejat nuk do të mungojnë për shumë kohë”, ka thënë ajo. /Telegrafi/

Nora Istrefi në “Kosova Fashion Week”

E veshur me një fustan ngjitur në trup, ku këngëtarja shfaqet në superformë. Kjo ishte ajo që pamë ne kur ishim në natën e fundit në “Javën e modës” të mbajtur në Sheshin 21. Nora Istrefi, siç po e shihni edhe ju në këtë foto që siguruam është dukur më “in” se “Kosova Fashion Week”, flasim për veshjet që u reklamuan nga modelet në këtë eveniment. Jo vetëm meshkujt, por edhe femrat që ishin të pranishme janë befasuar për performancën e sidomos veshjen seksi të këngëtares. Nuk ka qenë vetë këngëtarja Nora Istrefi e ftuar në këtë eveniment edhe artistë të tjerë, por se këtë vit ky spektakël ishte më në formë se vitet e kaluara. M. GJ.

Nora Istrefi fiton 1500 euro për disa minuta

Këngëtarja, Nora Istrefi ka fituar 1500 euro, vetëm për pak minuta në një koncert që ka mbajtur në diskoteken e njohur në Tiranë “Flux”.

Ajo thuhet të ketë kënduar disa këngë para mbi 500 adhuruësve të saj, por nuk është lodhur të qendroj gjatë për t’i kënaqur deshirat e tyre.

Për ta përcjellur koncertin e saj live në diskotekën “Flux”, fansat e Norës kanë pritur mbi 3 orë jashtë ambijenteve të diskotekës. Por kjo në fund nuk i është shperblyer atyrem, pasi Nora nuk ka kënduar as edhe një orë të plotë. Kështu, ka thanë një adhuruës i Norës, i cili ishte prezent në diskoteken “Flux”.
Sipas tij, Nora ka kënduar vetëm ato këngë të pakta që i ka të realizuar vet, por jo edhe ato të cilat i ka në bashkëpunim me gëngëtar të njohur të estrades shqiptare.

Nora Istrefi, si Kardashian ne 26-vjetorin e saj

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja seksi, Nora Istrefi, ka festuar ditëlindjen e saj të 26-të. Ne i siguruam këtë foto, ndërsa Nora duket në gëzimin e saj si bukuroshja Kim Kardashian, ku i ka fryrë tortës me plot zemra, sigurisht duke menduar një dëshirë, e cila mund të ketë qenë për dashurinë e përjetshme me Robertin e saj.Edhe i dashuri i saj, Robert Berisha, nuk ka munguar në këtë ditëlindje, por aty ka qenë edhe koleget e saja, Tuna, Ryva, Zzap and Chriss, ndërsa ne na kishte harruar, por megjithatë urojmë që gjithmonë të jetë e lumtur.Këto ditë po flitet se Nora pas hitit “S’ki me ik” është duke u bërë gati për një bashkëpunim me DJ. Dalool./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/






Nora seksi e me taka edhe ne maje te motorrit

Këngëtarja seksi si duket modës dhe të veshurit “hot”, nuk i ndahet edhe atëherë kur duhet të jetë më sportive. Kjo është këngëtarja Nora Istrefi, që sic po e shikoni edhe në motorr ka hypur me taka.

Mendohet dhe padyshim se djali që i jep motorrit është i dashuri i saj, Roberti, se ndryshe do të ishte ky lajmi, por që Nora të paktën e ka respektuar rregullin, se për siguri duhet kasketë në kokë, dhe këtë e ka vënë.

Mund të ishte edhe drejtuesja e motorit Nora, por ndoshta atëherë do të duhet që vërtetë të mendohej për këpucët e saja, që duhet të ishin të sheshta.

Era motra e Nora Istrefit i futet muzikes

Pas shumë motrave dhe vëllezërve që u futën në muzikë, më në fund edhe Nora Istrefi do të ketë një krah të djathtë të saj në muzikë, të motrën. Ajo nuk do të vrapojë pas këngëtarëve të tjerë nëpër koncerte, por do të ketë të motrën, e cila do të vazhdojë karrierën si këngëtare duke ndihmuar Norën nëpër koncerte.

Kur të gjithë menduan se Nita, motra e dytë e saj, do të bëhet këngëtare pasi e ndiqte atë ngado që shkonte, të gjithë u habitën kur erdhi lajmi se Era, motra e tretë e Norës, do të provojë veten si këngëtare. Për të mos dështuar që në paraqitjen e parë, ata janë kujdesur që të lançojnë Erën si këngëtare përmes projektit muzikor të Lirycal Son, i cili është në përfundim të albumit të ri.

Ndërsa mes 8 këngëve të përfunduara, njëra do të jetë në duet me Erën. Se si do të shkojë karriera e saj nuk dihet, por pa dyshim që dorë do të ketë edhe motra e madhe Nora me bashkëpunëtorët e saj. Blerand Rexhepi

Nora Istrefi: Pse e refuzova “Dancing with the stars”

Eshte mesuar perfundimisht se kengetarja e mirenjohur Nora Istrefi nuk do te jete pjese e “Dancing with the Star 3”, sikurse ka qarkulluar lajmi lart e poshte deri me tani. Vete kengetarja seksi e ka bere te ditur kete gje gjate nje koncerti te mbajtur ne Kumanove. Ajo, arsyen e mospjesemarrjes e ka argumentuar per shkak te angazhimeve profesionale ne muzike, gje qe sipas saj nuk e lejon qe te mund te qendroje per nje kohe relativisht te gjate kohe ne Tirane. 

Kujtojme ketu qe finalisteve te ketij spektakli u nevojiten se paku 3 muaj angazhim full-time, shpesh edhe duke hequr dore nga impenjimet e tjera. Nora Istrefi shpreson se vitin tjeter do te jete pjese e ketij spektakli, per te cilin ka shprehur vleresimin maksimal. Te tjera femra seksi do ta “ndezin” atmosferen, sic eshte Elvana Gjata, Aferdita Dreshaj, Anjeza Maja etj.  Gazeta Standard

Nora Istrefi: Famën ia dedikoj babait tim

Njëkohësisht Nora, e cila po jeton prej 6 vitesh një histori të lumtur me të fejuarin e saj Robertin, tregon se shumë shpejt do të vishet me fustan të bardhë, ndërsa pyetjes sonë nëse e sheh veten nënë së shpejti i përgjigjet “nuk i dihet kurrë”. Ndërkohë që kënga e saj e re “S’ke me ik” po korr mjaft sukses, Nora premton edhe shumë surpriza të tjera gjatë këtij viti.
Nora, si ka nisur për ju 2012-ta? Cilat janë projektet që kanë marrë start këtë vit?
Si fillim e nisa me një projekt të ri dhe sigurisht do të jenë edhe disa këngë të tjera që do të lançohen këtë vit. Do të ketë edhe një surprizë tjetër, të cilën nuk dua ta them pa u afruar momenti i duhur.
Së fundi, vetëm pak ditë para Shën Valentinit keni lançuar këngën tuaj më të re. Ishte kjo një zgjedhje e qëllimshme?
(Qesh). Jo, nuk ishte e qëllimshme. Në fakt u vështirësuan gjërat për shkak të motit të keq dhe u vonuam pak. Por ndoshta doli në kohën e duhur, kur njerëzit pushuan pak nga festat.
Me kë keni bashkëpunuar për këtë këngë?
Për këngën “S’ke me ik” kam bashkëpunuar me “Zzap & chriss”, të cilët kanë bërë muzikën, ndërsa teksti është një krijim i “Bim bimma”.
Në këtë klip shfaqeni me pamje të ndryshme. Ju pëlqen të eksperimentoni shumë me look-un tuaj?
Jam pro ndryshimeve, por deri në një masë. Nuk dua të eksperimentoj shumë, të dal shumë nga vetja…i dua ndryshimet sa për një freskim!
Kujt i thotë Nora “S’ke me ik”?
Robertit(qesh).
Sa e vështirë është të ruash famën dhe suksesin në një treg që duket se çdo ditë e më shumë po bëhet më i fortë?
Hmm, pyetje me vend. Më vjen mirë që tregu ynë po përparon dhe jemi më të mirët në Ballkan, për mendimin tim! Është mjaft e vështirë për ta ruajtur famën ose ta çosh edhe më lart. Duhet shumë, shumë punë. Të gjitha gjërat duhet të jenë në vendin e vet. Interpretimi: duhet të veçohesh patjetër, të dallosh nga të tjerat! Kënga dhe teksti duhet të zgjidhen me shumë kujdes, pastaj sigurisht t’i hapësh sytë mirë për gjërat e tjera me radhë, si klipi, kërcimi, stili etj. Duhet që të gjitha të jenë në nivelin e duhur. Dhe pothuajse të gjitha gjërat duhet t’i mendosh dhe t’i kryesh vetë.
Si ia keni dalë të menaxhoni famën deri tani?
Them se mirë. Jam munduar që çdo gjë ta mbaj nën kontroll. Gjithmonë kam punuar shumë për këtë gjë. Nuk kam përtuar për asnjë gjë. E kam dashur famën, por edhe kam jetuar jetën time. Nuk mendoj që më ka penguar.
Çfarë bëni kur dëgjoni thashetheme për veten tuaj? Si reagoni?
Varet. Ndonjëherë vërtet e teprojnë gojët e liga dhe shtypi, shkruajnë gjëra komplet të pavërteta. Të them të drejtën mjafton që unë të ndihem mirë, të kem ndërgjegje të pastër.


Nora, si e kaluat ditën e të dashuruarve me Robertin?
Nuk dua ta bëj bajat Shën Valentinin, por vërtet nuk e kam festuar asnjëherë. Me Robertin kemi gjashtë vjet bashkë dhe asnjëherë nuk na ka bashkuar kjo festë, për shkak të profesionit që kemi. Sa herë që këndoj për këtë rast dhe shoh çiftet të bashkuara se si kënaqen, unë i kam zili (qesh)
A e ka gjetur zemra juaj dashurinë e vërtetë, atë ‘të madhen’? Është Roberti mashkulli juaj ideal?
Them po, absolutisht. Në fillim përpara se të lidheshim nuk ka qenë mashkulli ideal. Kemi qenë shokë, pastaj filluan të ndryshojnë gjërat dhe nuk e ndërroj me askënd në botë. Është vërtet shumë, shumë i mirë.
Kur e shihni veten të veshur me fustan të bardhë, apo nënë? Është kjo në planet tuaja të afërta, krijimi i një familjeje?
Me fustan të bardhë nuk është shumë e largët, ndërsa kësaj të dytës nuk i dihet kurrë…
Nora, çfarë nuk dinë njerëzit nga jeta juaj? Si jeni në një ditë të zakonshme?
Kam një jetë shumë të thjeshtë, si të gjithë prishtinasit. Nuk dallon asgjë ndryshe.
Kujt ia dedikon famën, talentit apo punës?
Babait tim.
Shpeshherë ju kanë akuzuar se imitoni look-un e këngëtareve të tjera…..
Zakonisht njerëzit (ata që nuk ta duan të mirën, që xhelozojnë për arsye kot), gjithmonë kapen diku. Unë ende nuk kam asnjë operacion plastik që të mundohem t’i ngjasoj ndokujt. Jam kjo që më ka falur nëna natyrë. Sa i përket look-ut dua gjithmonë të vesh rroba të dizenjuesve të njohur. E dua modën, trendin…Edhe yjet e Hollivudit shpesh i shohim me gjëra të njëjta, të dizenjuesve që janë në trend. Ku ka më mirë që ne të mund të krahasohemi sadopak me ato, qoftë në muzikë apo edhe në look! Ne dihet se sa shqiptarë jemi të gjithë dhe me çfarë buxheti punojmë. Ata janë ‘peshq të mëdhenj’ për ne. Unë e kam thënë gjithmonë, që do të mundohem deri diku sigurisht, të krahasohem me këngëtaret amerikane apo europiane, por asnjëherë me ato sllave.
Jonida Hitoveizi Gazeta Mapo