Albërie Hadërgjonaj troket tek Flor Mumajesi

Kohët e fundit ka qenë një prej bashkëpunëtoreve më të ngushta të “Stine production”, por duket se Albëria nuk është nga ato këngëtare besnike të përjetshme të producentëve muzikore.

Pas bashkëpunimeve të kohëve të fundit me producentin Stine, mësohet se Albërie ka nisur një projekt të ri muzikor me producentin Flori Mumajesi të “Three dots”..


Studio “Three dots” e menaxhuar nga producenti Flori Mumajesi, është shndërruar në studio që ka mbledhur një numër të madh këngëtaresh mes të cilëve së fundmi duket se do të jetë edhe Albërie Hadërgjonaj.