Rubensi: Nuk do pranoj te takohem me Genten, me ndau nga e fejuara ilegale
Lidhja serioze e Genta Gjalpit me Rubens Shehun 24 vjec nga Korca, e permendur nga vete ajo ne lojen e “Big Brother 5”, tashme ka marre nje drejtim krejt tjeter. Edhe pse ajo e komentoi si lidhjen me te rendesishme ne jeten e saj, pas se ciles ka ngelur e
zhgenjyer, publiku pati mundesine ta shihte “live” nje perballje post ndarje, pas publikimit ne faqet e shtypit roze te disa fotove, ku Genta shfaqej e zhveshur. Pas shume vitesh lidhjeje, qe tashme ka degjeneruar ne konflikte, Rubensi pohon se ndonese ne spektakel la pershtypjen se do e priste Genten pas daljes nga shtepia, tashme eshte i bindur se nuk gjen me asnje motiv per ta takuar. “Kam kuptuar se Melsoni e ka seriozisht me te, dhe le te vazhdojne”, thote Rubensi. Nderkohe qe Genta e ka konsideruar Rubensin nje ish, le te shohim repliken e tij.
Pas takimit me ty dhe gjithcka qe pame ne ate perballje, duket se Genta keto dite ka reflektuar duke te konsideruar nje kapitull te mbyllur, ndersa te ka quajtur nje ish. Ke koment?
Po e di, dhe te them te drejten nuk preferoj te kapem pas fjaleve te saj. E verteta mes meje dhe Gentes do te dale ne jeten reale. Pasi ajo te dale nga “Big Brother 5”, do te shohim nese ajo thelle ne veten e saj me konsideron vertet nje ish.
Ne fakt ajo si me gjysme shaka pohoi se do te martohej me dike tjeter… Sa te vertete ka ne kete pohim te saj?
E thashe dhe me siper, qe nuk mund t’i besohet 100 per qind asaj cfare thote Genta. Hyn te tipat e lekundur, keshtu qe koha do i vertetoje gjerat.
Dhe ne fund te fundit tani qe e mendon me gjakftohtesi gjithcka, cfare te ka merzitur apo inatosur me shume te Genta?
Me ka merzitur pikerisht fakti se perse duhej te me referohej mua ne bisedat e saj me banoret e tjere, kur ajo kishte nje lidhje tjeter paralele. Perse nuk e permendi asnjehere te dashurin e saj aktual, ashtu si dhe ai vete e pohoi ne gazeta?! Kete pjese nuk e kuptoj tek ajo. Genta duke qene e vetedijshme qe ka te dashur tjeter jashte shtepise, s’kishte pse te me permendte mua gjate gjithe kohes ne bisedat me banoret. Nga ana ime une serish u tregova i kujdesshem dhe nuk ia permenda… Ajo duhet ta vleresoje kete fakt.
E ke fjalen per Melsonin, i cili ka folur vete i pari per lidhjen dymujore me Genten? Ndoshta eshte nje ndjenje e njeanshme vetem nga ai…
Po. Fakti qe ajo pohoi se do martohet me dike tjeter, na le te kuptojme se ajo dicka fsheh dhe ndoshta nje plan ka ne mendje. Gjithsesi, mendoj qe ai e do dhe e ka seriozisht me Genten, ndaj une i hap rrugen. Le te vazhdojne.
Ku bazohesh kur thua qe ai e do seriozisht? Ta ka pohuar ai vete?
Po, ma ka pohuar vete ate qe ndien per Genten. Me logjike kuptoj se fakti qe ai eshte nje menaxher club-esh nate dhe ka mundesi te njohe shume femra, me le te kuptoj qe ai per Genten ndien dicka ndryshe, derisa vendos vete te flase per te. Ai eshte nje djale qe e njeh jeten dhe di te beje dallimin per femren qe kerkon te kete ne krah. Me sa duket, Genta i ka ngjitur dhe e kuptoj qe ka dicka serioze mes tyre.
Po per ty cfare eshte Genta ne keto momente?
Per mua, ne lidhje me Genten personalisht e them me bindje qe ka mbaruar cdo gje. Une dhe ajo s’mund te jemi me bashke.
Nderkohe ti nuk e dije me pare qe ajo kishte kete lidhje paralele dhe e mesove pasi hyri ne BB. Po Genta do kete per te mesuar dicka te fshehte per ty, qe ajo nuk e ka ditur kur ishit bashke?
Po edhe Genta do te kete c’te mesoje. Ajo nuk e ka ditur, por kur te dale do e marre e vesh qe une paralelisht me lidhjen me te, kam pasur nje te fejuar prej dy vitesh. Fejesa ime u lekund pas permendjes se emrit tim nga Genta ne BB, dhe mori fund pas takimit tim me te ne shtepine e vezhguar. Tashme me te fejuaren jemi ndare shume keq.
Si mund t’i jetoje kaq i qete dy lidhje paralele pa qene ne dijeni as njera dhe as tjetra?
E pjesetoja kohen me te dyja aq bukur, sa asnjera s’e mori dot vesh per tjetren ne asnje moment. Arsyeja pse i mbaja te dyja paralelisht ishte se jane vajza prototipe, te vecanta dhe me terhiqnin njesoj te dyja.
Meqe ti i premtove mbeshtetje si shok, vazhdon te kesh te njejtin mendim pasi Genta te dale. Do e takosh?
Ne fakt, Genta e ka numrin tim te telefonit dhe mund te me telefonoje, por gjithsesi as nje takim te tille nuk i premtoj. Nuk besoj se do mund te me gjeje me Genta per te me takuar. Asgje s’ka mbetur me per t’u thene. /panorama plus/