Duke folur për shtypin grek, Sotiropolu tha se marrja e ftesës për t'iu bashkëngjitur ekipit të aktorëve të filmit 'Skyfall' ishte një gjë që "ka bërë atë ditë, ditën më të lumtur të jetës sime". "Jam shumë me fat dhe e bekuar, por në esencë jam shumë mirënjohëse që ndodhi kjo, për familjen time dhe miqtë, të cilët besojnë në mua dhe mbështesin përpjekjet e mia", tha ajo.