Nora Istrefi në “Kosova Fashion Week”

E veshur me një fustan ngjitur në trup, ku këngëtarja shfaqet në superformë. Kjo ishte ajo që pamë ne kur ishim në natën e fundit në “Javën e modës” të mbajtur në Sheshin 21. Nora Istrefi, siç po e shihni edhe ju në këtë foto që siguruam është dukur më “in” se “Kosova Fashion Week”, flasim për veshjet që u reklamuan nga modelet në këtë eveniment. Jo vetëm meshkujt, por edhe femrat që ishin të pranishme janë befasuar për performancën e sidomos veshjen seksi të këngëtares. Nuk ka qenë vetë këngëtarja Nora Istrefi e ftuar në këtë eveniment edhe artistë të tjerë, por se këtë vit ky spektakël ishte më në formë se vitet e kaluara. M. GJ.