Pages

Sheril Koul ëndërron të bëhet princeshë

Këtë e ka bërë të ditur këngëtarja 28-vjeçare për revistën 'Marie Claire'. Një adhurues i bukuroshes e pyeti atë nëse ishte në dijeni që princi 27-vjeçar e pëlqen atë. Sheril reagoi bindshëm duke thënë: "Po! E dua princin Heri. Në fakt mbrëmë kam ëndërruar martesën me princin dhe u bëra një princeshë". Gjatë 'Sun Military Awards' në vitin 2009 Heri bëri të ditur se i pëlqen këngëtarja dhe se është xheloz për shkak të faktit që fituesi i 'X Factor'-it, Xhou Mekelderi, i ka kaluar disa javë së bashku me këngëtaren.