Pages

Nicolas Cage paguan gjysmën e borxheve

Para pak kohësh ai i ka paguar shtetit 6.257.005 dollarë. Kjo shifër është bërë e ditur nga 'tmz.com', e cila posedon dokumente zyrtare që tregojnë se nënshkrimi fundit prej aktorit është dhënë më 15 shkurt në Ouklend të Kalifornisë. Shuma e paguar e liron aktorin nga taksat e vitit 2007, por ndërkohë ai ende i mbetet borxh shtetit për vitet 2002, 2003 dhe 2004. Kejxh ka fajësuar menaxherin e tij që e çoi në shkatërrimin financiar, por ky i fundit thotë se ka qenë vetë Nikolas, i cili u vetë-shkatërrua për shkak të shpenzimeve marramendëse.