Arrestohet ish-i dashuri i Adelina Ismajlit, per vrasien e Triumf Rizës

Është arrestuar në Prishtinë Enver Sekiraqa, i cili akuzohet edhe për vrasjen e ish-të dashurit të këngëtares Adelina Ismajli, policit të Njësisë Speciale, Triumf Riza. I dyshuari për vrasjen që ka ndodhur në gusht të vitit 2007 është ndjekur nga policia e Kosovës, ndërsa më herët për të ka pasur të dhëna se ndodhej në Republikën e Irlandës, ndërkohë para disa ditësh pati dështuar një aksion i policisë për ta arrestuar atë në Prishtinë. Veç vrasjes së Rizës, Sekiraqa akuzohet edhe për vepra të tjera penale. Triumf Riza, i dashuri i para 5 viteve i këngëtares së njohur Adelina Ismajli, ishte polic i Shërbimit Policor të Kosovës dhe pjesëtar i Njësisë për Mbrojtje të Afërt, ndërsa ka shërbyer edhe si truprojë e Presidentit Fatmir Sejdiu. Për të Adelina “braktisi” edhe Prishtinën, për të jetuar në Kaçanik, pranë tij. Në momentin e vrasjes së Rizës, shtypi ziente nga thashethemet se këngëtarja ishte shtatzënë dhe priste një fëmijë prej tij, por e vërteta nuk u mor vesh kurrë. Pas ngjarjes tragjike, ajo ra në depresion, ndërsa muaj më vonë i kushtoi ish-të dashurit këngën “Trimit tim”. Aktualisht, Adelina jeton një histori dashurie me menaxherin e saj, Valin, me të cilin ndan jetën mes Francës, Zvicrës dhe Prishtinës.