Franceska: Do bej seks sa here te dua!

Intimiteti me Ermalin bezdis banoret, Franceska: Do bej seks sa here te dua


Dy javet e mbetura nga perfundimi i “Big Brother 5” duket se kane shtuar tensionin mes fansave, por mbi te gjitha kane vene ne ankth vete protagonistet, banoret e mbetur brenda shtepise se “Big Brother”. Tashme
debatet po behen gjithnje e me te forta dhe tonet po ngrihen ne menyre te dukshme dhe e gjitha kjo eshte e kuptueshme, se ne kete pike te lojes, secili prej konkurenteve te mbetur po ndien aromen e 100 milioneve dhe po i luan te gjitha guret per te qene fitues. Ne javen qe po leme pas, zhvillimet brenda shtepise kane qene te shumta, kane ndryshuar aleancat, ka ftohje aty ku mendohej se kishte miqesi te forte dhe ka afrim aty ku mendohej se do te ishte mision i pamundur, qofte edhe nje bisede njerezore. Por ajo qe na ka bere me shume pershtyje, eshte fakti se ditet e para te javes, njera nga banoret qe dukej disi me e acaruar, ka qene Franceska.


Vajza 18-vjecare nga Vlora, e cila hyri vrullshem ne shtepine e “Big Brother”, ne fakt diti te luaje mire, jo thjesht per faktin se krijoi lidhje me Ermalin, njerin nga banoret me te forte aty brenda, por edhe per miqesine qe nuk ia kurseu askujt. Kjo eshte edhe arsyeja qe Franceska nuk nominohet asnjehere. Pra, e pare ne kete kendveshtrim, quhet sukses te jesh protagoniste ne loje. Dhe nga ana tjeter, te jesh e pranueshme dhe e pelqyer nga banoret, jane dy gjera qe ne pergjithesi veshtire te qendrojne tek i njejti njeri ne nje format si ky. Acarimi i Franceskes ka ndodhur ne dukje per gjera shume te vogla, por qe arsyet mund te kene qene me te thella. Pavaresisht se nuk e ka shprehur, nominimi qe i beri Ermali duket se e ka shqetesuar Francesken, sepse kur je ne cift, asnje arsye nuk mund te gjesh per te nominuar partnerin, gje qe Franceska e ka shprehur vete qe nuk do ta bente kurre. Me pas, ne biseda me banoret e tjere, ajo eshte shprehur se peshen ne kete lidhje po e mban ajo dhe se nuk qenka e lehte te mbash nje lidhje dhe nga ana tjeter te besh lojen. Tashme dihet ambicia e Franceskes per te fituar 100 milionet. Ajo vete e ka shprehur ne dhome te rrefimit se nuk e mendon faktin se po t’i fitoje Ermali 100 milionet, do te ishte njesoj si t’i fitonte ajo. Por kulmi i acarimit te saj ka qene pas momenteve intime qe ajo ka pasur me Ermalin dhe kur Genta dhe Erjoni i kane shprehur hapur bezdisjen e tyre nga ky fakt. “Nuk eshte gje e ulet te kryesh marredhenie, por per ty qe e komenton”, i ka thene Erjonit vajza nga Vlora. “Do bej seks sa here te dua dhe nuk ju jap llogari ju”, ka vijuar ajo debatin me tone te forta. Por edhe Erjoni nuk ka ngelur mbrapa, duke iu pergjigjur: “Je ti e ulet qe ben gjera te tilla para nesh”. Genta nga ana tjeter ka debatuar fort me Francesken duke i thene: “Une ta kam thene ne sy qe lidhja te ka bere me te pelqyeshme ne sy te publikut, sepse javen e pare ishe ne fund… Une kur lidhem me nje njeri e dua me gjithe zemer, jo si ti qe e shikon vetem per loje “. Dhe ajo qe na cudit te gjitheve, eshte fakti se Ermali, edhe pse eshte prezent ne gjithe keto debate, nuk thote asnje fjale per t’i dale krah te dashures se tij! /panorama plus/