Melson Kurti: Do i kerkoj fejese Gentes sapo te dale

Melsoni: Nuk i trembem Rubensit, do i kerkoj fejese Gentes

Megjithese u tha shumecka per jeten private te Gentes jashte shtepise se “Big Brother”, duket se gjerat nuk jane qartesuar ende sic duhet. Ajo ka nje lidhje tetevjecare me Rubensin dhe nuk e dime nese i ka dhene me te vertete fund apo jo, dhe nje lidhje te fundit, dymujore me Melsonin, i cili i ka pergatitur nje surprize te
dashures sapo ajo te dale nga shtepia. Ne i kemi vene djemte ne nje perballje, per te kuptuar me shume mbi Genten.

Melson Kurti: Jam gati ta takoj Genten para gjithe publikut te “Big Brother”

Ai 27 vjec, lindur dhe rritur ne Tirane, menaxher club-esh dhe frekuentues i jetes se qejfit te kryeqytetit. Ajo 21 vjec, lindur dhe rritur ne nje fshat te Korces dhe rastesia i ben qe te krijojne nje lidhje dashurie. Melson Kurti vjen me nje rrefim te dyte per “Panorama plus”, per te ne treguar me shume se si u ndje kur pa takimin e Gentes me Rubensin, qe ai e quan ish-te dashurin e saj.

Nese nuk i patem idete shume te qarta se cfare do te ndodhe me lidhjen e saj tetevjecare me Rubensin, sidomos pas publikimit te fotove intime, Genta na e sqaroi me mire teksa pohoi nje jave me pare: “Rubensi eshte histori e shkuar, kur te dal nga ‘Big Brother’ me nje tjeter kam per t’u martuar”. Mos behet fjale per Melsonin? Cfare kane lene pezull ata para hyrjes se Gentes ne “Big Brother” dhe, mbi te gjitha, nese Genta vendos ta nxjerre perfundimisht Rubensin nga jeta e saj, mos ka vendosur qe te fuse perfundimisht Melsonin? Ne pamundesi qe keto pergjigje t’i kemi nga Genta, pasi ajo eshte ende ne loje, i kemi kerkuar te na i sqaroje vete Melsoni.

Ne intervisten e kaluar, ti ke pohuar se me Genten kishe nje lidhje dymujore, pasi ajo ishte ndare nga i dashuri i saj Rubensi dhe ke qene vete ti qe e percolle kur u fut ne “Big Brother”. Si u ndjeve kur Genta u takua me Rubensin dhe ajo i kerkoi qe ta kishte ne krah?
Mendoj se Genta ishte shume konfuze ate nate dhe ne fakt kishte te drejte. Ajo ka hyre ne “Big Brother” nderkohe qe ishte ndare me Rubensin dhe pafytyresia e tij mberrin deri aty, sa hakmerret duke i nxjerre fotot intime dhe me pas te perballet me Genten mbasi e ka kryer kete akt te turpshem.


Pra, ti je i bindur qe ato foto i ka nxjerre Rubensi?
Patjeter qe po, ato jane foto private te bera nga dy njerez dhe logjika te con te mendosh se njeri prej tyre i ka nxjerre, qe ne kete rast eshte vecse ai. Ju e pate qe Genta u cudit kur mori vesh per publikimin e fotove, pra ajo nuk i ka pasur diku te publikuara me deshiren e saj, me dijenine e saj.

Nga ai takim na u krijua ideja se pavaresisht lajmit per fotot, Genta nuk e konsideronte te mbyllur historine me Rubensin, ty si t’u duk?
Ajo eshte nje histori e mbyllur sipas meje. Sipas atyre qe Genta me ka rrefyer dhe nga ajo qe pashe ate nate ne “Big Brother”, mendoj se Genta thjesht e ka frike ate, asgje me shume.

Ti ishe ne dijeni te ketij takimi?
Isha, sepse Rubensi me kishte kerkuar qe te shkoja bashke me te per ta takuar Genten, por une nuk pranova. Aty behej fjale qe te sqarohej nje ceshtje qe kishte te bente thjesht me ata te dy, une nuk kisha asnje arsye per te qene prezent.

Te ka rrefyer Genta per dhunen qe ushtronte Rubensi mbi te?
Po, me ka treguar dhe ne fakt me duket absurde se si nje mashkull mund te vere dore mbi nje femer. Nuk do ta beja kurre.

Genta te ka permendur ne biseda me banoret, madje ka thene se i ngjan Metit, ish-konkurrent i “BB5”. Pra duket qe ajo te mendon, po ti?
Une kam ndenjur me Genten dy muaj dhe jam ndier shume mire me te. Ajo eshte nje vajze shume e mire dhe mendjehapur. Natyrisht qe me mendon, edhe une gjithashtu.

Duket se Genta nderkaq ka reflektuar dhe ne mendjen e saj e ka vendosur perfundimisht qe me Rubensin nuk ka kthim. Po ti cfare ke vendosur pas daljes se saj nga “Big Brother”?
Une ia kam bere te qarte qe do ta pres dhe se lidhja jone do te vazhdoje.

Nuk ndihesh pak i kercenuar nga Rubensi, sepse thone se edhe ai po e pret…
Nuk ndihem aspak, kam bindje qe Genta e ka mbyllur perfundimisht historine me te.

Kthimi do jete thjesht nje frekuentim, lidhje e hapur sic e ke quajtur ti, apo nje premtim serioz?
Ne fakt, nuk doja ta thosha publikisht. Por meqe ju po kembengulni, po ju them se Gentes do t’i kerkoj fejese sapo te dale nga “Big Brother”.

Nese produksioni i “Big Brother” do te kerkonte te shkoje ta takoje Genten publikisht, do pranoje?
Po, do pranoja.

/panorama plus/