Arbana & Alketa, rivale në ekran, mikesha në jetë

Shumë të ngarkuara me punë dhe gjithmonë në pritje të angazhimeve të reja, dy prezantueset më të njohura shqiptare kanë gjetur pak kohë që të shijojnë një kafe së bashku. 

Alketa Vejsiu dhe Arbana Osmani janë bërë së bashku, edhe përkundër obligimeve të mëdha që kanë të dyja. Alketa e angazhuar në gjetjen e talentëve të X Factor 2, kurse Arbana gjithashtu me obligimet e saj me programin “1001 pse”. ...


Edhe pse mes emrave të suksesshëm flitet se ka rivalitet, si duket mes Alketës dhe Arbanës kjo gjë nuk ndodh, po të kemi parasysh dhe njohjen e hershme e fillimet e njëjta në rrugën e televizionit, që nga mikrofoni i “Top Albania Radio”.