Sekreti i Leo Messit është në trurin e tij

TIRANE – Aftësitë fizike, stërvitja dhe këshillat e trajnerëve nuk janë të mjaftueshme për të qenë një futbollist i shkëlqyer. Një studim i publikuar në “PLoS ONE”, shpjegon se sekreti i futbollistëve fenomenal, si Lionel Messi, qëndron në trurin e tyre.

Studimi, i realizuar nga specialistët e Institutit Karolinska në Stokholm, tregon se ndonëse koefiçenti i zgjuarsisë (IQ) mund të variojë, futbollistët e mirë spikasin në aftësitë e tyre konjitive ose në forcën e trurit, që komandon shpejtësinë me të cilën reagojmë, kundërpërgjigjemi, përshtatemi apo përvetësojmë diçka të re.

Studiuesit vëzhguan të gjitha aftësitë e një grupi futbollistësh, të serisë A dhe B në Suedi, dhe dolën në përfundimin se atletët janë shumë më të aftë për të përvetësuar informacion të ri dhe për ta zbatuar detyra të ndryshme, se sa shumica e popullsisë.

Sipas studiuesve, futbollistët duken budallenj sepse nuk kanë kohë të mjaftueshme për të mësuar, por ai që konsiderohet një futbollist i mirë është padiskutim i zgjuar sa një shkencëtar.

(er.nu/BalkanWeb)