Kush është Eglantina, aktorja në skenat erotike

Eglantina Cenomeri është një vajzë nga Tirana, e cila i ka kaluar të 30-at. Një pjesë të moshës së fëmijërisë e kaloi në Gjermani, dhe më pas është diplomuar për Regji dhe Dramë në Akademinë e Arteve të Bukura. Pas mbarimit të studimeve, ajo është angazhuar në projektin e regjisorëve të rinj, ku ka konkurruar me dramën “Knepp”. Më pas ka konkurruar si aktore në shumë festivale jashtë vendit, si: Gjermani, Itali e Greqi. Për sa i përket kinemasë, ajo ka rënë në sy në filmin “”DOSSIER K”, një film i vlerësuar me çmim special në Festivalin Ndërkombëtar të Durrësit në vitin 2010.