Dancing, iken Anjeza dhe Dren Abazi
Nje jave pas fillimit te Dancig With the Stars edicioni i trete, Anjeza Maja dhe Dren Abazi u bene mbremjen e te enjtes personazhet e pare VIP qe lane garen e ethshme!
Kombinimi i pikeve te jurise dhe publikut, penalizoi keshtu ciftet qe ndodheshin ne fund te nje renditjeje, e cila erdhi si rezultat pas gares se 14 personazheve VIP, ne gjini te ndryshme te kercimit. Ne kete puntate te dyte te Dancing Albania 3, prodhim i suksesshem i Tring Dixhital e Vizion Plus, personazhet publike performuan te ndare ne femra dhe meshkuj. Mambo, Vals, Rumba, Paso Doble apo Tango ishin disa nga disiplinat qe sollen emocione, batuta por edhe zhgenjim per disa prej VIP-ave garues.
Me heret mbremja u cel me nje performance fantastike te aktorit te njohur kosovar, Enver Petrovci, si fitues i edicionit te dyte te Dancing With the Stars Albania dhe ish partneres se tij, balerines profesioniste Lori. Tashme qe ethet e skualifikimeve kane nisur, yjeve iu duhet me shume pune e prova, permbledhjen e te cilave e ndiqni cdo dite ne oren 19:30 minuta, ne forumin i cili nis kete te diele, po ne te njejten ore si dhe ritransmetimin e puntates se te enjtes, te shtunen ne oren 13:30 minuta ne Vizion Plus. /vizion plus/